Kronikë
-
26 Korrik 2021, 11:01
-
Konfirmimi i variantit Delta, Tritan Kalo apel: Higjiena, maska dhe distancimi social, masa të provuara për parandalimin e përhapjes! Mos ngurroni të vaksinoheni
26 Korrik 2021, 10:51Me konfirmimin e pranisë së varianit Delta të COVID një ditë më parë në vendin tonë, mjeku Tritan Kalo e vë theksin edhe një herë te ato që quhen rregulla të thjeshta për të penguar përhapjen e infeksionit, higjiena, distancimi social dhe vendosja e maskës në ambientet e mbyllura. Me një postim në Facebook, Kalo thotë se këto masa, të përdorura ndër dhjetëra vite, nuk e kanë humbur vlefshmërinë e tyre.
-
Tentativë vrasjeje dhe prodhim armësh e municionesh, arrestohet në Vlorë 32-vjeçari i rrezikshëm
26 Korrik 2021, 10:4932-vjeçari ishte shpallur në kërkim pas më datë 13 dhjetor të vitit të kaluar ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 38-vjeçar me iniciale B.A. Policia njofton se ka arrestuar në lidhje me këtë ngjarjen edhe një 47-vjeçar, Klodjan Memokondaj, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.
-
-
Vjedhje, dhunë dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur, policia arreston 3 persona për vepra të ndryshme penale, njeri prej tyre ishte në kërkim
26 Korrik 2021, 10:17Policia e Lezhës vijon punën për goditjen e paligjshmërisë dhe ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale, njeri prej të cilëve ka qenë në kërkim.
-
Qytetarët i drejtohen plazhit, trafik i rënduar në Lezhë
26 Korrik 2021, 10:17Në këto ditë të nxehta vere, qytetarët gjejnë 'shpëtim' në bregdet, por dyndja e tyre në plazhe, ka shkaktuar trafik të rënduar. E tillë paraqitet situata në rrugët e qarkut të Lezhës, ku ka një fluks të jashtëzakonshëm mjetesh.
-
-
Përfundon java e hapur e vaksinimit, Manastirliu: U kryen 70 mijë injektime! Varianti Delta më i transmetueshëm, vaksinimi, thelbësor për kufizimin e përhapjes
26 Korrik 2021, 09:4070 mijë persona janë vaksinuar javën e vaksinimeve të hapura për personat +18 vjeç, duke e çuar shifrën totale të vaksinimeve në 1,138,771. Shifrat u bënë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa dita e djeshme ishte dita e fundit ku qytetarët mbi nga 18 vjeç e lart mund të vaksinoheshin.
-
Prokurori mbylli çështjen e plagosjes me thikë të 5 besimtarëve në xhaminë ‘Dine Hoxha’, imami Kalaja: As të plagosurit s’u thirrën fare për të dëshmuar
26 Korrik 2021, 09:35Pas lajmit se Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 19 prill të këtij viti në xhaminë "Dine Hoxha" në kryeqytet, Rudolf Nikollajt plagosi me thikë 5 besimatrë ka ardhur edhe reagimi i imamit të xhamisë.
-
Petro Koçi dëshmon në SPAK: Të lajmë hesapet me botën e krimit, janë shumë influentë në Fier! I lidhur me LSI dhe ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve
26 Korrik 2021, 09:28Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për të dëshmuar në lidhje me deklaratat e bëra disa ditë më parë në 'Report Tv' se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.
-
-
Vritet 47-vjeçari në Klos, goditet me sende të forta nga gruaja dhe vajza e tij! Policia i arreston! Familja jeton në kushte ekstreme! Fqinjët: Kishin probleme mendore (EMRAT)
26 Korrik 2021, 08:37Një 47-vjeçar është vrarë nga gruaja dhe vajza e tij në Bulqizë. Ylber Lezi është gjetur nga pa shenja jeta dhe i dhunuar në banesën e tij, ndërkohë që bashkëshortja dhe vajza e tij, respektivisht Mine Lezi dhe Aida Lezi, nuk linin policinë të futej në banesë.
