Kronikë
-
24 Shtator 2021, 13:26
-
Dogji sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj, kullota dhe disa koshere blete, arrestohet ‘piromani’ 19-vjeçar në Vlorë! Autor i 4 zjarrvënieve në Selenicë
24 Shtator 2021, 12:53Një 19-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Vlorës, pasi dyshohet si autor i katër zjarrvënieve në zonën e Selenicës
-
Përfshihet nga flakët pylli i Peshtanit në Fier, era favorizon përhapjen e flakëve
24 Shtator 2021, 12:34Një zjarr ka rënë në pyllin e Peshtanit në Fier. Vatra e zjarrit siç shikohet edhe nga pamjet ndodhet në afërsi të vendit ku janë vendosur antenat e televizioneve, shumë afër zjarrit
-
Fillimi i vitit të ri shkollor/ Nga e hëna, certifikata e vaksinimit e detyrueshme për arsimtarët, ose test i përjavshëm! Mësim online për studentët e pavaksinuar
24 Shtator 2021, 12:23Manastirliu bëri me dije se ditën e hënë hyn në fuqi urdhri për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit nga personeli arsimor në të gjitha shkollat e vendit. Alternativa e mungesës së certifikatës së vaksinimit do të jetë testi i përjavshëm ose mësimi online për studentët e pavaksinuar.
-
Kaluan me makinë 67 kg kanabis nga Shqipëria në Greqi, arrestohen në Janinë 2 fierakët
24 Shtator 2021, 12:13Policia e Janinës finalizoi sot një operacion për zbulimin dhe bllokimin e një sasie droge kanabis. Sipas burimeve nga policia helene mësohet se droga me peshë 67 kg u gjet në një makinë që drejtohej nga dy shqiptare R.S. 28 dhe A.M. 41 vjeç nga Fieri
-
‘Goditet’ grupi kriminal në Shkodër! Shpërndanin kokainë, në pranga 8 persona, shpallet në kërkim infermieri që i siguronte metadon
24 Shtator 2021, 12:018 persona janë arrestuar, ndërsa 1 është shpallur në kërkim, pas finalizimit të operacionit policor i koduar “Buna 2021”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
-
U vra nga ish-bashkëshorti, çfarë deklaronte Sabrina Bengaj në gjykatë kur kërkoi të divorcohej nga Elton Meta: Nuk më le të shkoj në shkollë e të punoj
24 Shtator 2021, 11:43Sabrina Bengaj u ekzekutua me kallashnikov nga ish-bashkëshorti, i cili kishte dalë nga burgu vetëm 2 muaj para ngjarjes së rëndë. "Report Tv" ka siguruar edhe dosjen e divorcit të çiftit, ku në deklarimet e Sabrinës thuhet se pas martesës në vitin 2017 ata fillimisht kishin kaluar mirë me njëri-tjetrin, por më pas e reja ka deklarua se bashkëshorti nuk e kishte lënë të vazhdonte shkollën, të punonte, ishte me mendime patriarkale dhe se i është nënshtruar dhunës psikologjike e fizike.
-
-
Iu vra vëllai 7-vjeçar në Gërdec, Gerardo Durdaj: Në gjyq nuk duhet vetëm Fatmir Mediu, mund të thirret edhe ‘sypeshkaqeni’ (Nënkupton Shkëlzen Berishën)
24 Shtator 2021, 11:41Gerardo Durdaj, vëllai i 7 vjeçarit që mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit, thotë se në gjyq nuk duhet të jetë vetëm Fatmir Mediu, por të thirren edhe të tjerë. Në një prononcim për gazetarin Arsen Rusta, ai tha se mund të dalin prova të reja dhe mund të thërriten dëshmitare.
-
-
-
Masakra e Peshkëpisë, edhe SPAK mbyll përfundimisht hetimet për ngjarjen ku u vranë 2 ushtarë shqiptarë nga një sulm i terroristëve grekë! Mungojnë provat
24 Shtator 2021, 11:05Edhe pse kishte marrë në dorëzim çështjen, edhe Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e ka mbyllur përfundimisht hetimet mbi Masakrën e Peshkëpisë, e ndodhur më 10 prill 1994, ku u vranë dy ushtarët shqiptarë, Arsen Gjini dhe Fatmir Shehu, nga një sulm terrorist i paramilitarëve grekë. Kjo ngjarje do të mbetet pa autor.
