Kronikë
-
Piromanët po marrin ndëshkimin e merituar për dëmet që i kanë shkaktuar natyrës. Një 20-vjeçar nga Përrenjasi është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet për zjarrvënie
20 Gusht 2021, 11:05 -
SKANDAL/ Festa e çmendur e të rinjve me drogë në Itali do mbahet me 1 shtator në Shqipëri?! Në Romë vdiq një i ri britanik, policia e bllokoi...po policia shqiptare?
20 Gusht 2021, 10:58Një festë e frikshme dhe abuzive e quajtur “Rave Party” mbajtur në një fshat pranë Romës, ku të rinjtë konsumojnë drogëra të paligjshme, ka mundësi të mbahet edhe në Shqipëri më 1 shtator. Njoftimin e japin pjesëmarrës të festës së çmendur, cituar nga mediat italiane, ndërsa në Shqipëri nuk ka asnjë njoftim apo reagim. Në Itali, festa e tërbuar shkakoi vdekjen e një të riu britanik, ndërsa policia atje ndërhyri për ta bllokuar.
-
Zjarret në Gjirokastër ku mbetën viktima çifti i bashkëshortëve në fshatin Asim Zenel, shkarkohet shefi i Zjarrfikëses
20 Gusht 2021, 10:45Shkarkohet shefi i Zjarrfikëses Gjirokastër Kujtim Bizhga. Duket se situata e ditëve të para të gushtit në Gjirokastër me djegien e qindra ha pyje e kullota në Bashkinë Gjirokastër si dhe humbja e jetëve të një çifti në fshatin Asim Zeneli, kanë qenë shkaqet e shkarkimit te Kujtim Bizhges nga posti i shefit të PMNZSH se Gjirokastrës.
-
Afganët me syrin e një shqiptareje që jetoi me ta
20 Gusht 2021, 10:36Nga syri i një shqiptareje që ka punuar në mes të afganëve ku ka gjetur mikpritje dhe bujari është e papranueshme kjo urrejtje e shqiptarëve ndaj refugjatëve që Shqipëria ka vendosur t’i mikpresë.
-
Shtyhet data e fillimit të vitit të ri shkollor, Kushi: Nxënësit kthehen në klasa më 27 shtator, nga 1 shtatori mësim plotësues me dëshirë
20 Gusht 2021, 10:26Viti i ri shkollor është shtyrë, nga data 13 shtator që ishte planifikuar, do të fillojë në 27 shtator. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, e cila tha se ky vendim është marrë për të zgjatur periudhën e mësimit plotësues, i cili nis më datë 1 shtator 2021
-
Me kallashnikov e drogë në 'Range Rover', arrestohet 27 vjeçari në Kurbin, në kërkim për vjedhje! Policia: Dyshohet se mund të kryente vrasje ose grabitje
20 Gusht 2021, 10:25Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Kurbin, pasi u kap me armë zjarri e kanabis në makinë. Në pranga ka rënë Armando Marashi, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje, ndërsa sipas Policisë, dyshohet se i riu mund të ishte nisur për të kryer vrasje, ose grabitje me armë.
-
-
Durrës/ Superatentati i dështuar në fabrikën e çimentos, zbulohet depoja ku u blenë 50 kg tritol! Pronari: Ua shesim vetëm subjekteve të licencuara
20 Gusht 2021, 09:36Katër ditë pas tentativës për atentat me rreth 50 kilogramëve tritol ndaj frimës Eurotech Cement (ish- Italcementi) në fabrikën e çimentos në lagjen nr.14 në Durrës, policia ka mundur të gjej depon e tregtimit të kësaj lënde plasëse
-
Kultivonte kanabis në një zonë të pyllëzuar në Lezhë, pas hetimit 1-mujor policia arreston një person
20 Gusht 2021, 09:22Pas hetimit të vazhdueshëm 1-mujor, policia ka arrestuar një person në Lezhë pasi kultivonte kanabis në një zonë të pyllëzuar.
-
Kanabis dhe armë gjahu pa leje në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Mallakastër
20 Gusht 2021, 09:10Vijojnë “goditjet” ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtës pa leje.
-
Maja e Rrunës nën 'pushtetin' e flakëve prej 16 ditësh, ndërhyhet nga ajri! Vijon të digjet edhe mali Munel në Lezhë, s'ka ndërhyrje nga 'Mbrojtja'
20 Gusht 2021, 09:03Maja e Rrunës në Kukës vijon të jetë nën 'pushtetin' e flakëve prej 16 ditësh, ku po digjen sipërfaqe të tëra me pemë e kullota. Vijon të jetë aktive edhe vatra në vendin e quajtur Stanet e fshatit Morin zonë e mbrojtur Mali Koritnikut. Fatmirësisht janë neutralizuar flakët në Përroin e Vishës në Himarë, ndërsa po punohet për shuarjen totale të zjarrit.
-
Qarkullonte me armë pa leje, policia shtrin në tokë dhe vë në pranga të riun me ‘Range Rover’ në Durrës
20 Gusht 2021, 08:53Teksa puna për “goditjen” e rasteve të armëmbajtjes pa leje vazhdon, policia e Durrësit ka arrestuar një 26-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.
-
Dita nis me diell, por pasditja sjellë vranësira, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
20 Gusht 2021, 07:15Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë vendin, por pasditja pritet të sjellë vranësira. Vranësirat do të shfaqen fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë gjysmën lindore të vendit tonë por pa mundur të sjellin reshje.
-
-
Kultivonin kanabis në Spanjë, arrestohen 2 shqiptarë, policia asgjëson 2 mijë rrënjë kanabis
19 Gusht 2021, 22:38Dy shqiptarë kanë rënë në pranga në Spanjë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet spanjolle është konstatuar një parcelë ku kultivohej kanabis. Bëhet me dije se janë asgjësuar mbi 2 mijë rrënjë kanabis.
-
Alimehmeti: Variantet e vazhdueshme të COVID bëhen më të transmetueshëm dhe njëkohësisht më pak vdekjeprurës
19 Gusht 2021, 21:52Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka rikthyer vëmendjen tek situata epidemiologjike, variantet e COVID dhe studimet e reja rreth këtyre mutacioneve
-
Sarandë/ Plagoset me sende të forta në kokë pronari i një servisi në Sarandë, ngjarja pas një sherri para biznesit të tij
19 Gusht 2021, 21:19Pronari i një servisi është plagosur me sende të forta në kokë mbrëmje e sotme në Sarandë. Mësohet se i plagosur ka mbetur Pellumb Sejdi, 51-vjeç, ndërsa ngjarja u regjistrua pas një sherri ku ai u përfshi, që ndodhi para biznesit të tij, në vendin e quajtur Qafë-Gjashtë.
-
Zona industriale në autostradën Tiranë-Durrës 22 orë pa drita, bizneset pa punë! Ekskavatori i subjektit privat këput kabullin, OSHEE rikthen energjinë
19 Gusht 2021, 21:14Prej 22 orësh një pjesë e zonës industriale në autostradë nga Qafa e Kasharit deri në Vorë ka mbetur pa energji elektrike. Shkak është bërë këputja e një kabulli elektrik nga një kompani private që po kryente punime aty pranë
-
-
Policia në rrugë, bien aksidentet në muajin korrik! 16 ngjarje më pak se vitin e kaluar
19 Gusht 2021, 19:57Prezenca e policisë në rrugë duket se ka ndikuar në uljen e aksidenteve gjatë muajit korrik, ku janë regjistruar 16 ngjarje më pak në rrugë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu, ka pasur edhe më pak viktima.