Kronikë
-
Për këdo që do të shkojë në Greqi për pushime apo për arsye familjarë, do duhet të kalojë në Kakavija, pasi Dogana e Kapshticës do jetë e mbyllur deri më 3 korrik. Report Tv mëson nga burime zyrtare nga Dogana Shqiptare se shkak është bërë situata e COVID në Greqi.
26 Qershor 2021, 17:43 -
Ndotet Liqeni i Komanit, specialisti i turizmit ngre alarmit: Aty po shkarkohen kamionët me mbeturina
26 Qershor 2021, 17:25Liqeni i Komanit nuk është gati për të pritur turistë. Ai është i "pushtuar" në mbeturinat. Ndoc Mulaj, specialist i turizmit malor në Shqipëri, ka publikuar video nga kjo katastrofë, teksa ngre alarmin se në këtë Liqen po shkarkohen kamionët me mbeturina.
-
Vetëm 1 pacient i shtruar tek Infektivi, shënohen 3 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit! Në total 935.207 qytetarë të vaksinuar
26 Qershor 2021, 17:02Në spitalin infektiv aktualisht ndodhet vetëm 1 pacient që po merr trajtim mjekësor, shifër kjo që tregon se pandemia në vendin tonë është drejt fundit. Si rezultat i 3853 testime të kryera në 24 orët e fundit, janë identifikuar vetëm 3 raste të reja infeksioni, ndërsa një 73-vjeçare nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin.
-
Drejtësia për 2021/ Parlamenti 19 detyra urgjente për KLP-KLGJ, mbrojtje për prokurorët që sulmohen, plotësimi i SPAK e Gjykatës së Lartë, riorganizim gjykatave
26 Qershor 2021, 16:43Kuvendi i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë të dalë me deklarata publike në mbrojtje të prokurorëve që vihen në shënjestër të sulmeve për shkak të punës hetimore. Për KLG-në kërkohet të gjejë konsensusin e me Ministrinë e Drejtësisë për riorganizimin e gjykatave.
-
Bilanci tragjik i aksidenteve rrugore ditëve të fundit, shoferët nuk zënë mend! Në 12 orë, pezullohen 66 patenta, vihen 2668 gjoba! Alarmuese parakalimet e gabuara dhe shpejtësia e lartë
26 Qershor 2021, 16:11Bilanci tragjik aksidenteve rrugore, më i fundit ai në aksin Fier-Vlorë, duket se nuk ka shërbyer si një mësim për shoferët për qenë më të kujdesshëm në timon, pasi "kanë në dorë" jetën e tyre dhe të tjerëve. Vetëm në 12 orët e fundit janë pezulluar 66 patenta dhe janë vendosur 2668 gjoba.
-
Zvicra heq kufizimet për qytetarët shqiptarë, mund të kalojnë pa test e pa vaksinë
26 Qershor 2021, 16:09Zvicra ka futur Shqipërinë në zonat me rrezik të ulët infeksioni. Nga sot, Aeroporti 'Nënë Tereza' bën me dije se qytetarët mund të kalojnë në kufirin zvicerian pa qenë e nevojshme të kesh një test anti-COVID ose të jesh i vaksinuar me një vaksinë.
-
‘Dorëzohet’ Bashkia e Durrësit, qyteti ‘mbytet’ nga plehrat
26 Qershor 2021, 15:11Mungesa e fondeve për përpunimin e mbeturinave, sjell panoramën e trishtë në kulmin e sezonit veror: “Mbytjen” e qytetit të Durrësit nga plehrat. Bashkia është dorëzuar përballë detyrimit ligjor për të menaxhuar mbetjet urbane, dhe zgjidhjen tashmë e kërkon nga qeveria.
-
Zbulimi i varrit monumental në Parkun Arkeologjik të Amantias, Rama: Turistët që dashurojnë të udhëtojnë në kohë e histori, tashmë mund të ndalojnë të shohin këtë ekzemplar
26 Qershor 2021, 14:39Zbulimi i varrit monumental në Parkun Arkeologik të Amantias në Ploçe të Vlorës, është padyshim një atraksion më shumë për turistët. Një video të këtij monumenti të rrallë e ka publikuar sot kryeministri Edi Rama, i cili thotë se të gjithë turistët që dashurojnë të udhëtojnë edhe në kohë e histori, tashmë mund të ndalojnë të shohin këtë ekzemplarë.
-
Kodi i etikës së prokurorëve, Ambasada Amerikane: Mbështesim KLP, rregullat e etikës thelbësor në forcimin e besimit të publikut
26 Qershor 2021, 13:56Ambasada Amerikane ka shprehur mbështetjen ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për vendosjen e standardeve etike dhe rregullave të sjelljes së prokurorëve. Me një postim në faqen zyrtare në Facebook të Ambasadës së SHBA, shkruhet se rregullat e etikës do të udhëheqin sjelljen e prokurorëve, brenda dhe jashtë detyrës, dhe do të jenë një mjet thelbësor në forcimin e besimit të publikut në sistemin e ndjekjes penale.
