Kronikë
-
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e djeshme rreth mesditës në Kamëz. Kudusi Kastrati, në gjendje të dehur, duke drejtuar një mjet “BMË X5” ka aksidentuar rëndë një të mitur 16-vjeçare.
7 Dhjetor 2021, 11:15 -
Mbyllja e hyrje-daljeve të rrezikshme në Durrës, bizneset: Kemi vite që paguajmë taksa, tani na quani të paligjshëm! Dhoma e Tregtisë: 20 mijë punonjës mbeten pa punë
7 Dhjetor 2021, 10:39Pronarët e bizneseve në Sukth të Durrësit janë përballur sot me inspektorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët kanë vijuar me mbylljen e hyrje-daljeve të paligjshme. Ata pretendojnë se nuk janë njoftuar mbi këtë aksion dhe se mbyllja e rrugës praktikisht i falimenton. Sipas tyre prej vitesh kanë paguar taksat e biznesit, ndërsa tani po quhen të paligjshëm.
-
Një ditë para se ta vriste 40-vjeçari shqiptar në Greqi e përqafonte gruan e tij për ‘Facebook’! Fëmijët flinin ngjitur dhe ende s’dinë asgjë
7 Dhjetor 2021, 10:18Vetëm disa orë përpara se bashkëshorti i saj t’i merrte jetën një mbrëmje që do të kthehej e lodhur nga puna, Elona ishte në krahët e tij, dhe me një shkrepje, djali i tyre i madh bëri këtë moment të përjetshëm me një fotografi.
-
Vrau me thikë gruan dhe kunatën në Ballsh, Apeli konfirmon dënimin e përjetshëm për 36-vjeçarin
7 Dhjetor 2021, 10:14Apeli i Vlorës ka lënë në fuqi dënimin burg përjetë për Gazment Mustën, i cili ka vrarë gruan, Gentiana Caushaj dhe kunatën e tij, Merisa Çaushaj në 2019. Ngjarja ka ndodhur dy ditë pas natës së Viti të Ri pasi Gentiana Caushaj kërkoi të shkonte tek prindërit e saj, por Musta nuk e lejoi pasi ai nuk kishte marrëdhënie të mirë me ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën. Musta ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur.
-
Aksident i rëndë në Kavajë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin
7 Dhjetor 2021, 10:10Ngjarja u regjistrua rreth orës 09:40 në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", ku mjeti me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., 66 vjeç. Fatkeqësisht goditja rezultoi fatale për 66-vjeçarin.
-
Gjendet e mbytur një grua në lumin Osum në Berat! Policia dhe zjarrfikësit nxjerrin trupin e pajetë
7 Dhjetor 2021, 09:58Një grua është gjetur e mbytur mëngjesin e sotëm në lumin Osum në Berat. Trupi i pajetë u konstatua rreth orës 09:00, ndërsa viktima është identifikuar si Mahmude Çili, 61 vjeçe.
-
Lezhë/ Dhunoi ish-dhëndrin dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 67-vjeçari! Policia i gjen në shtëpi mitraloz, 2 kallashnikovë, garantë dore e mijëra fishekë
7 Dhjetor 2021, 08:41Dhuna ndaj ish-dhëndrit dhe kërcënimet se do ta vriste me armë janë bërë shkak për arrestimin e një 67-vjeçari në Lezhë, por kjo ngjarje zbuloi një tjetër anë, një arsenal armësh në shtëpinë e të arrestuarit.
-
Shembje gurësh në aksin Lezhë-Ungrej, izolohen 9 fshatra
6 Dhjetor 2021, 21:42 -
Koloneli në Report Tv: Nëse do ketë luftë në Ukrainë, gati t’i bashkohemi SHBA-së kundër Rusisë
6 Dhjetor 2021, 21:33Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë qenë temë diskutimi në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV, Koloneli Ardian Lulaj tha se në rast se Rusia pushton Ukrainën, Shqipëria do të jetë gati t’i bashkohet ShBA dhe Natos kundër Rusisë.
-
S'pranoi t'i merrte një punë përsipër dhe e qëlloi me automatik! Arrestohet pas 3 muajsh autori i plagosjes së muratorit në Theth (EMRI)
6 Dhjetor 2021, 21:13Dyshohet se konflikti mes Ndrezajt dhe Çunit ka ndodhur për prishje pazari, pasi autori i ka kërkuar që t'i bëjë një punë, po muratori nuk ka pranuar. Për pasojë, autori ka nxjerrë automatikun nga makina dhe e ka qëlluar në këmbë.
-
30 efektivë dalin pozitivë në testin e drogës në Shkodër, Vlorë, Sarandë e Elbasan! Kërkojnë ritestim: E kemi nga ilaçet
6 Dhjetor 2021, 21:1030 efektivë policie në Vlorë, Shkodër e Elbasan kanë rezultuar pozitivë për testin e drogës. Burime bëjnë të ditur se në policinë e Vlorës analizat kanë rezultuar me përmbajtje lënde narkotike tek 15 efektivë në Vlorë, në Shkodër 11, në Sarandë 3 ndërsa në Elbasan ka rezultuar pozitive një punonjëse policie 25-vjeçare. Ato kanë kërkuar ritestim, pasi akuzojnë për pasaktësi.
