Kronikë
-
28 Qershor 2021, 17:10
-
25% e makinave nuk kalojnë kolaudimin, 1 mijë mjete drejt bllokimit! Gonxhja për Report Tv: Ashpërsuam kriteret
28 Qershor 2021, 17:0225% e mjeteve që janë paraqitur në pikat e kontrollit teknik, nuk e kanë kaluar testimin për shkak të problemeve që kanë pasur. Drejtori i transportit Blendi Gonxhja, thotë për Report TV se 1 mijë mjete rrezikojnë të dalin përfundimisht nga qarkullimi nëse nuk rregullojnë defektet, ndërsa bën të ditur se mjetet më problematike janë tek flotat e bashkive.
-
Asnjë humbje jete nga COVID, 1 rast i ri në 24 orët e fundit! Në të gjithë vendin 63 pacientë aktivë
28 Qershor 2021, 16:33Asnjë humbje jete nga COVID nuk është shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton vetëm një rast të ri infektimi.
-
Aty ku u shua familja Gushi, e pëson 30 vjeçari me Audi me shpejtësi skëterrë në Levan-Vlorë! Arrestohen 15 shoferë, 2881 gjoba! Hiqen 67 patenta
28 Qershor 2021, 16:26Shoferët si duket nuk zënë mend ndonëse rrugët janë përgjakur nga aksidentet. Shumë afër vendit ku u shua familja Gushi 3 ditë më parë në autostradën Fier-Vlorë, si pasojë e një aksidenti, një tjetër Audi me shpejtësi skëterrë e ka pësuar nga policia ditën e sotme në aksin Levan –Vlorë.
-
'Saranda është gati', Kryebashkiaku Gurma për Report Tv: Presim t'i afrohemi numrit 800 mijë turistë si në 2019-n
28 Qershor 2021, 16:19Saranda është gati dhe pret që në 2 muaj në vijim të ketë një fluks të madh turistësh dhe të mund t'i afrohet vitit më të mirë që ka pasur deri më tani, vitit 2019 kur e vizituan rreth 800 mijë turistë. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, në një intervistë dhënë për Report Tv shprehet se ky qytet i ofron të gjitha dimensionet për turistët dhe pritet një fluks nga i gjithë rajoni por edhe vendet e Evropës lindore.
-
Aksident në Korçë, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi (VIDEO)
28 Qershor 2021, 16:12Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën
-
I vihet flaka një sipërfaqe me shkurre pranë burgut të Fushë-Krujës, banorët: Nuk është hera e parë, s’merret asnjë masë
28 Qershor 2021, 16:07Një sipërfaqe me shkurre jashtë burgut të Fushë-Krujës është raportuar mesditën e kësaj të hëne.
-
U vra në ditën e parë të punës në Velipojë, kamarierët e Shkodrës bëjnë gjestin prekës për Musaenin! Mbledhin bashkishe për familjen Zeneli
28 Qershor 2021, 15:5720 vjeçari Musaen Zeneli i vrarë nga përplasja me armë në Velipojë në ditën e parë të punës si kamarier, sot është përcjellë në banesën e fundit, në lule të rinisë.
-
Humbi jetën në masakrën e Velipojës, shqiptarët bëhen bashkë dhe mbledhin mbi 10 mijë $ brenda pak orësh për familjen e Musaen Zenelit
28 Qershor 2021, 15:49Paratë nuk mund ta kthejnë atë në jetë, e megjithatë kjo iniciativë për të mbledhur para, do i vijë në ndihmë familjes së 20-vjeçarit, Musaen Zeneli, që përtej dhimbjes, të mos i bëhet barrë edhe vështirësia ekonomike.
-
Pas Spanjës edhe Çekia heq kufizimet për udhëtarët shqiptarë
28 Qershor 2021, 15:31 -
Pas aksionit në Sarandë, fadromat e IKMT-së zhvendosen në Vlorë! Fillon shembja e disa shtesave apo objekte të vogla pa leje
28 Qershor 2021, 15:04Pas aksionit nga IKMT në Sarandë dhe Himarë tashme fadromat janë zhvendosur në Vlorë dhe konkretisht në Njësinë Administrative Orikum
-
I dënuar në Gjermani për vjedhje, kapet në pikën kufitare të Hanit të Hotit 42-vjeçari nga Mali i Zi
28 Qershor 2021, 14:58Një 42-vjeçar nga Mali i Zi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër, teksa tentonte të hynte në vendin tonë. Në pranga ka rënë Uka Beganaj, i cili rezulton i dënuar në Gjermani me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.
