Kronikë
-
Policia e Kukësit ka sekuestruar 50 gr kokainë në xhupin e një 9-vjeçareje e cila do ta fuste drogën tek babai në burg. Report Tv mëson se kokaina u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9-vjeçare të të paraburgosurit.
22 Dhjetor 2021, 16:53 -
-
Kërcënoi me thikë qytetarët dhe efektivët e policisë në lokal, arrestohet 44-vjeçari në Poliçan
22 Dhjetor 2021, 16:32Kanë qenë disa qytetarë që kanë denoncuar se një person ka hyrë në ambientet e një lokali dhe ka kërcënuar njerëzit që ndodheshin aty. Pas mbërritjes së policisë, 44-vjeçari ka kërcënuar edhe efektivët.
-
E rëndë në Tiranë, 30-vjeçari bie aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku po punonte dhe humb jetën
22 Dhjetor 2021, 16:15Sipas policisë viktima është i riu me inicialet A.G. Mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
-
-
Sekuestrohen qindra kapsollë e fishekzjarrë në Shkodër, disa me fuqi të lartë shpërthyese! Nën hetim penal 67-vjeçari
22 Dhjetor 2021, 14:19Policia e Shkodrës ka kryer kontrolle në subjekte të ndryshme për parandalimin e futjes dhe të tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike
-
U dorëhoq nga drejtësia, SPAK sekuestron 7 prona të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj! Nën hetim për deklarim të rremë pasurie
22 Dhjetor 2021, 13:59SPAK i ka sekuestruar sot 7 prona ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, i cili po hetohet për deklarim të rremë. Bëhet me dije se Zenelajt i janë sekuestruar 1000 metra tokë në Porto Palermo dhe 2 garazhe në Ishull-Shëngjin. Po ashtu atij i është sekuestruar 1 dyqan dhe 3 apartamente në Ishull-Shëngjin.
-
-
-
Skandal me të dhënat private, pagat e mbi 637 mijë shqiptarëve dalin në publik! Nisin hetimet për Drejtorinë e Tatimeve! Qeveria: Nuk ka rrjedhur nga Ministria e Financave
22 Dhjetor 2021, 12:50Një skandal ka ndodhur me të dhënat private të shqiptarëve ku janë publikuar pagat e mbi 637 mijë punonjësve publik e privat, krahas së cilës tregohet edhe numri i kartës së identiteti dhe vendi ku ata punojnë. Kjo ka bërë që Prokuroria e Tiranës të nis menjëherë hetimet për Drejtorinë e Tatimeve nga dyshohet se mund të ketë rrjedhur informacioni.
-
I akuzuar se vrau 25-vjeçarin Xhulian Bullari në Vlorë, Bledar Selmanaj tenton të arratiset nga Spitali i Burgut në Tiranë! 3 muaj më parë tentoi të vetëvarej në Peqin
22 Dhjetor 2021, 12:25Bledar Selmanaj, i dyshuar si autori i vrasjes së Xhulian Bullarit, ka tentuar të arratiset nga spitali i burgut në Tiranë ku ishte për mjekim. Ai më parë ka tentuar të vetëvritet në qelinë e burgut të Peqinit.
-
Falsifikuan dokumentet duke përvetësuar 6 mijë m² pronë në Kashar, dy të arrestuar
22 Dhjetor 2021, 12:16Dy persona janë arrestuar pasi akuzohet se kanë falsifikuar dokumente për të përvetësuar prona në Tiranë. Përmes falsifikimit të dokumenteve kanë mundur që të marrin pronë në zonën e Kasharit me një sipërfaqe 6 mijë m².
-
E ngacmonte seksualisht, nëna shqiptare i nguli 12 herë thikën 68-vjeçarit italian, zbardhet dëshmia: Ishte edhe i dhunshëm, por më nevojiteshin paratë
22 Dhjetor 2021, 11:02“Ishte i dhunshëm. Unë i plotësoja të gjitha kërkesat sepse kisha frikë. Shkova tek ai...me nevojitej puna”, këto janë fjalët e Mide Ndreut, nënës shqiptare që qëlloi me thikë burrin 68-vjeçar për të cilin kujdesej në Itali, pasi ai e ngacmonte seksualisht.
-
Rezultoi pozitive në testin e drogës me normë të lartë kokaine, përjashtohet efektivja e policisë në Elbasan! Drejt shkarkimit edhe një tjetër
22 Dhjetor 2021, 10:57Burimet konfirmojnë se punonjësja e policisë ka rezultuar pozitive me një normë të lartë të testit të drogës të llojit kokainë, çfarë ka bindur drejtuesit për përjashtim nga radhët e policisë. Efektivja, menjëherë pas daljes së rezultatit të parë është tërhequr nga policia vullnetarisht, por më pas është zyrtarizuar edhe me përjashtim
-
Siguronin ftesa fiktive të huajve nga Egjipti që të vinin në Shqipëri për t’i çuar drejt BE-së, arrestohet 49-vjeçari, nën hetim penal 3 gra
22 Dhjetor 2021, 10:54Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar gjatë një operacioni të koduar “The Invitation”, për të goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së
-
I dënuar me 3 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet në Kurbin 31-vjeçari i shpallur në kërkim
22 Dhjetor 2021, 10:24Në pranga ka rënë Spartak Hoxha (Rica), i cili është shpallur në kërkim në dhjetor të vitit 2020, pasi Gjykata e Kurbinit e ka dënuar me 3 vite burg për veprat penale “Armëmbajtja pa leje" dhe "Kanosja".
-
Sherr mes bashkëshortëve në Shkodër, telefonata për të shtëna me armë zjarri pranë Prokurorisë ‘ngre në këmbë’ policinë
22 Dhjetor 2021, 09:54Dy bashkëshortë janë konfliktuar me njëri-tjetrin mëngjesin e sotëm në Shkodër. Në policinë e Shkodrës, fillimisht u raportua për të shtëna me armë zjarri në afërsi të Prokurorisë, por sipas bluve të Shkodrës nuk rezulton se ka pasur të shtëna me armë e as të lënduar
-
VIDEO/ Nuk kanë kontejnerë, banorët e Golemit në Lushnje në shenjë proteste bllokojnë rrugën me plehra
22 Dhjetor 2021, 09:31Banorët e fshatit Golem i madh në njësinë administrative Golem bashkia e Lushnjës për të disatën herë protestojnë për shërbimet e munguara
-
Lejuan të kalonte kufirin një shtetas në kërkim, arrestohen 2 oficerë të Kufirit në Kapshticë
21 Dhjetor 2021, 22:07Tentativa për të shpëtuar një person që ishte në kërkim, u ka kushtuar shumë 2 oficerëve të Kufirit në Kapshticë.
-
I mori portofolin me dhunë 56-vjeçarit, arrestohet autori në Divjakë
21 Dhjetor 2021, 19:48Mësohet se ka qenë Ll.M., që ka denoncuar Edmond Gjinin se i ka vjedhur portofolin me një sasi parash duke e goditur me sende të forta.