Kronikë
-
Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.
3 Gusht 2021, 08:00 -
Lajmi për vjedhjen e banesës në Lalëz, Arben Kraja për Report Tv: ‘Fake news’, gjithçka e sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit
3 Gusht 2021, 07:42Kreu i SPAK Arben Kraja e ka quajtur të pavërtetë lajmin për vjedhjen e banesës së tij në Lalëz.
-
Zjarret të 'pabindur' në Vlorë, Haki Çako ‘detyrohet’ të braktisë pushimet, sot tre helikopterë në ajër! Peleshi, u kërkon ndihmë të huajve: Situata është serioze, do përdorim helikopterë privatë
3 Gusht 2021, 07:31As në ditën e dytë 1 helikopter i vetëm nuk ka mundur që t'i shuajë flakët që kanë përpirë prej më shumë se 10 ditësh pyjet në Vlorë duke shkaktuar dëme kolosale. Teksa u pa që situata po dilte tërësisht jashtë kontrollit dhe se shuarja e flakëve ishte e pamundur që të bëhej me mjete rrethanore, ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile pas presionit të madh nga mediet më në fund janë vënë në lëvizje
-
Vrasja e shqiptares në SHBA, 27-vjeçarja qëllohet disa herë me plumba në fytyrë nga babai i fëmijës së saj
2 Gusht 2021, 22:36Autori i vrasjes së 27-vjeçares shqiptare Joana Peca në SHBA është babai i fëmijës së saj dhe në momentin e ngjarjes prezent ka qenë edhe fëmija i mitur i tyre që ka parë të gjithë skenën.
-
ISHP: Edhe ata që kanë kaluar COVID të vaksinohen! Nxit antitrupat dhe i jep fuqi më të madhe përgjigjes imunitare
2 Gusht 2021, 22:18Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik këshillojnë qytetarët që kanë mbi 6 muaj që e kanë kaluar COVID, të vaksinohen sepse nxisin antitrupat. Gjatë muajit të hapur të vaksinimit për qytetarët mbi 18 vjeç do të përdoren vaksinat Coronavac, Astrazeneca dhe Pfizer, pro kjo e fundit vetëm për të sëmurët kronike.
-
Po peshkonte me gjenerator në lumin Drin, 56-vjeçarin në Bulqizë e zë korrenti, ndërron jetë
2 Gusht 2021, 21:53Një 56-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Bulqizë, pasi e zuri korrenti, ndërsa po gjuante peshk me gjenerator në lumin Drin.
-
Akademia e Shkencave, projekt i nanoteknologjisë për riciklimin e mbetjeve! Bashkëpunim me kompaninë e njohur gjermane
2 Gusht 2021, 21:37Riciklimi i mbetjeve natyrore si materiale ndërtimi apo si energji e rinovueshme ka qenë një nga projektet më të rëndësishme të trajtuara nga NanoAlb, njësia e re kërkimore në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me kompaninë Gjermane Zoz GmbH.
-
Plagoset me thikë 15-vjeçari në Tiranë, u godit pas sherrit me një person tjetër
2 Gusht 2021, 21:34Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi është goditur me thikë. Ngjarja është regjistruar në bulevardin “Zhan D’ark”, rreth orës 20:45, ku i plagosur ka mbetur i mituri me inicialet J. K.. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ku ai u përfshi me një person tjetër, i cili akoma nuk është identifikuar.
-
SKANDAL/Zjarret 'përpijnë' vendin prej ditësh, Haki Çako nuk ndërpret pushimet! KLSH thirrje kreut të Emergjencave Civile: Kthehu në detyrë!
2 Gusht 2021, 21:06Skandal i Emergjencave Civile për reagimin e zjarreve në vend! Në një kohë kur Vlora ndodhet nën 'pushtetin' e flakëve prej disa ditësh, por kjo nuk shqetëson aspak kreun e Emergjencave Civile Haki Çako, i cili nuk ka denjuar të ndërpresë pushimet e tij edhe pse situata është kritike.
