Kronikë
-
Edhe ditën e diel do të mbetemi në ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe kthjellimeve të pakta deri në mesditë, ku më të dukshme paraqiten në zonat Lindore dhe juglindore duke rrezikuar shira të dobët, por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në vend.
2 Maj 2021, 07:35 -
'Green covid pass', rreziqet e pasaportave të imunitetit
1 Maj 2021, 22:27Certifikatat e gjelbra dixhitale që vërtetojnë vaksinimin, shërimin e kohëve të fundit nga Covid-19, apo rezultatin negativ të testit të tamponit, do t’i japin ndoshta mundësi një pjesë të popullatës evropiane që të rifillojë udhëtimet e lirshme brenda BE-së.
-
Përplasje për 'shtëpitë e barit' në Britani! I riu u 'arratis' nga Londra, grupi kriminal i vendos gjobë 100 mijë paund babait në Shqipëri
1 Maj 2021, 22:03Çështja po hetohet për gjobëvënie dhe kërcënim për jetën të shtetasit me iniciale B. P. që është i ati i minorenit.
-
Policia bashkiake në Berat e nxori jashtë banese, 55-vjeçari i qëlloi me thikë! Dëshmitarja rrëfen ngjarjen: Policët e rrahën keq
1 Maj 2021, 21:3855-vjeçari Mikael Kurti u arrestua dje në lagjen Kushtrimi në Berat pasi kundërshtoi dhe plagosi një polic bashkiak duke mos iu bindur urdhrit të tij për të liruar banesën e dhënë me qira nga bashkia. Burbuqe Elezi e cila bashkë me djalin e saj të sëmurë ndajnë të njëjtën banesë me Kurtin, tregon ç'ndodhi.
-
Mbi 17 mijë vaksinime në 24 orët e fundit, në total nga fillimi i fushatës janë realizuar mbi 494 mijë! Manastirliu: Vijojmë në çdo cep të Shqipërisë
1 Maj 2021, 20:53Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë kryer 17.125 vaksinime kundër COVID. Me këtë numër objektivi i vendosur nga Qeveria që brenda majit do të bëheshin 500 mijë vaksinime duket se do të arrihet në këto ditë të para të këtij muaji.
-
-
Çuan 1 të dehur në spital e më pas dhunuan 2 infermierë, prangosen 4 persona në Korçë
1 Maj 2021, 20:224 personat kanë shkuar në spital për të kërkuar ndihmë për njërin prej tyre sepse ishte i dehur dhe më pas kanë goditur dy infermierë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë.
-
Plagoset me armë zjarri biznesmeni në Fushë-Krujë, qëllohet brenda ambienteve të fasonerisë! Dërgohet për në Spitalin e Traumës! Policia, pika kontrolli për kapjen e autorit
1 Maj 2021, 20:04Plagoset me zjarri pronari i një fasonerie në Fushë-Krujë, Arben Dedja. Burimet bëjnë të ditur se një person ende i paidentifikuar është futur në ambientet e fasonerisë dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij duke e plagosur në këmbë.
-
FOTO/ Kryeministri Rama uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
1 Maj 2021, 19:59 -
Vaksinimi masiv/ Rakacolli për Report Tv: Objektivi 500 mijë vaksinime realizohet para kohe! Nuk është arritur imuniteti i tufës
1 Maj 2021, 19:36Zonja Rakacolli garanton se deri më tani nuk ka pasur asnjë efekt anësor nga vaksinat e kryera. Sipas saj fushata e vaksinimit është një nga fushatat më mirë të organizuar.
-
-
Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët, Meta: Sado i lartë mali i së keqes e mira do triumfojë
1 Maj 2021, 18:58Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve. Në të gjitha kishat ortodokse të vendit, për vitin e dytë radhazi, do të kremtohet festa më e rëndësishme e kalendarit ortodoks, e ndikuar nga masat anti COVID.
-
Manastirliu 'shkëputet' nga politika, fundjavë me familjen! Publikon foton me vajzat dhe bashkëshortin
1 Maj 2021, 17:48Kanë qenë padyshim javë të lodhshme ato që kaluam për politikanët, ku pas angazhimit në fushatë ishte edhe ankthi i rezultatit të zgjedhjeve. E tanimë që gjithçka mori fundi, duket se disa ditë relaksi nuk do t'i bënin keq askujt. Pikërisht këtë gjë ka bërë edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila është 'shkëputur' këtë fundjavë nga politika duke iu dedikuar familjes.
-
Bie numri i viktimave nga COVID në vend, në 24 orët e fundit humbin jetën 2 persona! Regjistrohen 100 raste të reja infeksioni
1 Maj 2021, 17:252 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend, ndërsa janë regjistruar 100 raste të reja infeksioni.
-
'Defender 21', AP publikon foto nga mbërritja e ushtrisë amerikane në Portin e Durrësit: Zbarkimi më i madh që prej Luftës së Dytë Botërore
1 Maj 2021, 17:10Stërvitja më e madhe ushtarake e 30 viteve të fundit në vendin tonë është gati të ngrejë siparin, ndërsa Porti kryesor i Durrësit ka mirëpritur një fluks të madh kontejnerësh dhe kamionësh të mëdhenj përpara stërvitjeve të NATO-s. Ndërsa shkruan pikërisht për këtë ngjarje, Associated Press thotë se një përqendrim automjetesh ushtarake nuk ishte parë në vendin tonë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke publikuar edhe disa foto nga zbarkimi i .
-
72 deputetë, kryebashkiakë e drejtorë në SPAK për fshehje pasurie dhe pastrim parash, 30 zyrtarë u gjobitën pasi refuzuan të deklaronin pasurinë
1 Maj 2021, 16:09Gjatë 6 viteve të fundit u kallëzuan mbi 500 pushtetarë për fshehje pasurie dhe pastrim parash, 1700 zyrtarë u gjobitën pasi refuzuan të deklaronin pasurinë, 90 % të dosjeve u mbyllën në prokurori. SPAK jep sinjalin e parë për t’i dhënë fund historisë së mosndëshkimit.
-
Rindërtimi, Veliaj publikon pamjet nga punimet e shkollës së re 'Sami Frashëri': Edhe pak nga realizimi final (VIDEO)
1 Maj 2021, 16:00Kur filluan punimet për shkollën e re “Sami Frashëri” në shtator nuk munguan ata që ishin skeptikë apo politikanë të opozitës të cilët deklaruan se shkolla do të ndërtohej në Paskuqan. Por 10 muaj më pas, ky objekt i ri arsimor që i shtohet shumë shkollave të reja të ngritura sëfundmi, ka filluar të marrë formë të plotë.
-
Yuri Kim, homazh Krujës dhe Skënderbeut përmes vargjeve të poetit të njohur amerikan: Yll mëngjesi mi të ndrit...
1 Maj 2021, 15:36Përmes një poezie të botuar në vitin 1873 nga poeti i shquar amerikan, Henry Wadsworth Longfellow, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka postuar foto nga vizita e saj në qytetin e Krujës duke i bërë homazh këtij qyteti dhe Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
-
Parakalime të gabuara e shpejtësi mbi normat, kamerat e policisë 'kapin mat' shoferët! Arrestohen 6 persona, pezullohen 105 patenta në 24 orët e fundit
1 Maj 2021, 15:19Policia vijon me kontrollet në të gjitha rrugët e vendit, ku si rezultat në 24 orët e fundit janë arrestuar 6 shoferë, 3 prej të cilëve për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe janë pezulluar 105 patenta.
-