Kronikë
-
12 Korrik 2021, 13:05
-
Mbërrijnë mbi 18 mijë vaksina Pfizer, Manastirliu: Vaksinimi derë më derë, do intensifikojmë procesin në të gjitha grupmoshat
12 Korrik 2021, 12:52Ditën e sotme mbërrijnë në vendin tonë 18,720 doza te vaksinave Pfizer që do të shërbejnë për vijimin e vaksinimit masiv në të gjithë vendin. Gjithashtu në vend ka nisur dhe vaksinimi derë më derë ku njësitë e lëvizshme vaksinojnë qytetarët në shtëpitë e tyre. Ky vaksinim do të shtrihet me shtatë njësi lëvizëse në të gjithë territorin, duke rritur aksesin për qytetarët.
-
Ruçi pret në takim zv.kryetarin e Komunës së Preshevës: Do punojmë për respektimin e të drejtave të komunitetit shqiptar
12 Korrik 2021, 12:47Me një dhuratë të veçantë është zhvilluar takimi i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare e njëkohësisht zv.kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Ragmi Mustafa i ka dhuruar Ruçit Çertifikatën e Mirënjohjes së Partisë Demokratike Shqiptare për kontributin e tij në mbështetje të të drejtave dhe të ardhmes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
-
Merr fund skandali me plehrat në Kavajë, bashkia firmos marrëveshjen me landfillin! Drejtori i Shërbimeve, Hysa për Report Tv: Deri nesër situata është normalizuar
12 Korrik 2021, 12:40Problemi i mbeturinave dhe plehrave në qytetin e Kavajës dhe zonën e plazhit të Spille dhe Golemit kanë gjetur zgjedhje pas javësh të tëra që kishin ‘pushtuar’ rrugët dhe ishin kthyer në bombë ekologjike për qytetarët dhe pushuesit gjatë sezonit turistik veror. Drejtori i shërbimeve në Bashkinë Kavajë, Ledio Hysa në një intervistë për Report Tv tha se Bashkia Kavajë dhe landfilli kanë firmosur sot marrëveshjen ku i hapet rrugë vend-depozitimit të plehrave për përpunim.
-
Ndryshon trupa gjykuese në Apelin e GJKKO për Adriatik Llallën, dorëhiqen dy gjyqtarë! Seanca shtyhet për në 16 korrik, avokati kërkoi kohë për t'u përgatitur
12 Korrik 2021, 12:18Ka ndryshuar trupa gjykuese në Apelin e Gjykatës së Posaçme, në lidhje me çështjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla.
-
Sezoni turistik, radhë të gjata makinash në Lungomare të Vlorës (VIDEO)
12 Korrik 2021, 12:17Kulmi i sezonit turistik ka shkaktuar radhë të gjata makinash në Lungomare të Vlorës.
-
Procesi i rindërtimit, Veliaj viziton familjen Dumi në Vaqarr: Nuk do gjejmë rehat derisa të mbarohet edhe shtëpia e fundit
12 Korrik 2021, 11:59Me dy dhurata në duar për dy fëmijët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar familjen Dumi në Vaqarr. Familja Dumi është futur në shtëpi të re, të cilën e ka përfituar nga programi i rindërtimit.
-
-
Atmosfera e zjarrtë e finales së madhe ‘Euro 2020’ mbledh në shesh Veliajn, Kim dhe Bucci-n
12 Korrik 2021, 11:02Finalja e madhe e “Euro 2020” u prit me një atmosferë të zjarrtë në “Tirana Fan Zone”, që prej fillimit të Evropianit është shndërruar në një stadium për të pritur tifozët të shijojnë së bashku lojën e skuadrave të tyre të preferuara.
-
Miliarda për uniformat, zbulohen emrat që firmosen, ja grupi i ngritur në polici
12 Korrik 2021, 11:08 -
-
-
Prangosja nga SPAK e 9 zyrtarëve për tenderin 2.8 miliardë lekësh, Report Tv siguron dosjen e plotë! Ç'ndodhi gjatë prokurimit, inxhinierja që zbuloi gjithçka
12 Korrik 2021, 10:45Report Tv ka siguruar dosjen e hetimeve të zhvilluar nga SPAK, ku shpjegohet nga autoritetet hetimore se çfarë ka ndodhur gjatë prokurimit dhe si u arrit që një uniformë policie të shkonte në total 2800 euro për katër vite.
-
Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 34-vjeçari në Mirditë, vihet në pranga administratori i kompanisë
12 Korrik 2021, 10:36Administratori i një kompanie interneti është vënë në pranga nga policia sepse ditën e djeshme një punonjës ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Administratori është identifikuar si Fatjon Reçi 34 vjeç dhe administronte një kompani interneti.
-
Rrahën të riun dhe qëlluan me armë zjarri në ajër, arrestohet 25-vjeçari në Shijak, subjekt i OFL-së! Shpallen në kërkim dy të afërmit e tij
12 Korrik 2021, 10:34Në pranga ka rënë Astrit Keçi, subjekt i OFL, i cili u arrestua në vitin 2018 nga policia shqiptare pasi kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge, ku ishte dënuar në mungesë me 30 vit e burg. Është e paqartë se kur, apo si, Keçi u lirua nga burgu në Itali, ku u ekstradua. Ndërkohë u shpallën në kërkim Xhulio Keçi dhe Kleart Keçi, të afërm të Astrit Keçit.
-
Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë për uniformat e policisë, GJKKO lë në qeli 8 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, një 'arrest shtëpie'
12 Korrik 2021, 10:27Gjykata Speciale kundër Korrupsionit ka lënë në qeli 8 zyrtarët dhe ish zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe një në "arrest shtëpie", për abuzimin me tenderin e uniformave të policisë së vitit 2020
-
Rikonstruksioni i kabinave, disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike në datat 12, 14 dhe 15 korrik
12 Korrik 2021, 10:16Ditën e sotme dhe me 14 dhe 15 korrik, disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të rikonstruksionit të kabinave.
-
FOTO/ Elbasani me spital të rikonstruktuar pediatrik, Kryeministri Rama publikon pamjet: Punimet po ecin me ritme të larta
12 Korrik 2021, 09:42Rindërtimi i spitalit pediatrik të Elbasanit po ecën me rimte të shpejta dhe brenda vitit 2021 pritet që të ketë përfunduar dhe të jetë gati për të pritur vizitat e fëmijëve.
-
Iku për të prerë dru në mal, zhduket prej një jave 40-vjeçari në Martanesh
12 Korrik 2021, 09:04Agim Shehu, 40 vjeç, nga Kostenja prej një jave rezulton i zhdukur në malet e Martaneshit.
-
Pjesë e grupit të Astrit Avdylaj, ekstradohet nga Gjermania 49-vjeçari, trafikuan 2 ton kanabis në Itali në 2017
12 Korrik 2021, 08:42Petrit Sulejmani, pjesë e grupit ta Astrit Avdylajt, është ekstraduar nga Gjermania ditën e sotme, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.