Kronikë
-
Një banesë në lagjen Palorto në Gjirokastër është përfshirë nga flakët. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një nga dhomat e banesës është shkrumbuar ndërsa anëtarët e familjes kanë shpëtuar të gjithë.
22 Dhjetor 2021, 22:49 -
Skandali me pagat, Karaj në ‘Repolitix’: Janë publikuar nga ‘Tatimet’ ose Ministria e Financave! Koçi: S’kemi garanci për të dhënat! Gazetari Rusta: Shteti t'i rinovojë kartat e identitetit qytetarëve
22 Dhjetor 2021, 22:37Skandali me të dhënat e publikuara për pagat e të gjithë punonjësve të sektorit publik dhe atij privat është kthyer në kryefjalën e ditës së sotme. Emisioni ‘Repolitix’ në Report Tv trajtoi këtë mbrëmje pikërisht këtë skandal. I ftuar në studio, pedagogu Alban Koçi e cilësoi si një ngjarje të rëndë pasi cënohen të dhënat e qytetarëve. Ai theksoi se shteti e ka humbur rolin e tij, pasi ai duhet të garantojë ruajtjen e të dhënave sensitive.
-
'Krim që synon destabilizim', Erion Braçe reagon për skandalin me pagat: Një pjesë e rrogave ngjajnë si produkt lavatriçesh, si ka mundësi që Duka merr veç 40 mijë lekë
22 Dhjetor 2021, 20:23Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në lidhje me skandalin e publikimit të pagave të mbi 637 mijë shqiptarëve. Deputeti i PS shprehet se duhet të hetohet dhe përgjegjësit e kësaj situate të ndëshkohen.
-
Aksident me vdekje në Milot, makina përplas një person me biçikletë! Shoferi shoqërohet në komisariat
22 Dhjetor 2021, 19:03Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Mamurras në afërsi të mbikalimit në Milot.
-
SHËNIM/ Ja pse Shqiptarja.com ka vendosur të mos botojë asnjë emër nga database e vjedhur i pagave
22 Dhjetor 2021, 17:48Shqiptarja.com ka vendosur që të mos i publikojë këto të dhëna duke respektuar ligjin, etikën profesionale dhe privatësinë e gjithkujt.
-
Do fuste drogë te babai në burg, policia e Kukësit i gjen 50 gr kokainë 9-vjeçares! Ishte fshehur në tullumbace
22 Dhjetor 2021, 16:53Policia e Kukësit ka sekuestruar 50 gr kokainë në xhupin e një 9-vjeçareje e cila do ta fuste drogën tek babai në burg. Report Tv mëson se kokaina u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9-vjeçare të të paraburgosurit.
-
-
Kërcënoi me thikë qytetarët dhe efektivët e policisë në lokal, arrestohet 44-vjeçari në Poliçan
22 Dhjetor 2021, 16:32Kanë qenë disa qytetarë që kanë denoncuar se një person ka hyrë në ambientet e një lokali dhe ka kërcënuar njerëzit që ndodheshin aty. Pas mbërritjes së policisë, 44-vjeçari ka kërcënuar edhe efektivët.
-
E rëndë në Tiranë, 30-vjeçari bie aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku po punonte dhe humb jetën
22 Dhjetor 2021, 16:15Sipas policisë viktima është i riu me inicialet A.G. Mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
-
-
Sekuestrohen qindra kapsollë e fishekzjarrë në Shkodër, disa me fuqi të lartë shpërthyese! Nën hetim penal 67-vjeçari
22 Dhjetor 2021, 14:19Policia e Shkodrës ka kryer kontrolle në subjekte të ndryshme për parandalimin e futjes dhe të tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike
-
U dorëhoq nga drejtësia, SPAK sekuestron 7 prona të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj! Nën hetim për deklarim të rremë pasurie
22 Dhjetor 2021, 13:59SPAK i ka sekuestruar sot 7 prona ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, i cili po hetohet për deklarim të rremë. Bëhet me dije se Zenelajt i janë sekuestruar 1000 metra tokë në Porto Palermo dhe 2 garazhe në Ishull-Shëngjin. Po ashtu atij i është sekuestruar 1 dyqan dhe 3 apartamente në Ishull-Shëngjin.
-
-
-
Skandal me të dhënat private, pagat e mbi 637 mijë shqiptarëve dalin në publik! Nisin hetimet për Drejtorinë e Tatimeve! Qeveria: Nuk ka rrjedhur nga Ministria e Financave
22 Dhjetor 2021, 12:50Një skandal ka ndodhur me të dhënat private të shqiptarëve ku janë publikuar pagat e mbi 637 mijë punonjësve publik e privat, krahas së cilës tregohet edhe numri i kartës së identiteti dhe vendi ku ata punojnë. Kjo ka bërë që Prokuroria e Tiranës të nis menjëherë hetimet për Drejtorinë e Tatimeve nga dyshohet se mund të ketë rrjedhur informacioni.
-
I akuzuar se vrau 25-vjeçarin Xhulian Bullari në Vlorë, Bledar Selmanaj tenton të arratiset nga Spitali i Burgut në Tiranë! 3 muaj më parë tentoi të vetëvarej në Peqin
22 Dhjetor 2021, 12:25Bledar Selmanaj, i dyshuar si autori i vrasjes së Xhulian Bullarit, ka tentuar të arratiset nga spitali i burgut në Tiranë ku ishte për mjekim. Ai më parë ka tentuar të vetëvritet në qelinë e burgut të Peqinit.
-
Falsifikuan dokumentet duke përvetësuar 6 mijë m² pronë në Kashar, dy të arrestuar
22 Dhjetor 2021, 12:16Dy persona janë arrestuar pasi akuzohet se kanë falsifikuar dokumente për të përvetësuar prona në Tiranë. Përmes falsifikimit të dokumenteve kanë mundur që të marrin pronë në zonën e Kasharit me një sipërfaqe 6 mijë m².
-
E ngacmonte seksualisht, nëna shqiptare i nguli 12 herë thikën 68-vjeçarit italian, zbardhet dëshmia: Ishte edhe i dhunshëm, por më nevojiteshin paratë
22 Dhjetor 2021, 11:02“Ishte i dhunshëm. Unë i plotësoja të gjitha kërkesat sepse kisha frikë. Shkova tek ai...me nevojitej puna”, këto janë fjalët e Mide Ndreut, nënës shqiptare që qëlloi me thikë burrin 68-vjeçar për të cilin kujdesej në Itali, pasi ai e ngacmonte seksualisht.
-
Rezultoi pozitive në testin e drogës me normë të lartë kokaine, përjashtohet efektivja e policisë në Elbasan! Drejt shkarkimit edhe një tjetër
22 Dhjetor 2021, 10:57Burimet konfirmojnë se punonjësja e policisë ka rezultuar pozitive me një normë të lartë të testit të drogës të llojit kokainë, çfarë ka bindur drejtuesit për përjashtim nga radhët e policisë. Efektivja, menjëherë pas daljes së rezultatit të parë është tërhequr nga policia vullnetarisht, por më pas është zyrtarizuar edhe me përjashtim
-
Siguronin ftesa fiktive të huajve nga Egjipti që të vinin në Shqipëri për t’i çuar drejt BE-së, arrestohet 49-vjeçari, nën hetim penal 3 gra
22 Dhjetor 2021, 10:54Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar gjatë një operacioni të koduar “The Invitation”, për të goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së