Kronikë
-
Deputetja Rudina Hajdari, ka marrë pjesë së fundmi në një darkë të organizuar nga Delegacioni i Kongresit Amerikan në Vjenë të Austrisë në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së
5 Korrik 2021, 20:02 -
I vihet flaka mbetjeve në Gjirin e Lalzit, asnjë zjarrfikëse nuk shkon për të shuar zjarrin
5 Korrik 2021, 19:20Pikave të grumbullimit të mbeturinave në Gjirin e Lalzit i është vënë flaka pasditen e sotme, duke bërë që zona të mbulohet nga tymi. Mbetjet vijojnë të digjen prej disa orësh tashmë, ndërsa ende asnjë zjarrfikës nuk ka shkuar në vendngjarje për shuarjen e flakëve.
-
Virozat, mbi 100 vizita në ditë në pediatrinë e vlorës, mjekja Aida Koka: Shkak i virozave, temperaturat e higjiena
5 Korrik 2021, 18:39Temperaturat e larta dhe ndotja e ajrit kanë rritur numrin e të prekurve nga virozat e stinës. Rreth 100 të mitur vizitohen çdo ditë në Pediatrinë e Vlorës. Mjekja pediatër Aida Koka tha për "Report Tv" se prindërit nuk duhet ti ekspozojnë për një kohë të gjatë fëmijët në diell si dhe të kujdesen për ruajtja e higjienës.
-
E gjen pas 28 vitesh djali flet me nënën në ’Pa Gjurmë’. Emocione në studio shpërthen në lot i riu, që u keqtrajtua në jetimoren e Shkodrës
5 Korrik 2021, 18:27Dy zemra janë bashkuar pas 28 vitesh, falë ’Pa Gjurmë’ në Report TV Klodian Kodra gjen nënën biologjike.
-
-
Shkrumbohet nga flakët një banesë 2-katëshe në fshatin Klos të Mirditës, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar
5 Korrik 2021, 17:49Një banesë 2-katëshe është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme në fshatin Klos të njësisë administrative të Fanit në Mirditë. Fatmirësisht, nga zjarri nuk kanë mbetur persona të lënduar, ndërsa në banesë jetonin një familje me 5 anëtarë.
-
Raporti/ SHBA-BE duan ‘kokën’ e Besim Hajdarmatajt, akuza për fluturime me avion me njerëzit e krimit dhe mbyllje dosjesh droge! Nesër përballja e radhës në Kolegj
5 Korrik 2021, 17:29Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik raport me gjetje shqetësuese rreth veprimtarisë së ish-kryeprokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmatajt. Në krye renditet mbyllja e dosjes së grupit të bixhozit që kërcënuan 5 punonjës të Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit duke u marrë me forcë 5 makineri APEX të sekuestruara. Mesazhe dhe udhëtime me kokën e grupit, i skeduar për vepra të ndryshme penale. Hajdarmatajt është akuzuar se i ka dhënë PD-së përgjigjet e dosjeve 184 dhe 339. Prokurori ka prapësuar të gjitha gjetjet
-
-
COVID-19/ Asnjë humbje jete dhe vetëm 2 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend
5 Korrik 2021, 17:05Situata me pandeminë në vend vijon të jetë e qëndrueshme, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 2 raste të reja infeksioni dhe asnjë viktimë.
-
S’qëndruan në trafik dhe u futën kundërvajtje, gjobiten 113 shoferë, arrestohen 9 të tjerë dhe hiqen 41 leje drejtimi
5 Korrik 2021, 16:53Për shkak të trafikut disa nga drejtuesit e mjeteve kanë qenë të paduruar pasi kanë bërë parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë duke bërë që 113 prej tyre të gjobiten. Po ashtu në 24 orët e fundit gjatë monitorimit me radarë dhe kamera janë arrestuar 9 shoferë, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
-
Aksident në Berat, ambulanca përplaset me një kamionçinë të mbushur me bombola gazi! Shpëtojnë mrekullisht i sëmuri dhe mjekët
5 Korrik 2021, 16:42Një aksident i fortë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Axhensi-Spital, në vendin e quajtur "Rrapi", në lagjen "30-Vjetori". Mjeti, tip Ford kamionçinë që ishte i mbushur me bombola gazi është përplasur me një ambulancë,që ka qenë duke lëvizur me shpejtësi për shkak të një emergjence
-
Ligji për Policinë e Shtetit/ Gjykata Kushtetuese rrëzon përgjimin nga policia pa lejen e prokurorisë: Cenohet e drejta e jetës private dhe siguria juridike
5 Korrik 2021, 16:16Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe ka rrëzuar përgjimin nga policia pa lejen e prokurorisë. Sipas Gjykatës Kushtetuese neni 131 i ligjit vendos kufizim të së drejtës kushtetuese të jetës private dhe parimin e sigurisë juridike në drejtim të saktësisë së ligjit dhe koherencës së rendit juridik.