-
Video të frikshme, rrugët kthehen në pistë garash! Mercedes-i me logo parlamenti sfidon policinë dhe vë në rrezik jetën e shoferëve të tjerë, të rinjtë s'i ndalojnë patrullave
26 Qershor 2021, 13:50Parakalime në krah të kundër dhe kërshillëk policisë, çmenduria e të rinjve në rrugë me shpejtësi deri në 280 km/h.
-
Valë të nxehti në vend, duhet kujdes i shtuar për sytë, okulisti: Infeksione të shtuara në sy nga kondicionerët! Pasi kaluan COVID, shumë qytetarë nevojë për syze
26 Qershor 2021, 13:24Sytë janë të parët që përballen me rrezet e forta të diellit në këto ditë të valës së të nxehtit në vend. Mjekët okulistë me tone shqetësuese flasin për mungesën e mbrojtjes së shikimit nga dielli, shtuar edhe problemet e shfaqura tek ata që kanë kaluar COVID.
-
‘Më jep borxh, e kam litarin në fyt vëlla'! Borxhlinjtë, mashtruesit më të zakonshëm, fitojnë besimin pastaj ju zhvatin
26 Qershor 2021, 13:07Ata bëjnë pjesë në rrethin e besimit. Madje janë aq afër, sa mund ta quani vëlla, mik, mikeshë, siç i ndodhi një çifti në Tiranë që bënin be për një 51-vjeçar derisa zbuluan se në të vërtetë ishin të mashtruar.
-
Kodi i ri rrugor ‘inaugurohet’ me 5 viktima në aksidente! Shpejtësia të heq patentën me 18 muaj, 15-20 mijë lekë gjobë
26 Qershor 2021, 12:55E premtja ishte një ditë e zezë për bilancin e viktimave në aksidente rrugore e cila prodhoi 5 jetë të humbura dhe hyrjen në fuqi të Kodit të ri Rrugor. Masat ndëshkuese janë rritur në 15-20 mijë lekë për shpejtësi tej normave ndërsa parashikohet dhe heqje patente deri në 18 muaj.
-
Laborator 'Bitcoin' në Fier, si e zbuloi policia nga vjedhja e energjisë! Një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim
26 Qershor 2021, 12:48Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim ditën e sotme në Fier, pasi akuzohen se kishin ngritur një strukturë për prodhimin e kriptovalutave. Mësohet se në pranga ka rënë Fabjo Braçaj dhe është shpallur në kërkim Fatjon Koçi.
-
29-30 qershor ditë të hapura vaksinimi për +18 vjeç! Manastirliu: Nga nesër qytetarët të regjistrohen në e-Albania
26 Qershor 2021, 12:07Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga qendra e vaksinimit të përqëndruar në Vlorë, ka shpallur ditët e hapura të vaksinimit masiv antiCOVID19, për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç, në të gjithë vendin. Vaksinimi i hapur do të bëhet në datat 29 dhe 30 qershor, ndërsa gjatë sezonit veror do të ketë edhe ditë të tjera që do të përcaktohen në vijim. Të gjithë qytetarët që duan të vaksinohen duhet të regjistrohen në e-Albania.
-
VIDEOLAJM/Autobusi merr flakë gjatë natës në Roskovec, shkak shkëndija elektrike
26 Qershor 2021, 11:49Një autobus ka marrë flakë duke u djegur plotësisht gjatë orëve të para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në fshatin Velmish të Roskovecit.
-
Momenti emocionues, 3-vjeçarja vendos lule në vendin ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi dhe bën apel: Ecni me avash!
26 Qershor 2021, 11:46E shoqëruar nga daja, vogëlushja ka vendosur sot lule në vendin ku ndodhi aksidenti, ku pati edhe një apel për shoferët teksa tha 'ecni me avash'. Ndonëse vetëm 3 vjeç, në ndryshim nga shumë të rritur, vogëlushja duket se e kupton më mirë rëndësinë e respektimit të rregullave të kodit rrugorë.
-
Rama inspekton Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë: Vlorës po i rikthehet sheshi simbol, spektakël
26 Qershor 2021, 11:25Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e sotme ecurinë e punimeve në sheshin e Flamurit që po ndryshon pamjen e derisotme të qendrës dhe infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit në Vlorë.
-
U shtyp duke ecur në trotuar nga makina luksoze dje në Tiranë, ndërron jetë në spital 82-vjeçari! Arrestohet shoferi 25 vjeç
26 Qershor 2021, 11:21Ka ndërruar jetë në spital 82-vjeçari i cili mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti pasditen e djeshme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në bulevardin “Bajram Curri”, ku automjeti që drejtohej nga Mariglen Harizi, 25 vjeç, doli nga rruga, përplasi 82-vjeçarin dhe më pas përfundoi në lumin e Lanës.
-
Shoi familjen Gushi në aksidentin tragjik në Vlorë, Igli Madani në gjendje të stabilizuar te Trauma në Tiranë! Vetëm 3 vite me patentë dhe kishte ‘lum’ gjobash
26 Qershor 2021, 10:50Igli Madani, 22-vjeçari që drejtonte mjetin ‘Audi’ A8 që shkaktoi aksidentin tragjik në ditë më parë në Vlorë ku u shua një familje, ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë. 22-vjeçari ka mbetur gjithashtu i plagosur nga aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë, i cili ndodhet i shtruar në kirurgji me diagnozën politraumë.