-
Zjarret në vend, Meta: Situata po precipiton shumë rrezikshëm, e patolerueshme që zjarrfikësit shfaqen vetëm me mjete rrethanore! Të kërkohet ndihmë nga BE
2 Gusht 2021, 21:03Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatë e krijuar në vend nga zjarret. Me një postim në Facebook, Meta thotë se situata po precipiton shumë rrezikshëm dhe se nevojitet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve. Meta e konsideron të papranueshme faktin se në shumë operacione, zjarrfikësit apo punonjësit e Agjencisë për Mbrojtjen e Territorit kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.
-
Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet 50-vjeçari në Qerret
2 Gusht 2021, 20:41Një 50-vjeçar, i cili rrezikoi të mbytej në det, është shpëtuar ditën e sotme në Qerret. Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, ku 50-vjeçari me inicialet N.T, u fut në det për t'u larë, por rrezikoi të mbytej.
-
Gratë shqiptare të bllokuara në kampin e ferrit 'Al Hol', pengohen nga Emanuela Daci, radikalja që i kërcënon në emër të ISIS! Burri i saj Almir Daci u vra në luftë
2 Gusht 2021, 20:31Riatdhesimi i grave shqiptare nga kampi 'Al Hol' është një operacion i vështirë inteligjence, por duket se përtej vështirësive të operacionit ka edhe një tjetër pengesë dhe ajo është Emanuela Daci, e veja e Almir Dacit, nga Leshnica e Pogradecit, një prej luftëtarëve shqiptarë i cili në emër të krijimit të Khalifatit Islamik u vra në Siri.
-
Përfshihet nga flakët 'Range Rover' në Himarë, ndërhyn në kohë zjarrfikësja për shuarjen e zjarrit
2 Gusht 2021, 19:04Një automjet luksoz është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Himarë, por fatmirësisht forcat zjarrfikëse ndërhynë në kohë për të shuar zjarrin. Automjeti, tip "Range Rover", rezulton në pronësi të F.Bufi.
-
Investime në Kukës, ndryshon pamja e tre lagjeve në qytet
2 Gusht 2021, 18:40Në Kukës po punohet për rikualifikimin urban të tre lagjeve të qytetit, ku po asfaltohen rrugët, lulishtet dhe fasadat e pallateve. Fondi 400 milionë lekë është bashkëfinancim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkisë së Kukësit.
-
-
Ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçare, ish deputeti i Partisë Demokratike! Basha: Kontributi i tij do të mbetet i pashlyeshëm
2 Gusht 2021, 17:05Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare, ish deputeti i Partisë Demokratike Ahmet Osman Osja. Pinjolli i një prej familjeve më në zë të qytetin e Shkodrës, ai dha kontributin e tij në shumë fusha e kryesisht në ato të shkencës ku filloi punën si lektor në Universitet, diplomacisë dhe mësimdhënies.
-
-
-
5 ditë i mbuluar nga tymi toksik, merr fund emergjenca mjedisore në Fier, mbetjet në landfill transportohen në incenerator
2 Gusht 2021, 17:37Pas 5 ditësh emergjence mjedisore që shkaktoi tymi toksik i djegies së mbeturinave në landfillin e Fierit ka marrë fund një ditë më parë, ndërsa sot po bëhet edhe transportimi i plehrave të mbetura drejt incerenatorit. Me pastrimin e mbeturinave në këtë fushë nuk do të ketë më asnjë gjurmë rreziku për shëndetin e qytetarëve të Fierit.
-
Ulet numri i rasteve të reja me COVID, 25 të infektuar në 24 orët e fundit! Asnjë humbje jete
2 Gusht 2021, 17:36Pavarësisht konfirmimit të pranisë së variantit Delta, sërish situata me pandeminë në vend duket e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbe jete, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja infeksioni.