Kronikë
-
8 Tetor 2025, 11:15
-
Vrasja e gjyqtarit/ Prokurorët kërkesë Çelës: Të thirret Mbledhja e Përgjithshme, boshllëqe serioze në siguri! Nesër mblidhen gjyqtarët
8 Tetor 2025, 10:57Prokurorët thonë se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ka nxjerr në pah boshllëqe serioze në sistemin e sigurisë, duke theksuar se kjo kërkon reflektim dhe reagim të menjëhershëm institucional.
-
Erion Bani: Duhen godina të reja që të garantohet siguria në gjykata! Deklarata e KLGJ? Ligji e përcakton se sallat duhet të ruhen nga policia
8 Tetor 2025, 10:42Gjyqtari i GJKKO tha se për të garantuar sigurinë në gjykata, duhet të ketë godina të reja. Ai thotë si KLGJ se ligji e përcakton se që nga viti 2010, siguria në salla duhet të garantohet nga forcat e policisë. Megjithatë, në një VKM të vitit 2020, thuhet se siguria garantohet nga punonjës të sigurisë, të cilët janë në varësi të gjykatave.
-
-
Pagoi dy persona me 1500 euro për t’i djegur makinën Kozak Braçit, 'Cllevio' pritet të ekstradohet sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe
8 Tetor 2025, 10:24Burime për Report Tv nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se Ahmeti ka shprehur vetë dëshirën për të ardhur dhe përballur me akuzat, i shpallur në kërkim për djegien e makinës së personazhit të rrjeteve sociale Kozak Braçit, pasi pagoi 2 persona me 1500 euro.
-
Altin Dumani e Bajram Begaj homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja (VIDEO)
8 Tetor 2025, 10:18 -
-
-
-
-
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kryetari i Dhomës së Avokatisë në Korçë: Dënojmë aktin e rëndë, bojkotojmë seancat për dy ditë
8 Tetor 2025, 09:35Ky bojkot, sipas Tarellit, është shenjë solidariteti me familjen e gjyqtarit të ndjerë, por edhe një formë proteste për mungesën e sigurisë në gjykata. Ai nënvizoi se siguria e gjyqtarëve nuk duhet të kufizohet vetëm brenda institucioneve, por duhet të shtrihet edhe në jetën e tyre publike.
-
-
Emri/ Nxiste të miturin për të kryer vjedhje, arrestohet i riu në Tiranë! Merren nën hetim dy 13-vjeçarët dhe një tjetër (VIDEO)
8 Tetor 2025, 09:23I riu Jurges Kodhelaj nxiste një 13-vjeçar që të kryente vjedhje, ndërsa i mituri tjetër së bashku me një 48-vjeçar përvetësonin sendet e vjedhura.
-
Vrasja e gjyqtarit Kalaja brenda sallës së gjyqit, avokati Hoxha: Duhet të ndiqen të njëjta masa të rrepta sigurie si në SPAK dhe GJKKO
8 Tetor 2025, 09:12Avokati tha se siguria nëpër gjykata lë për të dëshiruar ndërsa kërkoi masa të rrepta të ngjashme me ato që ndiqen në SPAK. Ai tha se me vrasjen e gjyqtarit, u “vra” i gjithë sistemi i drejtësisë.
-
Altin Dumani drejt ikjes, 4 prokurorë dorëzojnë kandidaturat për kreun e ri të SPAK! Sot afati i fundit
8 Tetor 2025, 07:30Altin Dumani është zgjedhur në krye të SPAK më 18 dhjetor 2022 dhe është prokurori i dytë që ka drejtuar SPAK që nga themelimi i Strukturës së Posaçme, pas Arben Krajës. Mandati i kryeprokurorit është 3-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.
-
Lamtumirë Astrit Kalaja! I gjithë shteti në homazhe për gjyqtarin që u vra në sallën e Apelit! Nderohet edhe në Shkodër
8 Tetor 2025, 07:25Homazhet në nder të gjyqtarit Kalaja u mbajtën në Pallatin e Kongreseve. Morën pjesë figura të drejtësisë dhe politikës. Mes mesazheve ngushëlluese, u ngrit edhe shqetësimi i sigurisë në gjykata, duke kërkuar masa të rrepta.
-
-
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Beqiri: Gjykatat pa kushte, KLGJ e KLP të marrin masa! Sefa: Po të kishte polic s’do ndodhte! Faik Basha: Siguria të jetë parësore
7 Tetor 2025, 22:23Avokati Indrit Sefa, tha se nëse në sallën e gjyqit do të kishte punonjës policie, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nuk do të ndodhte. Avokati Idajet Beqiri tregoi edhe bisedën e fundit që pati me gjyqtarin në Gjykatën e Apelit para se të ndodhte vrasja.
-
Lezhë/ Merr flakë makina e parkuar, zjarrfikësit ndalojnë përhapjen e zjarrit te mjetet e tjera! Policia nis hetimet (VIDEO)
7 Tetor 2025, 20:41Policia po heton nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme apo për një defekt teknik në automjet.
-
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Kryetarja e Dhomës së Avokatëve Penalistë për Report Tv: E rëndë! Ka pak gjyqtarë në Apel, zgjatja e proceseve, ndikon tek qytetari
7 Tetor 2025, 18:23Qeleshi, theksoi se siguria në gjykata duhet që jetë maksimale, ku duhet që të jenë funksional dedektorët si edhe duhet që të ketë prezencë të punonjësve të policisë.
