Kronikë
-
Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë paradites së sotme në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit. Pasi është furnizuar me gaz në nje prej pikave të karburantit në vendin e quajtur Gryka e Pocestës, sapo ka dalë në rrugë makina është përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik te drejtuesi dhe pasagjeri
1 Shtator 2021, 07:36 -
Sot nisi mësimi plotësues në shkolla, udhëzimi: Mësuesit të vaksinohen deri më 30 shtator! Kushi: Shfrytëzoni mundësinë për të nisur vitin me njohuri të rikuperuara
1 Shtator 2021, 07:24Ditën e sotme ka nisur mësimi plotësues në shkolla, për plotësimin e mangësive nga mësimi online, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar edhe udhëzimin me masat anti-COVID që duhen respektuar
-
Shtim të vranësirave në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
1 Shtator 2021, 07:13Orët e paradites paraqiten me vranësira të dendura në zonat veriore ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta do të ketë në qëndër dhe jug të territorit, sipas MeteoAlb.
-
Tenton të hyjë në Shqipëri pa vizë, i riu nga Senegali tenton të korruptojë policinë në Qafë Thanë, fut 50 euro në pasaportë
31 Gusht 2021, 21:19Një 22-vjeçar nga Senegali ka tentuar të korruptojë policë kufitare në Qafë Thanë pasi nuk kishte vizë për të hyrë në Shqipëri.
-
-
Fshati Pilur në Himarë nën 'pushtetin' e flakëve prej orës 9 të mëngjesit! Riaktivizohet nga era zjarri në Malin e Thatë, flakët përhapen në Parkun e Galiçicës
31 Gusht 2021, 20:09Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Pilur në Himarë që prej orës 9 të mëngjesit. Era ka riaktivizuar zjarrin në Malin e Thatë në Pogradec. Sipas të dhënave pjesa më e madhe e flakëve tashmë janë përhapur në Parkun e Galiçicës, por ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
-
-
Mbytet në plazhin e Shëngjinit një pushues nga Kosova
31 Gusht 2021, 18:42Një pushues nga Kosova është mbytur në plazhin e Shëngjinit pasditen e sotme. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 17:25, ku 76-vjeçari me inicialet J.B., u mbyt në det, pasi u fut për t'u larë.
-
-
Strehimi i afganëve, Rama për BBC: Vendet e pasura s'po ndihmojnë! Shqiptarët treguan se kanë zemër të madhe! 'Bukë e kripë e zemër’, thelbi i solidaritetit tonë
31 Gusht 2021, 18:15Kryeministri Edi Rama tha gjatë një intervistë për BBC se vendi ynë po i përballon i vetëm me disa organizata shpenzimet për strehimin e afganëve dhe se asnjë vend i pasur nuk po ndihmon. Ndërsa shtoi se shqiptarët janë me zemër të pasur dhe se po ndihmojnë njerëz në nevojë.
-
Nisin nesër aplikimet për regjistrim në kopshtet publike në Tiranë, afatet dhe procedurat
31 Gusht 2021, 17:55Duke filluar nga 1 shtatori në çdo kopsht publik të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve.
-
Rriten shifrat e të infektuarve me COVID në vend, 1054 raste të reja, 3 humbje jete në 24 orët e fundit! Manastirliu: Mosvaksinimi, pengesë e rrezikshme në përballimin e valës së infektimeve
31 Gusht 2021, 17:55Vendi ynë ka shënuar sërish shifra të larta të të infektuarve me COVID në 24 orët e fundit. Nga 7,256 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1054 qytetarë dhe kanë humbur jetën 3 persona.
-
Paratë e korrupsionit të ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri kalojnë në arkën e shtetit, pazari 30 mijë euro për një vendim, si e liroi vrasësin e dyfishtë Gentian Dodën
31 Gusht 2021, 17:43Paratë e mbledhura me vendime korruptive nga ish-gjyqtari Shkëlqim Miri kanë kaluar në llogari të shtetit, historia e Gentian Dodës që bëri vetëm 5 vite burg për vrasjen e Gazmir Dedes dhe Asllan Gjokës në ’97, korruptoi ish gjyqtarin dhe ia mbathi për Angli, u arrestua dhe u ekstradua sërish në 2019.
