Kronikë
-
Një 80-vjeçar ka mbetur i plagosur në Elbasan mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti. Pas ngjarjes, shoferi i automjetit u largua, ndërsa policia po punon për identifikimin e tij.
2 Shtator 2021, 20:34 -
Shqipëria pajiset sisteme Ajrore pa pilot PUMA! Misioni i veçantë rikthen togeren Çollaku nga New Jersey në atdhe
2 Shtator 2021, 20:23SHBA i ka dhuruar Shqipërisë "PUMA-t" dhe një pjesë e anëtarëve të Gardës Kombëtare të New Jersey, mes tyre edhe Çollaku kanë kryer këtë javë fluturime simuluese. Çollaku ka lindur në Shqipëri dhe është transferuar në New Jersey kur ishte adoleshente
-
4 humbje jete nga COVID brenda 24 orëve në vend, 853 qytetarë rezultojnë pozitiv me koronavirus
2 Shtator 2021, 18:204 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 5637 testime kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 853 qytetare
-
Test PCR ose certifikatë vaksinimi në Morinë, radha e makinave për të hyrë në Kosovë shkon në 10 km! Shoferët i bien borisë në shenjë proteste: Kemi orë që presim, më mirë të ishte mbyllur kufiri
2 Shtator 2021, 18:11Për të hyrë në territorin kosovar, qytetarët duhet të paraqesin një test negativ të PCR-së ose vërtetim vaksinimi, por kjo ka shkaktuar një situatë të pazakontë në Morinë. Tashmë prej disa orësh qytetarët që duan të shkojnë në Kosovë, po presin për të kaluar në pikën e kalimit kufitar në Vermicë, gjë që ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh
-
Vlorë, aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Sherishtë, rrezikohen banesat dhe stanet! Digjen dhjetëra rrënjë ullinj
2 Shtator 2021, 17:58Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Sherishtë të Vlorës. Zjarri ka rënë fare pranë staneve dhe banesave dhe dyshohet që të jetë i qëllimshëm
-
Dritan Gina thirret për herë të tretë në Veting, nesër pritet shkarkimi i prokurorit Sali Hasa, KPA merr në dorë dosjen e Shkëlqim Mirit i dënuar për korrupsion
2 Shtator 2021, 17:12Prokurori i Tiranës Dritan Gina është thirrur për t’u paraqitur nesër në Komisionin e Vetingut për t’u njohur me dosjen e verifikimit, nesër vendimi edhe për prokurorin e arrestuar Sali Hasa, caktohen seancat dëgjimore për magjistratët Arben Dyla, Adelina Zarka, Kace Agolli, Ariola Kristo dhe Arben Nika.
-
Kreu i KLSH-së në Report Tv, mesazh për qeverinë ‘Rama 3’, Shehu: Ministrat, kujdes me tenderët dhe paranë publike! 88 auditime drejt përfundimit
2 Shtator 2021, 17:10Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu në intervistën e tij të parë që nga zgjedhja në këtë post, nëpërmjet mikrofonit të Report Tv i bën apel ministrave të rinj, të kenë kujdes me fondet publike dhe të mos abuzojnë me besimin e dhënë nga qytetarët
-
Shtohen rastet me COVID në Vlorë, turistët 'sollën' valën e tretë, Drejtori i Kujdesit Shëndetësor: 90 % e të infektuarve, të pavaksinuar
2 Shtator 2021, 16:23Qyteti më i frekuentuar gjatë verës nga turistët, Vlora, është kthyer tashmë edhe në vatër infeksioni. janë aktualisht 670 të prekur nga COVID, pjesa më e madhe e të cilëve në moshë të re dhe të pa vaksinuar.
-
Bilanci i zjarreve në Gjirokastër/ Dy të vdekur dhe mbi 800 hektarë të djegura! 5 barinj hetohen në gjendje të lirë për zjarrvënie të qëllimshme
2 Shtator 2021, 16:10Mbi 800 hektarë me pyje e kullota janë shkatërruar nga zjarret në Lunxhëri dhe Antigone të Gjirokastrës, por më e rëndë ishte ngjarja në fshatin "Asim Zeneli" ku humbën jetën çifti Haxhiaj. Kreu i ri i Zjarrfikësve Pëllumb Shalari tha në një intervistë për Report Tv se për zjarrvënie të qëllimshme po hetohen në gjendje të lirë 5 barinj, ndërsa për viktimat nuk ka ende asnjë të arrestuar
-
Kanabis dhe dhunë fizike, në pranga 1 person nga Korça nis hetimi në gjendje të lirë për 4 të tjerë
2 Shtator 2021, 14:32Në vijim të punës për “goditjen” e paligjshmërisë në vend, policia e Korçës ka vënë në pranga 1 person dhe hetuar në gjendje të lirë 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale.