-
Marrja peng e të riut Kozak Braçi pas sharjeve në Instagram, shpallet në kërkim vëllai i Fabian Dushkut, erdhi nga Greqia për t'u hakmarrë! Dëshmia e të riut: Më goditën me shpulla
24 Shtator 2021, 11:02Kozak Braçi u mor peng dhe u rrah pasi publikoi një video në Instagram duke ofenduar me një fjalor banal Fabio Dushkun, të dënuar përjetë në Greqi. Mësohet se për t'u hakmarrë për këto ofendime, vëllai i Fabio Dushkut, Daniel Dushku erdhi në Shqipëri nga Greqia, ku sëbashku me tre persona të tjerë, morën peng në makinë Braçin dhe e dhunuan. Të gjithë ngjarjen ata e transmetuan live në "Tik Tok", duke e detyruar të riun të thoshte edhe fjalë banale duke ofenduar veten.
-
Rihapet 'Gërdeci', Fatmir Mediu tashmë në 'duart' e SPAK! Apeli i GJKKO pranon kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda! Ish-ministri: Akt jo kushtetues
24 Shtator 2021, 10:40Kur kanë kaluar më shumë 13 vite, familja e Edisonit të vogël që humbi jetën në moshën 7-vjeçare nga shpërthimi i tmerrshëm në Gërdec në 15 marsin e 2008-s, tashmë kanë një dritë shprese për të gjetur drejtësinë e munguar. GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit
-
-
Elbasan/ Mbyllet tuneli në unazë për shkak të aksidenteve të shumta, banorët e lagjes në anën tjetër të rrugës në protestë: I bie të bëjmë 2 orë rrugë për të shkuar në qytet
24 Shtator 2021, 10:11Bllokimi i tunelit u bë për arsye sigurie, për shkak të numrit të lartë të aksidenteve të regjistruara, ndërsa banorët shprehen se rruga alternative për të shkuar në Elbasan, për ta është shumë larg. Ata kërkojnë një zgjidhje alternative pasi për të arritur në qytetin e Elbasanit duhet të përshkojnë 4 kilometra.
-
Oficerët e BKH-së 'zbarkojnë' në zyrat e kadastrës në Vlorë, po verifikojnë nëse prokurori i arrestuar Sali Hasa ka prona të regjistruara në hipotekë
24 Shtator 2021, 09:56Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka sekuestruar disa dosje në Kadastrën e Vlorës, cilësuar si Kadastra më problematike në vend, ku brenda dy vitesh janë larguar 14 drejtorë. I fundit, Reinard Meta mori detyrën sot në një ditë me aksionin e SPAK.
-
Akuzat e PD-së për punësime elektorale në bashkinë e Vaut të Dejës gjatë fushatës, gjykata e Apelit në Shkodër detyron prokurorinë të nisë hetimet
24 Shtator 2021, 09:48Në vendimin e Gjykatës së Apelit kjo e fundit detyron Prokurorinë që të nisë hetime dhe të thërrasë në organin e akuzës personat përgjegjës dhe Kryetarin e Bashkisë Vau Dejës si autorë të punësimeve elektorale. Ka qenë përfaqësuesi ligjore i PD Marash Logu i cili në një prononcim për mediat ka zbardhur vendin e Gjykatës së Apelit.
-
Mori thikën dhe tentoi të vriste për hakmarrje, arrestohet pas 3 vitesh 47-vjeçari në Dibër
24 Shtator 2021, 09:40Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, policia e Durrësit ka arrestuar një person, për veprën “vrasje me dashje e mbetur ne tentative", kryer ne bashkëpunim.
-
49 kg kokainë në kontejnerin me banane, SPAK kërkoi lirimin, GJKKO lë në burg Selim Çekajn
24 Shtator 2021, 09:28Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka refuzuar për herë të dyë kërkesën për lirimin e Selim Çekaj, 72-vjeçari ku në kontejnerin që kishte porositur me banane u gjetën 49 kg kokainë, në Portin e Durrësit.