Kronikë
-
Prokuroria kërkon 21 vite burg për Griseldo Kusin, i cili ka vrarë teknikun e kondicionerit, Indrit Çela, në shtëpinë tij më 22 gusht të 2019. Ndaj Kusit rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kryerje e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Babai i tij, Bujar Kusi dhe i vëllai Albani, dyshohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës
24 Shkurt 2021, 15:33 -
INVESTIGIMI/ Si qentë në Pogradec u lanë 6 muaj të lidhur në shtyllë dhe pa ushqim! Dështuan të gjitha hallkat e autoriteteve
24 Shkurt 2021, 15:12Në Gurras të Pogradecit është bërë masakër me qentë e rrugës të cilët strehohedhin në qendrën e ngritur në fshat nga Bashkia e Pogradecit. Kafshët janë lënë të lidhur në shtylla pa ujë dhe ushqim për shumë kohë derisa kanë ngordhur. Report Tv sjell një material të zgjeruar se cfarë ka ndodhur realisht në qendrën e qënëve dhe kush janë përgjegjësit e kësaj torture
-
Bënte manovra të rrezikshme në rrugë, drejtuesi i makinës në Tiranë pasi ndalohet nga efektivët tenton t'i korruptojë me 4500 mijë lekë (VIDEO)
24 Shkurt 2021, 15:16Një 34 vjeçar me iniciale N.A, është konstatuar duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë me makinën e tij, në kryeqytet
-
Nuk respektuan masat anti-COVID, gjobiten 994 qytetarë në 24 orët e fundit! 7 prej tyre shkelën orën policore (VIDEO)
24 Shkurt 2021, 14:54Policia gjatë 24 orët e fundit për shkak të mos respektimit të masave anti-COVID ka gjobitur 994 qytetarë me masën administrative prej 3.000 lekësh
-
COVID ul lehtë prodhimin e naftës nga Bankers Petroleum Albania, gjatë 2020 u prodhuan 670 mijë ton! Kompania: 2021 më optimist
24 Shkurt 2021, 14:20Prodhimi i naftës në fushën e Patos-Marinzës arriti në rreth 670 mijë ton gjatë vitit të kaluar. Kompania koncesionare e këtij vendburimi Bankers Petroleum Albania konfirmon se gjatë vitit 2020 prodhimi shënoi një rënie të lehtë kundrejt vitit 2019 si pasojë e pandemisë e cila reduktoi konsumin dhe uli ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare.
-
Aksident në minierë, humb jetën një minator në Bulqizë! Pamjet pranë galerisë ku ndodhi ngjarja
24 Shkurt 2021, 13:29Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën sotme në Bulqizë, ku ka humbur jetën një minator. Report Tv bën me dije se viktima është identifikuar si Fiqiri Karaj, 49-vjeç.
-
I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 53-vjeçari në Durrës me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj
24 Shkurt 2021, 13:20Një 53-vjeçar, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane është vënë në pranga ditën e sotme. Mësohet se arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
-
Nuk i bindet patrullës në Elbasan, i riu ndiqet nga policia dhe pas disa km bën aksident (VIDEO)
24 Shkurt 2021, 12:58Një i ri nga Elbasani, banues nga lagjen 'Skënderbej', në Elbasan, nuk i është bindur patrullës së policisë për të ndaluar dhe pas disa km ka pësuar aksident.
-
31-vjeçari shqiptar u soll pa zemër nga Barcelona në Tiranë, Ministrja Gjonaj i kërkon informacion homologut spanjoll për letërporosinë
24 Shkurt 2021, 12:47Ministrja Etilda Gjonaj ka zhvilluar një takim online me homologun e saj spanjoll ku i ka kërkuar ndjekjen me prioritet të letërporosisë drejtuar autoriteteve spanjolle për rastin Saimir Sulës, të cilit i hoqën zemrën në një spital.
-
FOTO-LAJM/ Kjo është gjoba e pasqyruar në faturën e energjisë elektrike për thyerjen e masave anti-COVID
24 Shkurt 2021, 12:08Kjo është një faturë e energjisë elektrike, e cila gjithashtu ka të faturuar edhe gjobën e marrë për thyerje të masave Anti-COVID
-
Akademia e Shkencave nis punën për tri vepra madhore albanologjike
24 Shkurt 2021, 11:54Akademia e Shkencave e Shqipërisë po vijon punën për hartimin e tri veprave madhore albanologjike: «Enciklopedia shqiptare», «Fjalori i madh i shqipes» dhe «Historia e shqiptarëve».
-
-
U premtuan martesë vajzave, por i shfrytëzuan për prostituta në Shqipëri, në pranga një 26-vjeçar! Shkon në 3 numri i të arrestuarve
24 Shkurt 2021, 11:39U premtuan martesë vajzave, por i shfrytëzuan për prostituta në Shqipëri, në pranga një 26-vjeçar! Shkon në 3 numri i të arrestuarve.
-
-
Përndiqte vazhdimisht një vajzë, arrestohet i riu në Vlorë
24 Shkurt 2021, 11:08Blutë e Vlorës njofton se është arrestuar në flagrancë shtetasi R. A., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një vajzë
-
Report Tv zbardh dosjen/ Fakte dhe dëshmi për vrasjen e Eri Zefit, biseda me gruan dhe pabesia e shokut që e nxori në pritë! 13 telefonata me të arrestuarin
24 Shkurt 2021, 10:48Mikel (Gjovalin) Alia i cili është personi i vetëm i marrë i pandehur për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi në Zall Xhuxhe të Mirditës rezulton të ketë komunikuar 13 herë në telefon me viktimën pasditen dhe mbrëmjen e 1 tetorit të vitit 2019-të, ndërsa për të futur në kurth 34-vjeçarin janë përfshire dhe persona të tjerë, por që nuk është arritur të identifikohen.
-
Hidhet shorti në Apel, kush janë kolegët që do shqyrtojnë ankimimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha
24 Shkurt 2021, 10:54Hidhet shorti në Apelit për gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Trupa e gjyqtarëve do të kryesohet nga Nertina Kosova, dhe Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj. Ato do të gjykojnë ankimimin në Apel të gjyqtares, mjekut Edvin Priftit dhe 11 të tjerëve.
-
Grabitën kambistin në Korçë, në pranga ish-polici i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh! Arrestohet një 28-vjeçar i cili e strehoi (VIDEO)
24 Shkurt 2021, 10:39Grabitën kambistin në Korçë, policia arreston një tjetër autor të dyshuar, iu sekuestrohen dokumente policie! Në pranga dhe një person i cili e strehoi
-
Vrasje e motrave në Astir nga Përparim Ademi, tezja e të miturit kërkon kujdetarinë e djalit (DOKUMENTI)
24 Shkurt 2021, 10:28Adriana Metani, motra e Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit të vrara nga Përparim Ademi, kërkon të marrë kujdestarin e fëmijës së mbetur jetim
-
U zunë për një vend parkimi në Durrës, si përfundoi sherri mes dy familjeve! Një person në pranga, në kërkim dy të tjerë
24 Shkurt 2021, 09:36Një ditë pas plagosjes së nënë e bir në Durrës për një vend parkimi, policia ka arritur të zbardhë ngjarjen. Në pranga është vendosur Erges Juba i cili është dhe autori kryesor i dyshuar për plasosjen e dyfishtë me armë.