Kronikë
-
Një ngjarje shokuese është regjistruar në maternitetin e Pogradecit, ku mjekët shpallën të vdekur një foshnje, edhe pse ishte akoma gjallë. Ngjarja u regjistrua më 24 korrik, ku gruaja me inicialet D. Y., solli në jetë parakohe, në javën e 24 foshnjën e saj në maternitetin e Pogradecit, ndërsa në kartelë mjekët e shkruan si abort dhe jo lindje.
2 Gusht 2021, 17:02 -
Manovra të rrezikshme, tentativë për të korruptuar policët dhe drejtim autobusi pa patentën përkatëse, policia arreston 9 shoferë
2 Gusht 2021, 16:23Polica e Shtetit po vepron me dorë të hekurt mbi të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Në 24 orët e fundit janë arrestuar 9 shoferë, janë hequr 79 patenta dhe janë gjobitur 1905 drejtues mjetesh.
-
Zjarret në vend, Rama: Angazhimi nga Forcat e Ushtrisë meriton respekt! Meta: Situata po precipiton shumë rrezikshëm, Haki Çako sjellje të papranueshme, të rikthehet urgjentisht në detyrë!
2 Gusht 2021, 16:16Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën me zjarret në vend, ku prej ditësh tashmë, flakët vijojnë të ‘përpijnë’ hektarë të tërë me pemë e shkurre. Në lidhje me situatën ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili kërkon që të merren masa, ndërsa dënon sjelljen e Kreut të Emergjencave Civile, Haki Çakos, i cili vijon pushimet edhe pse vendi ndodhet në këtë situatë.
-
Vendi do mbetet nën ndikimin e temperaturave të larta, meteorologia për Report Tv: Temperaturat ulen vetëm pas datës 15 gusht
2 Gusht 2021, 16:06Vendi ynë po përfshihet nga temperatura ekstreme , duke u cilësuar nga sinoptikanët edhe si vala e tretë e të nxehtit afrikan. Në një lidhje për Report Tv, meteorologia Lajda Porja zbuloi se temperaturat me të larta janë shënuar në zonën e Fierit dhe Beratit, Gjirokastër, si edhe në zonat malore Kukës e Has.
-
Gradat vetëm me konkurs në Policinë e Shtetit, zbardhet vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë
2 Gusht 2021, 15:32Pas më shumë se një dekade, Gjykata e Lartë heq përfundimisht praktikën e fitimit të gradave në policinë e shtetit, nga nënkomisar deri në nivelin Drejtues i Parë, me vendime gjykate. Sipas Gjykatës së Lartë, askush nuk mund të fitojë një gradë pa ju nënshtruar më parë konkursit me komisionin e ngritur nga policia e shtetit.
-
Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, makina përplas për vdekje këmbësoren
2 Gusht 2021, 15:18Një grua ka humbur jetën ditën e sotme në Përrenjas, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në aksin Librazhd-Përrenjas, ndërsa viktima është identifikuar si Qamile Hana, banuese në fshatin Rrajcë.
-
Flet edhe shqip, ambasada e SHBA prezanton zv.ambasadorin e ri në Tiranë! Ka punuar shofer autobusi e kuzhinier, Smith: Pres me padurim të zbuloj shtëpinë e re
2 Gusht 2021, 14:53Zv.ambasadori i ri i SHBA-ve në Tiranë është Demian Smith dhe flet shqip. Ai është prezantuar sot nga ambasada e SHBA. Smith mësohet se ka vizituar Shqipërinë si turist në vitin 1997, ndërsa tashmë do të ketë një rol të rëndësishëm.
-
Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Ylli Gurra: Komuniteti Mysliman duhet të mbajë përgjegjësi për ta! Ka ende xhami që nuk i kontrollon, janë dhënë para për heshtjen
2 Gusht 2021, 14:39Për ish-Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, Komuniteti Mysliman Shqiptar ka përgjegjësinë e tij për atë që ndodhi me disa besimtarë që shkuan në Siri për të luftuar me ISIS. Sipas tij fakti që ende ka xhami që nuk e njohin autoritetin e Komunitetit Mysliman përbën një dështim për të vetë institucionin. Gurra nuk la pa përmendur edhe 'korrupsionin fetar' kur foli për këtë problematikë.