-
Gazetarja e VOA, Kostreci: Në Afganistan ende 200 amerikanë, evakuimi i tyre varet nga bashkëpunimi me talebanët! Nëse ISIS-k kërcënon SHBA, do ketë sulme të tjerë ndaj tyre
31 Gusht 2021, 17:03SHBA evakuoi 80 mijë persona nga Kabuli dhe largoi trupat amerikanë nga Afganistani, por sipas gazetares shqiptare së Zërit të Amerikës, Keida Kostreci në Afganistan janë dhe rreth 200 amerikanë. Në një intervistë në Report Tv, Kosteci tha se evakuimi i amerikanëve të mbetur do të varet nga bashkëpunimi me talebanët, nëse ato do i mbajnë premtimet e tyre për të mos penguar largimin e amerikanëve të mbetur.
-
Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, KED largon nga gara 3 nga kandidaturat: Nuk plotësonin kushtet
31 Gusht 2021, 16:25Sinan Tafaj, Dhimitrula Spiro dhe Saimir Vishaj janë ndaluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që të vazhdojnë garën e tyre si kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
-
Nesër nis mësimi plotësues në shkolla, udhëzimi: Mësuesit të vaksinohen deri më 30 shtator! Mjeku Alban Ylli: Kush s'pranon, testim çdo javë, në të kundërt do pezullohet
31 Gusht 2021, 16:21Nesër nis shkolla për të gjithë ata që duan mësim plotësues deri në çeljen zyrtare me 27 shtator. Sipas udhëzimit të ISHP-së, mësuesit duhet të jenë të vaksinuar deri më 30 shtator. Pas kësaj date, ata duhet të dokumentojnë arsyet përse nuk mund ta bëjnë vaksinën dhe t’i nënshtrohen tamponit çdo javë. Kush kundërshton, pezullohet pa të drejtë page, tha epidemiologu Alban Ylli në Report Tv. Me detyrim vaksinimi është edhe për sanitaret në shkolla dhe rojet.
-
-
Mjeku Alban Ylli: Vjeshta do jetë e vështirë, jemi në mes të një vale të re të COVID! Vaksinimi, mënyra më e mirë për të kontrolluar pandeminë, ka shpëtuar mbi 1 mijë jetë
31 Gusht 2021, 15:52Mjeku Alban Ylli, anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri me dije në 'Report Tv' se vendi ndodhet në mes të një vale të re të COVID. Sipas mjekut, niveli i transmetueshmërisë së virusit është shumë i lartë. Ai paralajmëron për një vjeshtë me shumë gjasa të vështirë, teksa thekson se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të kontrolluar pandeminë. Sipas mjekut, personat e vaksinuar e kanë riskun e infektimit 30 herë më të ulët se të pavaksinuarit.
-
‘Kampi i vdekjes’ në Vloçisht, përkujtohen viktimat e regjimit, familjarët duan eshtrat e të afërmve
31 Gusht 2021, 15:47Familjarë e të zhdukurve në kampin e vdekjes në Vloçisht të Maliqit, ish të persekutuarit e regjimit, kërkojnë akoma eshtrat e njerëzve të tyre për të cilët ende nuk u dihen varret.
-
KLGJ do përtërihet në dhjetor, 3 vende vakante në radhët e gjyqtarëve, afati i fundit për të aplikuar deri më 3 shtator
31 Gusht 2021, 15:05Në dhjetor, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të përtërihet me 3 anëtarë të rinj nga radhët e gjyqtarëve. Tre vendet vakante nga rradhet e gjyqtareve i përkasin Brunilda Kadi Medi Bici dhe Ilir Toska