Kronikë
-
Një 80-vjeçar nga Bulqiza rezulton i humbur që prej datës 15 janar të këtij viti. Njoftimi për zhdukjen e Sadik Xhekës u bë nga vajza e tij mesditën e së hënës në emisionin ‘Pa Gjurme’ në Report Tv.
24 Janar 2022, 17:31 -
Temperaturat nën zero, ngrijnë kalldrëmet, Bashkia e Korçës nuk pastron rrugët! Qytetarët: S'kanë hedhur kripë! Kemi frikë mos rrëzohemi
24 Janar 2022, 17:26Akset nacionale të juglindjes janë të kalueshme, por problem i madh janë rrugët e brendshme të qytetit të Korçës. Report Tv ka kryer një vëzhgim ku shihet se bora është kthyer në akull, ndërsa banorët fajësojnë bashkinë pasi nuk ka marrë masa për hedhjen e kripës.
-
Drejtësia e cunguar që solli gjakmarrjen në Lezhë, vrasësi i babait të 17-vjeçarit bëri vetëm 7 vite burg
24 Janar 2022, 16:4013 vjet më parë, vëllai i viktimës, Ndue Lekgjonaj kishte vrarë babanë e Florianit pas një sherri për motive të dobëta mes fqinjëve. Dhënia e minimumit të dënimit nga gjyqtarja Gentiana Muçaj dhe aplikimi i dënimit të shkurtuar bëri që ai të lërë qelinë brenda 7 vitesh dhe të largohet jashtë vendit.
-
Mbyti me duar krushkën në Berat, zbardhet dëshmia e 58-vjeçarit: Mbarështoi dhitë me cjapin tim dhe nuk më dha paratë! E kapa për fyti se më qëlloi me gurë
24 Janar 2022, 16:18Autori ka deklaruar se gruaja ia kishte pasi kishte mbarështuar tufën e saj të dhive me cjapin e tij dhe se nuk i kishte dhënë më pas paratë. Marra ka deklaruar se ka shkuar për t'i kërkuar borxhin, por pasi gruaja ka filluar ti gjuajë me gurë, ai e ka kapur për fyti, duke i marrë jetën.
-
Gjirokastër/ 'Rrugorja' arreston 3 shoferë të dehur në timon, 367 gjoba dhe 4 patenta të pezulluara në javën që lamë pas
24 Janar 2022, 16:10Policia Rrugore në Gjirokastër ka arrestuar tre shoferë ndërsa ka pezulluar 4 patenta dhe ka vendosur 367 gjoba në javën që lamë pas.
-
Falsifikonte para, arrestohet 49-vjeçari i shpallur në kërkim në Elbasan
24 Janar 2022, 15:5749-vjeçari me inicialet D.K., ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Falsifikimi i monedhave", dhe ndaj tij Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg".
-
-
-
Nga fëmijë në adoleshent, plani në heshtje i një gjakmarrjeje
24 Janar 2022, 14:12Florian Përvathi, i cili mori gjakun e babait të tij, Gjon Përvathi, ishte 4 vjeç kur humbi të atin. Ai nuk e pa kur fqinji i tyre Ndue Lekgjonaj e qëlloi me pushkë dhe la të vrarë brenda në zetor. As kur autori duke u larguar me shpejtësi për të mos u kapur nga policia, i aksidentoi vëllanë e madh. Por ishte në shtëpi kur nëna e tij Martine Përvathi, 40 vjeçe piu helmin në prani të motrës së saj, dhe vdiq menjëherë pasi i vranë të shoqin dhe i aksidentuan djalin, pasi mendoi se i vdiq edhe ai.
-
-
-
-
-
Vrasja e 65-vjeçarit në oborrin e shtëpisë, ja pamjet nga vendngjarja
24 Janar 2022, 12:43 -
Gjakmarrje në Lezhë/ Ishte vetëm 4-vjeç kur i vranë babanë, drejtësia e cunguar 'detyron' 17-vjeçarin të ekzekutojë në oborrin e shtëpisë vëllanë e vrasësit të të atit! (VIDEO)
24 Janar 2022, 12:32Një vrasje për gjakmarrje ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë, në fshatin Manati. Autor i vrasjes është 17-vjeçari Florian Pervathi, i arrestuar tashmë nga policia, vrau në oborrin e shtëpisë Lek Lekgjonajn, 65-vjeç. Vëllai i 65-vjeçarit, Ndue Lekgjonaj ka vrarë në vitin 2009, babain e të miturit, Gjon Pervathin.
-
Derbi Dinamo-Tirana në 'Air Albania', ja rrugët që do të bllokohen nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes
24 Janar 2022, 12:17Nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes Dinamo-Partizani, disa rrugë përreth stadiumit do të qëndrojnë të mbyllura. Ky është plani i masave të marra nga Policia e Tiranës, për mbarëvajtjen e ndeshjes, jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij.
-
Morën peng 31-vjeçarin, një i arrestuar në Durrës, dy të tjerë shpallen në kërkim
24 Janar 2022, 11:26Policia ka arrestuar shtetasin Denis Allarajn, 39 vjeç, banues në Domje, Tiranë, dhe shpalli në kërkim shtetasit Danjel Hoda, 40 vjeç dhe Dashamir Hoda, 40 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur peng shtetasin M. Y., 31 vjeç, me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash, si dhe i kanë vjedhur atij, një aparat celular.
-
-
-
Paditet në Prokurori kreu i FSHF Duka! Akuza e Drejtorisë së Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës: Abuzime me fondet, vjedhje dhe shpërdorim detyre
24 Janar 2022, 10:36Krimi ekonomik i policisë Tiranë kallëzon në prokurori kreun e FSHF dhe vetë Federatën Shqiptare të Futbollit për abuzime me fondet shpërdorim detyre. Kallëzimi është bërë javën e shkuar neë Prokurorinë e Tiranës. FSHF sot e ka denoncuar Bashkinë e Tiranës për ndërhyrje në procesin e saj zgjedhor, duke i bërë presion anëtarëve. Por ndërkohë FSHF ende nuk ka asnjë shpjegim për akuzat që i janë bërë në Prokurorinë e Tiranës nga strukturat e krimit Ekonomik në policinë e kryeqytetit.