Kronikë
-
Banorët e Piskovës, kanë paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve ekstreme duke nisur me bllokimin e funksionimit të aparatit të Bashkisë së Përmetit apo dhe veprime të tjera që do të ndërmerren në varësi të situatës së krijuar. Ata betohen se plehra në Piskovë nuk do të depozitohen veçse nëse do të shkelin mbi trupat e tyre.
6 Dhjetor 2021, 17:25 -
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Lezhë! Shoferi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
6 Dhjetor 2021, 16:30Burime bëjnë me dije se shoferi ka braktisur mjetin duke u larguar nga vendngjarja ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e tij dhe zbardhjen e aksidentit.
-
Votimi/ Gruaja e Andi Bejtjas sfidoi ‘Venecian’ dhe doli në krah të Metës, e vetmja në Kushtetuese që kërkoi përmbysjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019
6 Dhjetor 2021, 16:20Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Sonila Bejtja rendit argumentet kundër zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, e vetmja që kundërshtoi opinionin e Venecias që kërkesa e Shoqatës së Bashkiake të mos merrej në shqyrtim. Sonila Bejtja është bashkëshortja e Andi Bejtjas, analist pranë LSI-së dhe themelues i një televizioni pranë Familjes Berisha, Meta e emëroi në mënyrë të diskutueshme në Kushtetuese.
-
VIDEO/ Kthyen katin e katërt të banesës në serë kanabisi, arrestohen babë e bir në fshatin Shënavlash të Durrësit! Në pranga edhe 3 punonjës të OSHEE! Sekuestrohen 15 kg kanabis
6 Dhjetor 2021, 15:06Babë e bir janë arrestua ditën e sotme në Shënavlash të Durrësit, pasi kishin kthyer katin e katër të banesës në serë kanabisi. Janë arrestuar në flagrancë Sherif Kola dhe djali i tij Igli Kola, banues në fshatin Shënavlash, ndërsa në pranga kanë rënë edhe 3 punonjës të OSHEE.
-
Shtyhet seanca në KPA për Luan Dacin, ONM kërkon shkarkimin pas dënimit deri në Gjykatë të Lartë
6 Dhjetor 2021, 15:03Teksa pritej shqyrtimi i fatit të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, KPA ka shtyrë për nesër seancën. Shtyrjen e kërkoi vetë Daci.
-
SPAK kërkon 19 vite burg për Blendi Tetën, i akuzuar si vrasës i ish-policit Santiago Malko, shtyhet seanca e sotme! Mungon avokati mbrojtës
6 Dhjetor 2021, 14:3919 vite burg për Blendi Tetën, të dyshuarin si autor të vrasjes e Santiago Malkos. Kjo ishte pretenca e Prokurorisë së Posaçme dhënë më 8 nëntor por procesi vazhdon pasi avokati mbrojtës nuk paraqitet. Edhe sot nuk është paraqitur avokati mbrojtës për të bërë konkluzionet duke shtyrë seancën.
-
Padia ndaj Veliajt për shpifje, SPAK rrëzon Grida Dumën, kërkon pushimin e çështjes: Nuk ka elementë të veprës penale
6 Dhjetor 2021, 13:16Padia e Grida Dumës ndaj Erion Veliaj për shpifje SPAK kërkon pushimin e cështjes. Sipas prokurorit Behar Dibra kryebashkiaku ska shkelur ligjin dhe ska konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.
-
-
Përfitues edhe porositësi i vrasjes së komisarit Cuku! Hetimi në Greqi zbulon skandalin, si pajiseshin me pasaportë greke krerët e organizatave mafioze, shumë prej tyre shqiptarë
6 Dhjetor 2021, 12:32Ditën e djshme u njoftua se porositësi i vrasjes së komisar Artan Cukut, rezulton të jetë pajisur me identitet të rremë grek për t’i shpëtuar ekstradimit në Shqipëri. Ky lajm është konfirmuar edhe nga një hetim i gjerë i institucioneve greke që përfshin shumë kriminelë të rrezikshëm, shumë krerë të organizatave mafioze që janë pajisur me identitet grek. Hetimet dhe skemën që ata përdornin e ka sjellë në një shkrim sot gazeta e madhe greke Kathemirini.
-
-
ARRSH aksion për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme në Maminas në aksin Tiranë-Durrës, bizneset kundërshtojnë: Të bëhet rrugë dytësore
6 Dhjetor 2021, 11:49Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon me aksionin për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme, ku në aksionin sot në Maminas në aksin Tiranë-Durrës pati edhe prezencë të shumtë të policisë, për shkak të kundërshtimit të pronarëve të bizneseve.
-
Tjetër i arrestuar për baste sportive në Tiranë, prangoset 39-vjeçari
6 Dhjetor 2021, 11:37Një tjetër person është arrestuar nga operacioni i policisë së shtetit kundër paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit.
-
Festat e fundvitit, merren masa të reja për parandalimin e infektimeve nga COVID në burgje! Familjarët do t’i vizitojnë të afërmit me certifikatë vaksinimi
6 Dhjetor 2021, 10:58Burgjet kanë ndëmarrë masa të reja për parandalimin e infektimeve nga COVID, pas fluksit të shtuar që mund të ketë për festat e fundvitit dhe takimeve në burgje. Familjarët do të lejohen të takojnë të afërmit e tyre vetëm me test ose pasaportë vaksinimi.
-
-
-
Vrasja e oficerit të policisë në Lezhë 2 muaj më parë, Saimir Hoxha e arrestoi në flagrancë dhe ia referoi prokurorisë Aldi Ramën! Mllefi i të riut dyshohet shkak i ekzekutimit
6 Dhjetor 2021, 09:43Saimir Hoxha rezulton të jetë një ndër personat që ka përgatitur dhe firmosur procesverbalin e arrestit për Aldi Ramen, në njërin nga dy rastet që ai është arrestuar. Në këtë pikë ka dyshime të forta, se i riu mund të ketë patur një mllef të madh me oficerin e policisë, nën komisarin Saimir Hoxha, ndaj dhe ka qëlluar me armë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend, sapo oficeri Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit.
-
VIDEO që tronditi Lezhën/ Mësynë në lokal të armatosur e me maska, zbulohen 3 personat! Njëri prej tyre nipi i deputetit, Rrahman Rraja! I arrestuar më parë për trafik droge
6 Dhjetor 2021, 09:37Në kërkim janë shpallur, Roan Brahimi, 29-vjeç, banues në Fushë-Krujë, Alesio Dobrozi, 31 vjeç, si dhe Ramazan Rraja, 28-vjeç, banues në Fushë-Krujë, nipi i deputetit të PS-së, i arrestuar më parë në Holandë për trafik droge dhe për dhunë! Asnjë i arrestuar për ngjarjen tronditëse brenda lokalit! Report tv mëson se dyshohet se mes ‘grupeve rivale’ të rinjve, ka pasur konflikt për prishje të pazareve të drogës.
-
-
Me pistoletë me fishekë në brez, arrestohet 38-vjeçari në pikën kufitare në Morinë
6 Dhjetor 2021, 08:50Një 38-vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa leje në pikën kufitare të Morinës. Policia njofton se ndaloi një mjet tip "Benz", me drejtues shtetasin K. N., 38 vjeç, banues në Durrës dhe pas kontrollit fizik të tij i gjeti një armë zjarri pistoletë, me fishekë
-