-
E arrestuar për korrupsion për tenderin e uniformave të policisë, ish-drejtoreshe e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara kërkon t’i kthehet telefoni
2 Shtator 2021, 13:07SPAK përballet me ish-drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari. Kjo e fundit kërkon lirimin nga sekuestro të celularit te saj. Prokurora kërkon rrëzim të kërkesës me argumentin që celulari është duke u ekzaminuar në mënyrë që të mbledhin provat që u duhen për hetimin.
-
Kanabis në servis makinash, dhunë dhe drejtim automjeti ‘tap’, policia e Tiranës vë në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale
2 Shtator 2021, 10:18Në një kohë kur puna për “goditjen” e paligjshmërisë vijon, policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale
-
Kanabis në doza gati për shitje, armë dhe municione luftarake, policia e Lezhës vë në pranga 3 persona, 2 prej tyre të mitur
2 Shtator 2021, 10:03Gjatë kontrolleve të territorit për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje, atyre që shpërndajnë lëndë narkotike dhe personave në kërkim, policia e Lezhës ka arrestuar 3 persona, 2 prej të cilëve të mitur.
-
Droga shpërndahej në lokal në doza të vogla, 3 të arrestuar në Durrës! Kapet edhe një tjetër shpërndarës me makinë
2 Shtator 2021, 09:322 raste të prodhimit dhe shitjes së ëlndëve narkotike janë goditur ditën e sotme në Durrës. Në pranga kanë rënë në total 5 persona. 3 prej tyre kishin përshtatur një lokal në lagjen nr.13, Plazh, për të shpërndarë lëndën narkotike.
-
Vodhi një filial banke, një market dhe sende me vlerë, arrestohet 33-vjeçari! Ishte kthyer në tmerrin e banorëve të Burrelit
2 Shtator 2021, 09:22Një 33-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e sendeve me vlerë, një marketi, madje ka tentuar edhe një filial banke në qytetin e Burrelit.
-
Vidhet për të disatën herë Katedralja 'Ringjallja e Krishtit' në Korçë, dyshohet nga dy të mitur
2 Shtator 2021, 09:09Katedralja "Ringjallja e Krishtit" në qendër të qytetit të Korçës ka rënë pre e vjedhjes për të disatën herë. Dyshohet se dy të mitur kanë thyer dy arkat e katedrales dhe kanë vjedhur një sasi të vogël lekësh që ndodheshin aty,por ende nuk dihet shuma e saktë.
-
Numri i nxënësve bie me shpejtësi, popullata e ciklit 9-vjeçar 5-14 vjeç tkurrje me 2.1% brenda një viti
2 Shtator 2021, 08:52Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në vitin 2021 popullsia në grup-moshën e arsimit 9-vjeçar (5-14 vjeç) ka pësuar rënie me mbi 2,1 për qind në krahasim me vitin 2020. INSTAT raportoi se gjatë në janar 2021 ishin 323,820 fëmijë të moshës 5-14 vjeç, 7,123 më pak se në vitin 2020.
-
Mbërrijnë në Shqipëri 37 afganë, akomodohen në Qytet Studenti! Në total 644 të strehuar në vendin tonë
2 Shtator 2021, 08:18Në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 37 afganë të tjerë, duke e çuar në 644 numrin total të refugjatëve që kanë ardhur në më shumë se një javë në vendin tonë. Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për t'u transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet
-
Temperaturat e ajrit ulen lehtë, si parashikohet moti për sot
2 Shtator 2021, 07:39Vijon Republika e Shqipërisë gjatë pjesës së parë të ditës në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat verilindore dhe juglindore, sipas meteoab. Pasditja sjellë largim të vranësirave nga zonat perëndimore por gjysma lindore e vendit vijon në të njëjtat kushte atmosferike
-
Ora policore hyn në fuqi në 23:00! Të gjithë nxitojnë të ikin në shtëpi, shkaktojnë trafik në ish-Bllok! Mbyllen lokalet
1 Shtator 2021, 23:07Në rrugët e Tiranës, ende ka njerëz të shumtë, ndonëse nga sot ora policore është afruar në 23:00 dhe jo 00:00, siç ka qenë gjatë periudhës së verës. Lokalet kanë respektuar orën policore, duke i shpëtuar gjobës 100,000-700,000 lekë.