Kronikë
-
Më 5 Maj Këshilli i Bashkimit Europian i ka rekomanduar të vendeve të BE-së vazhdimin e negociatave të integrimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Shefi i politikës së jashtme Joseph Borrel, theksoi se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është një fokus kryesor i unionit. Borrel deklaroi se ka nevojë për vazhdimin e procesit të anëtarësimit për Malin e Zi dhe Serbinë gjithashtu nevojën për liberalizimin sa më parë për Kosovën, teksa vuri theksin edhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.
10 Maj 2021, 17:10 -
Koronavirusi, 4 viktima dhe 30 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend
10 Maj 2021, 17:09Vijon të shënojë ule numri i rasteve të reja me koronavirus në vend, ku në 24 orët e fundit raportohet për 30 persona të infektuar. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se fatkeqësisht janë 4 persona që nuk e kanë fituar dot betejën me këtë virus.
-
Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Varhelyi optimist: Në Këshillin e Punëve të Jashtme për domosdoshmërinë e integrimit të Ballkanit
10 Maj 2021, 16:46Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, teksa ka postuar foto nga takimi i Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian ka nënvizuar se diskutimi ka qenë i frytshëm.
-
Neni për pasurimin e paligjshëm, propozimi që po frikëson politikanët e ish-gjyqtarët, miratimi detyrim nga OKB-ja! Deputetët para një prove të fortë
10 Maj 2021, 16:31Kryeprokurori Olsian Çela i ka kërkuar Kuvendit ndryshimin e Kodit Penal për të shtuar një nen të ri për pasurimin e paligjshëm, propozimi prek njerëzit e politikës dhe drejtësisë me pasuri të dyshimta. Neni i ri buron nga Konventa e OKB-së kundër korrupsionit e pranuar nga Shqipëria që në vitin 2006
-
-
-
-
-
-
Autobusi me pasagjerë kryente manovra dhe parakalime të gabuara, arrestohet shoferi i dehur! Gjatë fundjavë në pranga edhe 16 shoferë të tjerë
10 Maj 2021, 15:38Autobusi u konstatua nga policia në rrugën e Rinasit, duke kryer manovra dhe parakalime të gabuara, ndërsa pas ndalimit, rezultoi se drejtuesi i autobusit, shtetasi A. S., 50 vjeç, i cili po transportonte pasagjerë nga Tirana në Valbonë, ishte i dehur
-
-
-
Dita Kombëtare e Drejtësisë, Kim: Reforma po ecën, s'ka vend për të korruptuar! Metani: Kur politika s'gjen kufijtë, gjyqtarët e prokurorët të ruajnë pavarësinë e institucioneve
10 Maj 2021, 15:24Gjatë aktivitetit të zhvilluar në kuadër të Ditës Kombëtare të Drejtësisë ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim tha se institucionet po funksionojnë dhe se reforma në drejtësi po ecën përpara. Ndonëse vlerësoi se janë bërë shumë hapa përpara, Kim tha se mbetet ende shumë për t’u bërë, ndërsa shprehu mbështetje ndaj titullarëve të institucioneve të reja të drejtësisë
-
Mbërrijnë në Shqipëri 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, Rama: Deri tani kemi marrë më shumë se 760 mijë në total! Vijojmë pa ndalur për të kryer 1 milion vaksinime
10 Maj 2021, 14:56Kanë mbërritur në Shqipëri 11700 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar numrin total të vaksinave të mbërritura në vend në më shumë se 760 mijë.
-
-
-
-
-
-