-
Kushi publikon programin për dy javët e mësimit zëvendësues: Fillojmë me 1 shtator, mësuesit do paguhen për orët shtesë
2 Gusht 2021, 13:40Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka publikuar udhëzuesin e hartuar që do të zbatohet në kuadër të plotësimit të njohurive duke nisur nga 1 shtatori në të gjitha shkollat me qëllim përmirësimin e arritjeve të nxënësve për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
-
Ishte duke u larë në det, mbytet në Durrës i moshuari
2 Gusht 2021, 13:34Një i moshuar i cili ka qenë duke u larë në det është mbytur. 75 vjeçari B. S është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal Durrës.
-
Arrestohet amerikano-kanadezja në Shqipëri, SHBA kërkon ektradimin e saj se akuzohet për shantazh
2 Gusht 2021, 13:25Lyda Harris, një shtetase amerikano -kanadeze është arrestuar sot nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë të ambasadës amerikane. Prangosja është bërë me qëllim ekstradimin drejt SHBA-së.
-
Zjarr në kodrat e fshatit Palokastër në Gjirokastër, situata kritike! Digjen 4 hektarë shkurre edhe në Divjakë
2 Gusht 2021, 12:59Vijojnë të krijohen vatra të reja zjarri në vend. Një tjetër vatër është krijuar në kodrat e fshatit Palokastër Bashkia Gjirokastër.
-
-
32 vende të lira në BKH, përfundon intervistimi, kalojnë në fazën tjetër 75 kandidatë që do t'i nënshtrohen testit të poligrafit
2 Gusht 2021, 12:37Gara për 32 vendet vakante të mbetura në Byronë Kombëtare të Hetimit vijon, kur tashmë kanë mbetur 75 kandidatë pas përfundimit të fazës së intervistimit.
-
Vlora digjet prej 11 ditësh, Peleshi shfaqet më në fund në Orikum dhe harron dëmet, ngushëllon fqinjët: Ne s’kemi pasur asnjë viktimë e të lënduar! E vetmja vatër serioze Karaburuni
2 Gusht 2021, 12:18Pas 11 ditësh kur zjarret kanë krijuar dëme kolosale në Vlorë dhe pasi nxorri helikopterin me 1 javë me vonesë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është shfaqur më në fund në Orikum por ka harruar dëmet kolosale të krijuara nga flakët dhe ka ngushëlluar fqinjët.
-
Vlora prej ditësh në flakë, pamje nga mali i Kuçit
2 Gusht 2021, 11:59 -
-
Rindërtimi në Vaqarr, Rama: Shëmbëlltyrë kuptimplotë e solidaritetit shqiptar! 20 shtëpi në një lagje moderne janë thuajse gati
2 Gusht 2021, 11:21Përmes një videoje në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ka publikuar pamje nga lagjja e re në Vaqarr me shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti, lagje e cila po ndërtohet me kontributin e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, i cili mblodhi kontributin e shqiptarëve.
-
Vlorë/ Plagosi me çifte një 55-vjeçar, shoqërohet autori i dyshuar
2 Gusht 2021, 11:02Shoqërohet në polici Sotir Gjonçari autori i dyshuar i plagosjes me armë gjahu çifte të 55 vjeçarit Viktor Hyso në Vlorë
-
Sot mbërrijnë 50 mijë doza të vaksinës Pfizer, Manastirliu apel studentëve: Vaksinohuni përpara fillimit të vitit të ri akademik
2 Gusht 2021, 11:0250 mijë doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë ditën e sotme në Aeroportin 'Nënë Tereza', duke e çuar kështu në mbi 1.700.000 doza totalin e vaksinave të ardhura në vend. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shnëdetësisë, Ogerta Manastriliu gjatë inspektimit të vaksinimit në në qendrën e re shëndetësore në Sarandë, e cila është rikonstruktuar nga Programi Kombëtar i 300 Qendrave Shëndetësore.