-
Gruaja nga Tirana vidhte veshje në qendra tregtare si anti stres, vendimi i padëgjuar që i dha Gjykata
6 Dhjetor 2021, 20:56Nën urdhrin që ajo nuk duhet të kapërcejë pragun e asnjë qendre tregtare si dhe nuk duhet të hyjë në asnjë dyqan që tregton veshje, një grua në Tiranë e moshës 44 vjeç u shpall fajtore nga gjykata e kryeqytetit me detyrimin që mos t’i afrohet asnjë biznesi të tillë.
-
Goditi 4 policë, një gazetar të njohur dhe disa qytetarë të tjerë, lihet i lirë djali i Ismet Drishtit! Vendimi nga gjyqtari Altin Abdiu, i biri i Fehmi Abdiut
6 Dhjetor 2021, 20:40Gjyqtarët pa Vetting vijojnë të inkurajojnë dhunën ndaj policisë, gazetarëve dhe qytetarëve të zakonshëm. Gjyqtari Altin Abdiu, i biri i Fehmi Abdiut, ka liruar sot nga qelia djalin problematik të Ismet Drishtit, Agim Drishti, i cili tre ditë më parë goditi me grushte 4 policë të “Shqiponjave".
-
Zhduket 16-vjeçarja në Tiranë, nëna shkon në polici: U largua nga shtëpia
6 Dhjetor 2021, 16:05Një 16-vjeçare në Tiranë është larguar nga banesa e saj dy ditë më parë në drejtim të paditur. Nëna e saj ka kallëzuar largimin e të miturës nga banesa.
-
20-vjeçari shqiptar kapet në ‘shtëpi bari’ në Britani, fqinjët e 'spiunuan'! Droga me vlerë 40 mijë £
6 Dhjetor 2021, 19:38Mediat britanike bëjnë me dije se ishin fqinjët ata që e denoncuan 20-vjeçarin Zyberaj. Ata i thanë policisë se era e kanabisit që vinte nga një banesë afër tyre po i shqetësonte. Sipas raportimeve, i riu shqiptar është shfrytëzuar nga bosët e drogës në Britani që të kujdesej për prodhimin e bimëve narkotike.
-
Landfill në zonën turistike, banorët e Piskovës në Përmet sërish në protestë: Plehra këtu, vetëm po shkelën mbi trupat tanë! Inxhinieri i firmës ndërtuese: Do jetë i përkohshëm, projekt 5-vjeçar
6 Dhjetor 2021, 17:25Banorët e Piskovës, kanë paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve ekstreme duke nisur me bllokimin e funksionimit të aparatit të Bashkisë së Përmetit apo dhe veprime të tjera që do të ndërmerren në varësi të situatës së krijuar. Ata betohen se plehra në Piskovë nuk do të depozitohen veçse nëse do të shkelin mbi trupat e tyre.
-
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Lezhë! Shoferi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
6 Dhjetor 2021, 16:30Burime bëjnë me dije se shoferi ka braktisur mjetin duke u larguar nga vendngjarja ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e tij dhe zbardhjen e aksidentit.
-
Votimi/ Gruaja e Andi Bejtjas sfidoi ‘Venecian’ dhe doli në krah të Metës, e vetmja në Kushtetuese që kërkoi përmbysjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019
6 Dhjetor 2021, 16:20Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Sonila Bejtja rendit argumentet kundër zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, e vetmja që kundërshtoi opinionin e Venecias që kërkesa e Shoqatës së Bashkiake të mos merrej në shqyrtim. Sonila Bejtja është bashkëshortja e Andi Bejtjas, analist pranë LSI-së dhe themelues i një televizioni pranë Familjes Berisha, Meta e emëroi në mënyrë të diskutueshme në Kushtetuese.
-
VIDEO/ Kthyen katin e katërt të banesës në serë kanabisi, arrestohen babë e bir në fshatin Shënavlash të Durrësit! Në pranga edhe 3 punonjës të OSHEE! Sekuestrohen 15 kg kanabis
6 Dhjetor 2021, 15:06Babë e bir janë arrestua ditën e sotme në Shënavlash të Durrësit, pasi kishin kthyer katin e katër të banesës në serë kanabisi. Janë arrestuar në flagrancë Sherif Kola dhe djali i tij Igli Kola, banues në fshatin Shënavlash, ndërsa në pranga kanë rënë edhe 3 punonjës të OSHEE.
-
Shtyhet seanca në KPA për Luan Dacin, ONM kërkon shkarkimin pas dënimit deri në Gjykatë të Lartë
6 Dhjetor 2021, 15:03Teksa pritej shqyrtimi i fatit të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, KPA ka shtyrë për nesër seancën. Shtyrjen e kërkoi vetë Daci.