Kronikë
-
Një vit më parë, në një ngjarje shumë rëndë që tronditi vendin dhe shkaktoi protesta të mëdha, një i ri 25-vjeçar humbi jetën nga një plumb i dalë nga arma e punonjësit të policisë, Nevaldo Hajdaraj.
8 Dhjetor 2021, 09:49 -
Gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Kamëz një 71-vjeçar italian, dyshohet arrest kardiak
8 Dhjetor 2021, 08:22Një 71-vjeçar italian është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një hotel në Kamëz. I moshuari me inicialet A.S., u gjet nga shërbimet e hotelit, ndërsa sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
-
Dyshohet se po vidhnin naftë me dy autobote në Visokë-Qafë Kash, policia shoqëron disa persona
7 Dhjetor 2021, 22:51Dyshimet janë se nafta bruto mund të jetë vjedhur me autobotë, të cilët duhet të pomponin ujë në shtresat e nëntokës, proces teknologjik që kryehet në shtresat e nëntokës.
-
Rezervuarët dhe përrenjtë kërcënojnë me përmbytje Gramshin dhe Peqinin dhe Cërrikun, drejtuesit lokal: Ministria e Bujqësisë nuk na ofron ndihmë!
7 Dhjetor 2021, 21:17Si pasojë e intensitetit të reshjeve të shiut ka pasur rritje të nivelit të lumenjve dhe përrenjve. Bashkitë më të prekura janë Gramshi dhe Peqini, ku nevojitet zbrazja e rezervuarëve, të cilat janë në nivele kritike dhe mund të rrezikojnë të përmbysin fshatrat.
-
12-vjeçari i “arrestuar” 67 herë në Tiranë
7 Dhjetor 2021, 20:31Ergysi, i moshës 12 vjeç kryeson rekordin prej 67 herësh i shoqëruar në komisariate
-
VIDEO/ Përfshihet nga flakët banesa pranë burgut të grave në Tiranë! Banorët dalin jashtë! Zjarrfikësit në vendngjarje
7 Dhjetor 2021, 20:30Burime për Report Tv bëjnë me dije se banorët kanë dalë të gjithë jashtë ndërsa nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale. Sakaq, raportohet se zjarri ka rënë në një banesë ku jetonte me qira 39-vjeçarja me inicialet E.K.
-
‘Më kanë kërcënuar, unë vetëm ujisja kanabisin’, i riu shqiptar kapet me ‘shtëpi bari’ në Angli, dënohet me dy vite burg
7 Dhjetor 2021, 20:20Malbor Luzi është dënuar me dy vite burg nga autoritetet britanike, pasi u kap pak kohë më parë duke u kujdesur për rritjen dhe kultivimin e bimëve narkotike, brenda një ‘shtëpie bari’ në Angli
-
Avokat Idajet Beqiri ngre dyshime: Arsyet pse është e vështirë të besohet se Adem Rusi është vetëvrarë! Shteti shqiptar indiferent! 2 shkaqet kryesore pse po vriten shqiptarët në Greqi
7 Dhjetor 2021, 19:32Avokat, Idajet Beqiri ka ngritur alarmin se shqiptarët po vriten në burgjet e Greqisë. Ndalur te rasti konkret, te rasti i Adem Rusit, që sipas mediave greke është vetëvrarë, avokati ngre dyshime që ngjarja nuk është ashtu siç raportohet e për këtë jep argumente.
-
Korçë/ 39-vjeçari gjendet i pajetë në banesë! Policia: Ishte përdorues droge
7 Dhjetor 2021, 19:27Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 39-vjeçarit. Një ekspertizë më e detajuar do të zbulojë nëse viktima ndërroi jetë nga mbidoza e drogës apo ndonjë shkak tjetër.
-
Zhbllokoi 7 ton ushqime të skaduara, gjyqtari Elidon Papazisi ia mbath nga drejtësia pasi u njoh me dosjen e Vetingut, u denoncua edhe për mbrojtjen e ndërtimeve të paligjshme
7 Dhjetor 2021, 18:20Komisioni i Vetingut përjashton për 15 vjet nga drejtësia gjyqtarin e Gjirokastrës Elidon Papazisi si dhe prokuroret e Elbasanit Ermira Tafanin dhe Armanda Xhaferrin, dhanë dorëheqjen nga frika e Vetingut
-
Morinë/ Kapet me 39 mijë euro të padeklaruara në makinë dhe një pajisje që prodhon kriptomonedha! Në hetim i riu nga Maqedonia e Veriut
7 Dhjetor 2021, 16:44Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjetën dhe u sekuestruan 39 mijë euro, të cilat B.B., nuk i kishte deklaruar. Sakaq, në makinë u gjet edhe një pajisje që shërben për prodhimin e kriptomonedhave.
