Kronikë
-
Busti i heroit tonë kombëtar, Gjergji Kastrioti Skënderbeu është vendosur në parkun qendror të Budapestit, përballë statujës së bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit.
5 Korrik 2021, 08:40 -
Operacioni ‘Shpirti’, me 10 vota pro KLP pezullon prokurorin Maksim Sota! Akuzohet për shpërdorim detyre, trafikantët i paguan qiranë në Vlorë
5 Korrik 2021, 07:42Me 10 vota pro, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të pezullojë prokurorin e Vlorës, Maksim Sota, i arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të drogës të quajtur "Shpirti". Ka qenë vetë Sota, ai i cili ka paraqitur kërkesë në KLP për pezullimin e tij nga ushtrimi i detyrës, pasi konstatoi se është subjekt i një procedimi penal dhe këtë herë jo si prokuror, por si person nën hetim. Ky vendim i KLP vjen pasi është njohur me vendimin e SPAK për të marrë të pandehur dhe me masë “arresti shtëpie ndaj prokurorit.
-
Pasditja sjell shpeshtim të vranësirave në vend, parashikimi i motit për ditën e sotme
5 Korrik 2021, 07:22Kthjellimet mbizotërojnë në vend gjatë paradites, por pasditja sjell shpeshtim të vranësirave në vend, ku më të dukshme do të jenë në veri-verilindje duke sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi lokale breshëri në këto zona, sipas sipas MeteoAlb. Mbrëmja ri-kthen kthjellimet në të gjithë shqipërinë.
-
Pa nënkalime dhe mungesë sinjalistike, aksi Lushnjë-Berat burim aksidentesh! Fermerët rrezikojnë jetën
4 Korrik 2021, 21:21Mungesa e sinjalistikës dhe nënkalimeve në rrugën Lushnjë-Berat, rrezikon jetën e fermerëve që kanë tokat në të dyja anët e këtij segmenti. Rasti më i fundit ishte para disa ditësh, kur një 77-vjeçar me karrocë u përplas për vdekje. Për të mos pasur të njëjtin fat, fermerët e myzeqesë kërkojnë të merren masa.
-
Lushnjë, zhvillohet për herë të parë panairi i Shalqirit! Fermerët: Aktiviteti, reklamë për prodhimet tona
4 Korrik 2021, 21:19Panairi i shalqirit dhe pjeprit është zhvilluar për herë të parë në Lushnjë. Fermerët e zonave të Myzeqesë, e shohin këtë aktivitet si një reklamë mjaft të mirë për produktet e tyre.
-
Pushuesit kthehen nga bregdeti jugut, fluks makinash në aksin Radhimë-Vlorë (VIDEOLAJM)
4 Korrik 2021, 20:51Qytetarët janë përballur edhe ditën e sotme me radhë të gjata kilometrike në aksin Radhimë-Vlorë. Që prej nisjes së sezonit turistik dhe temeraturave të larta që është përfshirë vendi ynë, qytetarët zgjedhin të kalojnë fundjavën në brigjet e bregdetit shqiptar. Mbyllja e fundjavës i përball qytetarët me tarfik të lënduar pothujase në të gjitha akset që të lidhin me kryeqytetin.
-
-
Aksident masiv në Fier, dëme të mëdha materiale (VIDEO)
4 Korrik 2021, 20:05Një aksident rrugor ka ndodhur, mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Tre automjete janë përfshirë në akisdent, ndërsa Policia njofton se nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të mëdah materiale.
-
-
Nusreti kërkoi nuse në Shqipëri, por miqtë dhe “gruaja” e zhvatën dhe i mbyllën telefonat
4 Korrik 2021, 19:39Një burrë nga Kosova, i cili erdhi për të kërkuar grua në Shqipëri, këmbëngul se është mashtruar nga miqtë dhe të njohurit, që pasi e kanë zhvatur, kanë mbyllur telefonat dhe nuk i përgjigjen më.
-
Deri ku të çon bixhozi? Burra që humbasin paratë, por kallëzojnë në polici për vjedhje
4 Korrik 2021, 17:56Ndonjëherë përballja me familjarët është me e madhe se frika për t’u përballur me policinë. Këtë e tregon fare mirë numri i kallëzimeve të rreme të të rinjve, kryesisht të gjinisë mashkull, të cilët mbasi humbasin shuma të konsiderueshme në lojrat e fatit, i drejtohen policisë duke pretenduar se i kanë grabitur.
-
Përfshihet nga flakët 1 hektar pyll në Korçë, zjarri aktiv prej 4 ditësh
4 Korrik 2021, 17:16Flakët kanë përfshirë në Korçë rreth 1 hektarë pyje duke shkrumbuar kështu të gjithë bimësinë përreth. Zona e djegur ndodhet në Vithkuq, e quajtur si Maja e Jankës.
-
VIDEO/ 'Skëterrë' deri në 180 km/orë dhe të dehur në timon, arrestohen 8 shoferë! Hiqen 57 patenta në një ditë
4 Korrik 2021, 17:13Çmenduri në rrugët e vendit. Shpejtësi tej normave të lejuara deri në 180 km/orë, drejtim në gjendje të dehur dhe shkelje të tjera. Policia ka njoftuar se në të gjithë vendin sot janë marrë masa drastike, ndërkohë që 57 patenta janë hequr për drejtuesit e mjeteve.
-
COVID19/ Asnjë humbje jete, 2144 testime dhe 1 rast i ri në 24 orët e fundit! 4 të shëruar
4 Korrik 2021, 16:54Asnjë humbje jete, 2144 testim dhe 1 rast i ri në 24 orët e fundit! 4 të shëruar.
-
Pallati i Sportit në Korçë 'bërtet' për rikonstruksion, drejtoresha klubit 'Skëndërbeu': Situata drejt më së keqes
4 Korrik 2021, 16:22Sportistët e rinj në Korçë stërviten në kushte mjaft të vështira pasi pallati i sportit 'Tamara Nikolla' është në gjendje të degraduar. Prej vitit 1975 kur u ndërtua, nuk ka njohur asnjë investim. Drejtoresha e Tatiana Marash tha për 'Report Tv' se fondi për rikonstruksionin e tij është miratuar por procedurat burokratike kanë bërë që të vonojë nisja e punimeve.
-
-
-
-
-
Zaptuan bregdetin me çadra e shezlonge pa leje, procedohen penalisht 2 administratorë subjektesh në Kavajë
4 Korrik 2021, 15:12Operacioni "Bregdeti ynë" vijon në të gjithë vendin, për lirimin e hapësirave të zëna pa leje në bregdet, ndërsa ditën e sotme janë proceduar penalisht 2 administratorë subjektesh në Kavajë.