-
Rama poston videon nga kantieri i lagjes 'Rilindja' në Fushë Krujë: Punimet në fazat finale për banesat individuale! Për Krishtlindje përfundojnë edhe pallatet
26 Korrik 2021, 08:22Qytetarët të cilët humbën shtëpitë si pasojë tërmetit tragjik të 26 nëntorit në Fushë Krujë, do të futen së shpejti në banesat e reja.
-
Riaktivizohet sërish vatra e zjarrit në malin Dukat, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme! Prefekti i Vlorës: Janë djegur rreth 120 ha tokë
26 Korrik 2021, 07:39Vatra e zjarrit në malin e Dukatit është riaktivizuar sërish, pas disa orësh pasi u shua me mjete rrethanore nga zjarrfikësit e Vlorës. Era dhe thatësira kanë riaktivizuar sërish zjarrin, që siç shihet nga pamjet për përhapet në një pjesë të konsiderueshme të territorit malor
-
Masat ajrore nga Afrika përfshijnë vendin, sot temperatura deri në 39°C
26 Korrik 2021, 07:21Masat ajrore të nxehta dhe të thata më origjinë nga veriu i Afrikës do të përfshijnë vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët gjatë paradites. Sipas MeteoAlb, pasditja sjellë kalime vranësirash në zonat veriore ku rrezikon edhe ndonjë rrebesh afatshkurtër, duke lënë pjesën tjetër të Shqipërisë me kthjellime dhe temperatura të larta.
-
Parakalimi i gabuar shkakton aksident në Berat, fatmirësisht pa të lënduar
25 Korrik 2021, 21:36Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 ku në aksin rrugor Berat-Poshnje dy mjete janë goditur njëri me tjetrin. Të dy mjetet janë tip Benz 220 me targa AA 180 TK si dhe tjetri tip Benz AB 707 CY, ky i fundit ishte marrë me qira dhe drejtohej nga një çift i huaj
-
Ishte izoluar mëngjesin e sotëm nga forcat zjarrfikëse, riaktivizohet sërish vatra e zjarrit në malin e Dukatit
25 Korrik 2021, 21:05Sërish është riaktivizuar vatra e zjarrit në malin e Dukatit. Pas izolimit nga forca zjarrfikëse të Vlorës, sërish është ndezur një vatër zjarri, ku siç shihet tymi dhe flaka kanë mbuluar një pjesë të territorit
-
Personazh/ Thurja me thupër, zanati që i ka mbijetuar historisë! Pëllumb Hysa, zanatçiu që ktheu pasionin në përfitim: Kam bërë çanta edhe për ‘Dolce Gabbana’
25 Korrik 2021, 19:38Report TV sjell historinë personale të mjeshtrit korçar Pëllumb Hysa i cili prej 45 vitesh thur me thupër. Krijimet e tij nga çantat, shportat deri tek karriget janë të shumta, duke depërtuar në disa konkurse ndërkombëtare. Zanatin e trashëguar nga babai, mjeshtri e mban si thesar të çmuar dhe i emocionuar flet për eksperiencën dhe punimet e tij
-
Kishin ndërtuar një rrugë për të shfrytëzuar inertet dhe penguan rrjedhjen natyrale të lumit Shkumbin, në pranga moshuari në Peqin, një 60-vjeçar hetohet në gjendje të lirë
25 Korrik 2021, 19:25Një 65-vjeçar është vënë në pranga në policisë në Peqin, dhe një 60-vjeçar është proceduar penalisht, pasi po shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme inerte dhe penguan rrjedhën natyrale të lumit Shkumbin
-
Rrezikuan që të mbyteshin, forcat e policisë dhe disa pushues shpëtojnë mrekullisht dy vajza të mitura në Golem
25 Korrik 2021, 19:09Dy shtetase të mitura kanë rrezikuar që të mbyten ditën e sotme në Golem, por fatmirësisht janë shpëtuar nga ndërhyrja në kohë e policisë, disa pushuesve dhe e bluzave të bardha