-
-
Gjykata e Lartë rrëzon Apelin që 'i fali' 5 vite burg Lulzim Berishës si 'djalë shembullor', vendos rikthimin në qeli! Ish-Kreu i Bandës së Durrësit në arrati
7 Dhjetor 2021, 16:16Lulzim Berisha, i liruar nga Apeli i Gjykatës së Durrësit 5 vite para se të shlyente dënimin prej 25 vitesh burg, do të rikthehet në qeli. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë.
-
Në 6 muaj u filtruan 16 nga 42 oficerë të SHÇBA, procesi për 26 të tjerët pritet të mbyllet në 2022! Pas përfundimit fut në sitë gjithë punonjësit e policisë
7 Dhjetor 2021, 15:38Për afro 6 muaj për 16 nga 42 subjekte të SHÇBA është mbyllur procesi i vetting-ut. 26 të tjerët pritet të filtrohen përgjatë vitit 2022. Pas përfundimit të procesit, SHÇBA merr stafetën e hetimit për vetting-ut në Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës
-
Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Apeli lë në burg të dyshuarin Fredi Rrushi, në 'arrest shtëpie' vëllai i tij
7 Dhjetor 2021, 14:49Fredi Rrushi dhe vëllai i tij Pajtim Rrushi kanë dalë sot para Gjykatës së Apelit të Tiranës, njëri si autor i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha dhe tjetri si bashkëpunëtor.
-
Memaliaj në terr, 6 fshatra pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të rrjetit elektrik! OSHEE në terren
7 Dhjetor 2021, 13:356 fshatra të Memaliajt janë në terr të plotë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike. OSHEE Gjirokastër njofton se po punon për riparimin e dëmeve të shkaktuara në rrjet.
-
Katër vite më parë humbën jetën 3 persona, por ende autoritetet s'kanë marrë masa për rrëshqitjen e gurëve në Torovicë! Banorët: Na bien në oborrin e shtëpisë, po flemë me frikë
7 Dhjetor 2021, 13:12Për shkak të motit të keq me reshje të shumta, gurë të mëdhenj kanë rënë në rrugë, e po ashtu edhe në oborret e banesave të banorëve që jetojnë në zonë, duke ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset atyre.
-
Test droge për policët, ekspertët: Një efektiv përdorues bashkëpunëtor në krim, të ndiqen penalisht! T'i bëhet edhe administratës! Kreu i Sindikatës: Të trajtohen ankesat
7 Dhjetor 2021, 12:57Dy javë pas vendimit që policët t'u nënshtrohen testit të drogës, kanë dalë rezultate e para dhe mesa e kanë konfirmuar deri më tani burime për Report TV, në radhët efektivëve të Vlorës, Sarandës, Elbasanit dhe Shkodrës ka 30 persona që kanë rezultuar pozitivë.
-
Policia Bashkiake thirrje shoferëve: Mos parkoni në vendet që nuk lejohet, do iu vëmë gjobë ose bllokojmë makinën
7 Dhjetor 2021, 12:54Në prag të festave të fundvitit kur vihet re një fluks i shtuar i automjeteve nga jashtë, Policia Bashkiake iu bën një thirrje drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat e sinjalistikës rrugore. Përveç shoferëve që vijnë nga jashtë, policia apelon edhe banuesit e Bashkisë së Tiranës. Në rastet kur mjetet janë parkuar në vendet që nuk lejohet parkingu, polica thotë se do të merren masa administrative, ose mjeti do të bllokohet ose do merret karrotrrec.
-
Aksident në Elbasan, me super makinën Audi A6 del nga rruga në fshatin Mengël, humb jetën 21 vjeçari (VIDEO)
7 Dhjetor 2021, 12:27Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar paraditen e sotme në Elbasan. Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 11:40 në aksin rrugor Elbasan-Librazh, në fshatin Mengël ku viktima Rei Pallosh 21 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Audi A6" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.