-
Punëtorët e transportit ajror në Itali në grevë, njoftimi AAC: Nesër anulohen 4 fluturime në Aeroportin e Rinasit
5 Korrik 2021, 15:42Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm për qytetarët që duna të udhëtojnë drejt Italisë me datën 6 korrik. AAC ka publikuar listën e fluturimeve që do të anulohen për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror
-
Aksidentohen dy makina në Patos, njëra prej tyre përfundon në derën e shtëpisë së një vile! I përfshirë edhe një autobus (Video)
5 Korrik 2021, 15:26Nga përplasja njëra nga makinat ka përfunduar në derën e shtëpisë së një vile private anash rrugës. Gjithashtu në aksident është përfshirë edhe një autobus që ka pësuar vetëm gërvishtje.
-
Dhunohet me sende të forta në Sarandë zyrtari i PD, shoqërohen disa persona! Zhupa: Policia të zbardh ngjarjen
5 Korrik 2021, 15:19Një 39-vjeçar, me profesion avokat, është dhunuar me sende të forta nga disa persona pasditen e sotme në Sarandë. Mësohet se është dhunuar Marjel Mejdini, ndërsa ngjarja u regjistrua në afërsi të portit.
-
Banorët e Kalivaçit në protestë: Po na zaptojnë tokat! Drejtori i Kadastrës: Pronari përfiton nga ligji i kompensimit
5 Korrik 2021, 15:13Banorët e fshatit Kalivaç protestojnë për uzurpimin e tokave bujqësore. Ata hedhin akuza për korrupsion ndaj drejtuesit të Kadastrës në Tepelenë, Pëllumb Milori. Ndërsa ky i fundit i kontaktuar nga Report Tv tha se një ish -pronar nga Vlora në bazë të ligjit të kompensimit do marrë 2 hektarë tokë në këtë fshat.
-
Vaksinimi masiv, Manastirliu: Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në vend
5 Korrik 2021, 15:01Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në vendin tonë në kuadër të procesit të vaksinimit masiv. Njoftimin e bëri me dije ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, e cila shkruan se kështu do të mund të rrisim edhe më shumë mbrojtjen e qytetarëve.
-
Deti me dallgë rrezikon jetën e 3 pushuesve në Velipojë, 2 shpëtohen! Një 55-vjeçar gjen vdekjen (EMRI)
5 Korrik 2021, 14:10Pushimet për një 55-vjeçar nga fshati Stajka kanë përfunduar në mënyrë tragjike. Mësohet se si pasojë e detit me shumë dallgaë, 55-vjeçari i identifikuar si Pjetër Gjorovia ka gjetur vdekjen.
-
Skavica, nënshkruhet kontrata mes kompanisë Bechtel dhe KESH! Balluku: Vepra më e rëndësishme në sektorin energjetik, do minimizojë përmbytjet
5 Korrik 2021, 13:48Nënshkruhet kontrata për fazën e parë, mes kompanisë Bechtel dhe KESH, për projektin e HEC Skavicës. E pranishme gjatë nënshkrimit të kontratës, ministrja Belinda Balluku e ka cilësuar këtë si një vepër me rëndësi të veçantë për sektorin elektro-energjetik shqiptar
-
Inspektimi i Naftës e Gazit, drejtori pranë ISHTI-it: 7 sanksione me gjobë për shkeljet! Qytetarët të marrin bombola në subjekte të licensuara, masat si të mbrohen
5 Korrik 2021, 13:40Bombolat e gazit janë cilësuar të rrezikshme, pasi një defekt ose një pakujdesi, mund të shkaktojnë dëme të mëdha, siç ishte rasti më i fundit në Velipojë, ku shpërtheu në hotelin e familjes Gjoka, ndërsa mbetën të plagosur rëndë pronarja dhe 3 fëmijët e saj