Kronikë
-
24 Dhjetor 2021, 17:01
-
Makina del nga rruga në aksin Përmet-Çarçovë, plagosen dy të moshuarit
24 Dhjetor 2021, 16:55Burime bëjnë me dije se një mjet tip 'Mitsubishi' me drejtues E.T., 47 vjeç ka dalë nga rruga. Për pasojë janë plagosur dy pasagjerët, M.Q., dhe E.Q., përkatësisht 74 dhe 70 vjeç.
-
Vendosnin lloto në lokal, dy të arrestuar në Berat! Në pranga edhe shoferi që përplasi 6-vjeçarin
24 Dhjetor 2021, 15:40Policia e Beratit ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për ushtrimin e aktivitetetit të paligjshëm të lojërave të fatit ndërsa në pranga përfunduan edhe dy shoferë, një prej të cilëve rezultoi i dehur dhe tjetri që aksidentoi një 6-vjeçar.
-
Ndërtime pa leje dhe dhunë në familje, arrestohen dy persona në Elbasan! Tre të tjerë në hetim
24 Dhjetor 2021, 15:25Dy persona janë arrestuar ndërsa tre të tjerë janë nën hetim nga Policia e Elbasanit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Dy personat e arrestuar akuzohen për ndërtime pa leje dhe dhunë në familje.
-
-
Skandali i pagave, jep dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve, në dispozicion të hetimeve! Publikohet sot edhe lista e targave! AMA, mediave: Respektoni privatësinë
24 Dhjetor 2021, 14:21Pas skandalit të publikimit të pagave Drejtori i Sistemit Informatik te Tatimeve ka dhene doreheqjen dhe eshte vendosur ne dispozicion te hetimeve.
-
Tjetër rrjedhje e të dhënave personale, pas skandalit të pagave, del edhe 'database' me targat e makinave! Edhe të ambasadave e bizneseve
24 Dhjetor 2021, 13:33Nuk po marrin fund publikimet e të dhënave personale të shqiptarëve. Pas publikimit të rrogave dhe të dhënave të tjera të qytetarëve, së fundmi në rrjet po qarkullon një databazë me targat e makinave shqiptarëve.
-
Akuzohet se përfitoi 3.7 mln euro nga Inceneratori i Elbasanit, Lefter Koka kërkon lirinë në Apel: Nuk jam i rrezikshëm
24 Dhjetor 2021, 13:24Akuzohet se përfitoi 3.7 mln euro nga Inceneratori i Elbasanit, Lefter Koka kërkon lirinë në Apel. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion
-
-
Ndeshja Tirana-Partizani, policia arrestoi 4 tifozë! Dhunuan punonjësin e shërbimit të sigurisë dhe shkatërruan stola nga stadiumi
24 Dhjetor 2021, 12:34Policia ka vënë në pranga 4 tifozë, pasi gjatë ndeshjes së zhvilluar pasditen e djeshme në stadiumin “Air Albania” hodhën flakadanë në fushë dhe pas përfundimit të saj ushtruan veprime të dhunshme, duke dëmtuar stolat e stadiumit.
-
-
Mashtrimi me 'Forex' në Shkodër, arrestohet menaxheri i 'Call Center'! Pjesëtar në skemën e mashtrimit! Ende në kërkim pronari polak dhe bashkëjetuesja e tij
24 Dhjetor 2021, 12:30Klodian Memo, 38-vjeç, është prangosur nga forcat Shqiponja pasi ishte shpallur në kërkim me akuzën e mashtrimit kompjuterik në një 'Call Center' në Shkodër, pas operacionit të më 18 nëntor. Ai akuzohet për ‘Mashtrimi kompjuterik’ dhe ‘Fshehja e të ardhurave’.
-
U përplas me kamionin, humb jetën i riu shqiptar me motor në Itali
24 Dhjetor 2021, 12:18Një aksident i rëndë që i mori jetën një të riu shqiptar, është regjistruar pasditen e djeshme në Gioia Tauro, në Itali.
-
VIDEOLAJM/ Shpëton mrekullisht një familje Shëngjin, guri gjigand shkëputet nga mali dhe ndan përgjysmë shtëpinë e tyre
24 Dhjetor 2021, 11:42Një gur disa tonësh ka rënë nga një lartësi në zonë e Shëngjinit duke rënë mbi një shtëpi private duke e ndarë atë mes përmes dhe futur brenda në shtëpi. Guri ka shkaktuar dëme të mëdha në banesë që fatmirësisht nuk ka pasur njerëz brenda.
-
Denoncon fermeri në Levan të Fierit: Më kanë helmuar 15 krerë dele, hodhën lëndë kimike në fushat ku i kullosim
24 Dhjetor 2021, 11:39Sinan Hajdari, fermer nga Fieri, i cili ka ngritur stanin prej vitesh në Shtyllas, Levan, thotë se i kanë helmuar më shumë se 15 kokë dele në stanin që i kanë ngritur prej 13 vitesh. Në një deklaratë për mediat, Hajdari tha se këtë mund të kenë bërë persona me të cilët ai kishte pasur konflikte të mëparshme
-
-
Pasuri përmes parave të krimit, sekuestrohen apartamente dhe llogari bankare të nënë e bir në Vlorë
24 Dhjetor 2021, 11:35Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar disa pasuri të nënë e bir, pasi dyshohet se i kanë vënë në mënyrë të paligjshme përmes parave të krimit. Konkretisht prokuroria ka sekuestruar 2 apartamente dhe disa llogari bankare në emër të Xhevahire dhe të birit të saj, Olti Biraçi.
-
Mësynë në lokal të armatosur e me maska në Lezhë, arrestohet bashkëpunëtori i autorëve! Ndihmoi nipin e deputetit Rrahman Raja dhe dy të tjerë të fshiheshin
24 Dhjetor 2021, 11:20Një 21 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet si bashkëpunëtor i nipit të deputetit Rrahman Raja, Ramazan Rraja dhe dy të tjerëve Roan Brahimi, 29-vjeç, banues në Fushë-Krujë, Alesio Dobrozi, të cilët mësynë të armatosur dhe me maska në një lokal në Lezhë. I riu akuzohet se pas ngjarjes ka fshehur tre autorët që të mos gjendeshin nga policia.
-
Abuzuan me tenderat, SPAK çon për gjykim drejtorin e burgut të Lushnjës dhe 5 punonjës
24 Dhjetor 2021, 10:45Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim në GJKKO, ish-drejtorin e burgut të Lushnjës, Judmir Shurdhin, Mariglen Myftari, Erjon Çela, Miranda Idrizi, punonjës të IEVP Lushnje dhe Krenar Gozhina ish punonjes në IEVP Lushnje dhe Xhesika Kajën për moskallëzim krimi
-
Mashtroi mbi 2 mijë të huaj nga Franca, Italia e Gjermania, duke i vjedhur miliona euro, prangoset bosi izraelit i 'Call Center-it' në Tiranë! 35 të arrestuar të tjerë
24 Dhjetor 2021, 10:2835 persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Komunikimi”, pas hetimeve të Kibernetikës dhe Prokurorisë së Tiranës, mes tyre organizatori izraelit Refael Genish. Ata mashtruan rreth 2 mijë shtetas të huaj, në mesin e dy milionë të kontaktuarve që u kërkonin të investonin para.