-
Rrezikonte të mbytej në plazhin e Shëngjinit, shpëtohet fëmija 4-vjeçar nga Kosova
28 Qershor 2021, 14:46Një fëmijë 4-vjeçar ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Shëngjinit. Fëmijë me iniciale E.K nga Kosova është arritur të nxirret nga uji dhe është dërguar me urgjencë në spital. E mitura kishte ardhur me pushime bashkë me familjen në Shëngjin
-
-
Akuzat e Çuçit, ILD: Sa herë duhet marrë përgjegjësi, cenohet pavarësia e magjistratëve dhe institucioneve të drejtësisë
28 Qershor 2021, 14:20Akuzat që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri përmes me emrave konktret për prokurorë e gjyqtarë që po lirojnë kriminelet, ILD shkruan se me keqardhje konstaton se është bërë traditë cenimi i pavarësisë së magjistarëve dhe institucioneve të pavarura atë drejtësisë sa herë që kërkohet marrja e përgjegjësive duke ia vënë fajin gjyqtarëve.
-
Shtegu i Ngjyrave në Kukës, destinacioni i ri i ‘të marrosurve’ pas natyrës! Peizazh mahnitës dhe hapësira pafund
28 Qershor 2021, 14:18Shtegu i Ngjyrave në Kukës është destinacioni më i ri turistik në verilindje të vendit që po mbledh në fundjavë qindra të apasionuar pas natyrës. Vetëm në fundjavën që lamë ky shteg mblodhi 300 vizitorë nga Shqipëria dhe Kosova. Shtegu i Ngjyrave u promovua një vit më parë nga dy të rinjtë kuksianë, Ermal Hallaçi dhe Afrim Tahiraj e ndërsa sot ëshët kthyer në një atraksion turistik.
-
I jepet lamtumira 20-vjeçarit Musaen Zenelit, myftiu i Shkodrës: Largohesh nga cinizmi i atyre që të 'qanë' në Facebook dhe po shkatërrojnë këtë vend
28 Qershor 2021, 14:11Paraditën e së hënës, më 28 qershor 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mori pjesë në xhenazen e të riut jetim Musaen Zeneli, 20 vjeçarit, që humbi jetën në mënyrë tragjike një ditë më parë në tragjedinë e dhimbshme të Velipojës, ku katër persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur
-
Rama-Manastirliu inspektojnë laboratorin e ri në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’: Nis investimi 1 milion dollarë për urgjencën dhe sallat e operacionit
28 Qershor 2021, 14:02Nis projekti për investimin në maternitetin “Koço Gliozheni”, faza e parë e të cilit do të jetë 1 milion dollarë, për rehabilitimin e plotë të Urgjencës, Qendrës së Gruas, sallave të operacionit dhe pajisjen e tyre me aparatura të teknologjisë së lartë
-
Qershori do të mbyllet me temperatura të larta, meteorologu për Report Tv: Ditët e para të korrikut sjellin një freskim të motit, por do të vijë sërish vala e të nxehtit
28 Qershor 2021, 13:46Fundi i muajit qershor na ka përballur me temperatura të larta për shkak se vendi ynë është përfshirë nga masa ajrore të ardhura nga veriu i Afrikës. Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje me Skype për 'Report Tv' foli me detaje për dy muajte tjerë të verës duke thënë se i nxehti do të vazhdojë përsëri.
-
Situata e rendit në vend, eksperti i kriminalistikës, Karamuça: Përgjegjësia direkte mbi drejtorin e Policisë së Shtetit! Këto ngjarje nuk kanë lidhje me gjyqtarët dhe prokurorët
28 Qershor 2021, 13:36Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça thotë në një intervistë për Report TV, se përgjegjësia bie mbi drejtuesin e Policisë së Shtetit dhe se ministri Çuçi nuk ka pse të justifikojë policinë. Karamuça thotë se këto ngjarje nuk kanë lidhje me prokurorët dhe gjyqtarët. Sipas tij këto kanë lidhje me një strategji jo të mirë menduar nga ana e Policisë së Shtetit, për mënyrën sesi duhet përballuar ky sezon veror i cili po vjen më shumë intensitet të lartë kriminal
