Kronikë
-
Një 30-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë, si pasojë e një aksidenti. Viktima është identifikuar si Drilon Gjoni, ndërsa aksidenti u regjistrua në aksin rural Ballejë-Krastë.
29 Qershor 2021, 07:31 -
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
29 Qershor 2021, 07:10Vendi ynë do të vijojë të qëndrojë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta edhe gjatë këtyre ditëve të fundit të qershorit. Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të mbizotërohet nga kthjellimet në zonat bregdetare dhe të ulëta, por vranësira kalimtare kanë zonat malore.
-
Vrasjet e aksidentet, eksperti i sigurisë Nako: Ministria ka detyrë të godasë rrënjët e krimit, deklaratat e Çuçit si parullat klasike, s'zgjidhin problemin
28 Qershor 2021, 22:46Ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në vend janë komentuar nga eksperti i çështjeve të sigurisë Pëllumb Nako. Sipas tij qeverisja nuk i ka orientuar reformat drejt rrënjës së krimit dhe për pasojë jemi në këtë nivel kriminaliteti. Nako deklaroi se ministria e Brendshme ka për detyrë që të godasë rrënjët e krimit.
-
Mbërrijnë 24,040 vaksina anti-COVID të Pfizer dhe Astrazeneca në Rinas
28 Qershor 2021, 22:2724,040 vaksina anti-COVID sapo kanë mbërritur në Shqipëri! Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa shton se në total deri më tani në vend kanë ardhur 1,103,690 doza.
-
Komentoi në Facebook-un e Manastirliut, qytetares i premtohen 50 mijë euro nga një faqe mashtruese
28 Qershor 2021, 21:49Ermira Muça nga Mamurrasi ka denoncuar në emisionin “Stop” një rast mashtrimi. Ajo ka rrëfyer se para disa kohësh ka bërë një koment në faqen e Facebook të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe direkt i është dërguar një link duke iu thënë se ishte fituese e 50 mijë Eurove.
-
Tiranë/ 40 vjeçari bën për spital bashkëjetuesen, arrestohet nga policia
28 Qershor 2021, 21:42Një tjetër rast dhune në familje raportohet në Tiranë. Një 40 vjeçar ka rrahur bashkëjetuesen e tij e cila ka përfunduar në spital.
-
Shpërthim në Elbasan, në zonën e ish-Kombinatit metalurgjik
28 Qershor 2021, 21:07Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit Metalurgjik ne Elbasan.
-
Vendimi i Kryeministrit Rama, Enkelejda Muça largohet nga Avokatura e Shtetit, emërohet në vend të saj Brunilda Lilo
28 Qershor 2021, 21:02Nga sot Brunilda Lilo do të jetë Avokatja e Përgjithshme e Shtetit. Vendimi i Këshillit të Ministrave është botuar sot në fletoren zyrtare. Ajo ka zëvendësuar në këtë detyrë Enkelejda Muçajn. Lilo ka mbajtur më parë detyrën e Avokates së Shtetit pranë Zyrës së Gjykatave të huaja, ndërkombëtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar.
-
-
Përplasi makinën me kamionin në Tropojë, arrestohet 34 vjeçari! Nga aksidenti u plagos pasagjerja
28 Qershor 2021, 20:07Arrestohet një 34 vjeçar në Tropojë i cili ka humbur drejtimin e makinës dhe është përplasur me një kamion
-
Dëshmia rrëqethëse e nënës së Musaenit të vrarë në Velipojë: Lava rrobat me gjak të djalit dhe nuk e dija që ishin të fëmijës tim! Më ka mbetur në mendje gëzimi i tij
28 Qershor 2021, 19:47Në shtëpinë e Anila Zenelit ra një tragjedi e madhe. Mesnatën e 28 qershorit djali i saj, Musaeni mbeti i vrarë pas një konflikti për shezlonat, mes pronarëve të dy lokaleve, në njërin prej të cilëve punonte edhe 19-vjeçari. Musaeni ishte viktima e pafajshme e masakrës në Velipojë.
-
Me 15 korrik inaugurohet bypass-i i Vlorës, Balluku: Po e hapim për të lehtësuar trafikun, jo për të bërë gara! Do ketë shumë policë rrugorë, shoferët të bëjnë kujdes
28 Qershor 2021, 19:37Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije se në 15 korrik do të hapet bypass-i i Vlorës, duke e cilësuar si një datë të panegociueshme.
-
Koalicioni kundër ISIS, Xhaçka: Lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm, prioritet i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit
28 Qershor 2021, 19:12Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS (D-ISIS), që u mbajt sot në Romë, nën bashkë-kryesimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme të Italisë.
-
'Nxorën kriminelët nga burgu', Gjykata e Vlorës dhe ajo e Fierit-Çuçit: Deklarata të tilla s'i shërbejnë imazhit të Gjykatës për dhënien e drejtësisë
28 Qershor 2021, 19:10Institucionet si duket po bëjnë ping-pong duke kaluar përgjegjësitë te njëra tjetra. I pari ishte Blendi Çuçi, i cili duke folur për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur së fundmi e drejtoi gishtin ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve duke thënë se kanë liruar nga burgu kriminelë. Në përgjigje të kësaj deklarate pas ILD ka reaguar edhe Gjykata e Fierit dhe e Vlorës
-
Plani i SHBA-BE/ Dosjet e pasurive të 2600 zyrtarëve do publikohen në 2021, detaje nga projekti që ka trembur të korruptuarit, jo më zarfe të mbyllura dhe mundësi ndërhyrje
28 Qershor 2021, 18:48Drejt finalizimit projekti 3-vjeçar i ndërkombëtarëve për ngritjen e sistemit të publikimit online të deklaratave të pasurive të rreth 2600 zyrtarëve në Shqipëri, transparencë dhe asnjë mundësi ndërhyrje, ndryshon edhe mënyra e deklarimit të pasurive
-
-
Pamje me dron, ja ecuria e punimeve për Unazën e Madhe në zonën e Astirit! Rama: Vepra më komplekse inxhiniere e infrastrukturës shqiptare
28 Qershor 2021, 18:28Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e kësaj të hëne pamje me dron nga ecuria e punëve për Unazën e Madhe në zonën e Astirit. Punimet për këtë vepër, kreu i qeverisë i ka konsideruar “vepra më komplekse inxhiniere e infrastrukturës shqiptare”.
-
Masakra në Velipojë, Ademi për Report Tv: Mund të ishte parandaluar! Ministria e Turizmit ka dhënë deri tani vetëm 1 leje për plazh privat! E pafalshme vonesa
28 Qershor 2021, 18:15Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi në një intervistë për Report Tv, ka bërë fajtor shtetin për ngjarjen e ndodhur në Velipojë që përfundoi me 4 viktima. Përballë gazetarit Ergys Kavaja, Ademi tha se është absurde që në kulmin e sezonit turistik, bizneset të mos kenë një kontratë për shfrytëzimin e hapësirës së plazhit.
-
-
