Kronikë
-
Vendi ynë ka regjistruar një tjetër shifër të lartë infeksionesh me COVID në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 5724 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID1, 982 qytetarë, ndërsa fatkeqësisht kanë humbur jetën 3 persona si pasojë e sëmundjes.
1 Shtator 2021, 17:49 -
Rrëfimi për Report Tv i Negina Azinit, artistja e rrugëve në Kabul: Na pret një e ardhme e errët! Famija ime ende në Afganistan s’di me çfarë do ushqehen
1 Shtator 2021, 17:24Negina Azini e reja afgane e cila prej vitesh zbukuron me telajon e saj rrugët e Kabulit, në një intervistë për Report Tv tregon peripecitë e saj për të ardhur në Tiranë, frikën për familjen në Kabul dhe pasiguritë për të ardhmen. Nuk është një jetë e re, thotë ajo, është një rrugë komplet e errët
-
Mbrëmje me muzikë klasike në memorialin e Skënderbeut, koncert i veçantë para publikut lezhjan
1 Shtator 2021, 17:12Artisti i ri Adelion Kola ka mbajtur për herë të parë një koncert me muzikë klasike në memorialin Gjergj Kastrioti Skënderbeu të Lezhës, duke dhuruar emocione për pjesëmarrësit.
-
Autobusë të tejmbushur e me të meta teknike, nisin hetimet për 207 shoferë në Tiranë
1 Shtator 2021, 16:46Autobusët janë vënën në 'radarët' e Policisë Rrugore, ndërsa ditën e sotme në Tiranë u kapën 207 shoferë në shkelje. Sipas Policisë, në rrugë u konstatuan duke qarkulluar autobusë të mbushur përtej kapaciteteve të lejuara, me të meta teknike, apo edhe shoferë të dehur në timon.
-
-
Shpërndanin kanabis, 23- vjeçari në pranga në Elbasan, në kërkim bashkëpunëtori
1 Shtator 2021, 15:37Një 23 vjeçar, banues në fshatin Gjonme, Elbasan, është vënë në pranga nga policia pasi shpërndante kanabis.
-
Me makinë të vjedhur në Gjermani dhe pa patentë, arrestohet në Morinë 61-vjeçari nga Kosova
1 Shtator 2021, 15:26Një 61-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës, pasi automjeti me të cilin ai po lëvizte, ishte i vjedhur në Gjermani. Po ashtu ai nuk kishte patentë.
-
Kërkohej nga SHBA për trafik droge, arrestohet në Hanin e Hotit një i huaj! Sinjali u dha nga DEA në Athinë
1 Shtator 2021, 14:55Një 41-vjeçar i huaj është arrestuar nga Policia e Shtetit këtë të mërkurë. Shtetasi në fjalë kërkohej nga drejtësia amerikane, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
-
U kapën me 4 armë me fishekë në fole, do kryenin vrasje me pagesë, gjykata vendos 'arrest me burg' për 3 të arrestuarit
1 Shtator 2021, 14:35Gjykata e Durrësit lë në burg Aldi Mustafën, Uran Zykën e Tahir Gjinikën, të cilët u arrestuan 2 ditë më parë pasi do të kryenin një vrasje me pagesë dhe u kapën me armë të mbushura gati për të shtënë.Tre të arrestuarit në flagrancë në Durrës nuk kanë dhënë asnjë detaj pas marrjes në pyetje në lidhje me personin që ishin urdhëruar për të vrarë
-
VIDEO/ Momenti kur makina shpërthen në flakë sapo furnizohet me gaz në pikë karburanti
1 Shtator 2021, 13:57 -
-
Nga sot certifikatë vaksine ose test për të hyrë në Maqedoninë e Veriut! Qytetarët: Me rritjen e të infektuarve, masat e drejta
1 Shtator 2021, 13:15Prej kësaj të mërkure për të hyrë në Maqedoni, qytetarët shqiptarë duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19, ose me testin PCR dhe testin e shpejtë antigen. Duke parë numrin e lartë të të infektuarve këto masa për qytetarët janë të drejta.
-
-
Viti i ri shkollor dhe COVID, drejtoresha e Politikave në Ministrinë e Arsimit: Deri tani nuk ka asnjë problematikë me vaksinimin e mësuesve
1 Shtator 2021, 12:53Të gjithë mësuesit që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën deri më 30 shtator do të pezullohen. Deklaratën e ka bërë në një intervistë të Report Tv, Zamira Gjini, Drejtoreshë e Politikave në Ministrinë e Arsimit.
-
-
I dhanë tenderin prej 132 mijë euro kompanisë që kishte lidhje drejtoresha, SPAK dërgon për gjykim 3 ish zyrtarët e OSHEE: Shkelën barazinë në tendera
1 Shtator 2021, 12:46SPAK ka marrë të pandehur 3 ish zyrtarë të OSHEE-së, Elis Bushati, Athina Papa dhe Irma Derguti të cilët akuzohen për korrupsion pasiv dhe abuzim me barazinë në tendera duke favorizuar një kompani italiane duke përfituar ryshfet 132 mijë euro.Në lidhje me ish drejtoreshën e kabinetit pranë OSHEE, Albana Ferraj, e cila arkëtonte këto fitime, SPAK vijon ende hetimet për të, e cila tashmë do të gjykohet në proces të veçuar nga 3 të akuzuarit e tjerë.
-
Lagja periferike në Berat nën ‘pushtetin’ e plehrave, banorët e revoltuar fajësojnë komunitetin Rom për gjendjen dhe ngrenë alarm: Bashkia të marrë masa
1 Shtator 2021, 12:25Lagja e ish-pjeshkores në Uznore, në Berat është nën “pushtetin” e plehrave, duke u bërë kështu një shqetësim për banorët e zonës të cilët janë të revoltuar.
-
-
-
Rifillojnë shembjet në bregdet, Çuçi: 2 objektet e para në Dhërmi, askush s'mund të ndërtojë pa leje
1 Shtator 2021, 11:49Pas ndërprerjes për shkak të sezonit turistik, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit, kanë nisur sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje. Në një reagim të shkurtër, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se si fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi dhe më pas operacioni do të vijojë përgjatë bregdetit dhe në zona të tjera të vendit.