Kronikë
-
Një 30-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi u kap me disa doza kokaine në makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ymer Kurti" ku gjatë kontrollit të makinës së Endrit Murranit u gjetën 67 doza kokaine si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
27 Janar 2021, 13:57 -
Foto/ Grabitja e Kredo.al, momenti kur 21-vjeçari futet në filial i maskuar dhe me çadër
27 Janar 2021, 13:43Ky është momenti kur Kristi Çinari autori i grabitjes së Kredo.al futet në institucionin financiar. Fotoja është kapur nga kamerat e sigurisë të institucionit dhe është siguruar nga gazetari i Report Tv Sokol Dema. Nga pamjet shihet se ai ishte i maskuar dhe kishte edhe një çadër.
-
Zhdukja e biznesmenit Pecorelli, hetuesit italianë zbarkojnë në Pukë! Vëzhgojnë makinën e djegur, shtohet pista e vetëvrasjes! I ekzaminohet telefoni, s'ka kërcënim me jetë (VIDEO)
27 Janar 2021, 13:3121 ditë nga zhdukja e biznesmenit Davide Pecorelli, në Pukë, ku u gjet e djegur makina e tij, mbërritën hetuesit italianë për të riekzaminuar automjetin. Homologët shqiptarë në një takim në prokurori, u prezantuan dosjen, ku deri më tani pista kryesore e hetimit është ajo e vetëvrasjes, edhe pse nuk përjashtohet ajo e vrasjes. Ndërkohë, ende nuk ka dalë përgjigjia e krahasimit të ADN-së që fakton se i djeguri në makinë është Pecorelli.
-
Rrëshqitje dherash në aksin Librazhd-Fushë Studën, dëmtohet rruga (VIDEO)
27 Janar 2021, 13:28Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd ka prani të gurëve të vegjël në rrugë duke u bërë burim aksidentesh. Drejtuesit e mjeteve detyrohen që të ndërrojnë korsi për të shmangur gurët duke rritur më shumë rrezikshmërinë e aksidenteve.
-
Marrëveshja me Pfizer dhe furnizimi me vaksina anti COVID, Ilir Meta dekreton aktet normative të miratuara në Kuvend: Transparenca është thelbësore
27 Janar 2021, 12:53Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar paraditen e sotme tre vendimet e rëndësishme të Qeverisë në lidhje me marrëveshjet e vaksinimit, të cilat kaluan në Kuvend seancën e kaluar.
-
Infektimi me COVID pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, mjeku shqiptar: Është normale! Trupit i duhet 28 ditë të krijojë mbrojtje
27 Janar 2021, 12:39Mjeku shqiptar, Genc Kapxhiu në Itali tha se është normale që një person të infektohet pavarësisht se mund të ketë marrë dozën e parë të koronavirusit. Në një intervistë në Report Tv, ai u shpreh se ka pasur një rast edhe në Itali në zonën e Lombardias. Sipas tij, trupit të njeriut i duhet 28 ditë që të krijojë mbrojtjen ndaj koronavirusit, por sërish duhen respektuar masat si mbajtja e maskës apo higjiena pasi asnjë pre vaksinave nuk ka një efektivitet prej 100 %.
-
Disa shtëpi nën ujë në Katund të Ri në Durrës, ministrat Peleshi dhe Ekonomi inspektojnë situatën! Ushtria në gatishmëri
27 Janar 2021, 12:29Reshjet në vend kanë krijuar një situatë të vështirë në disa zona. Në Durrës, në fshatin Katund i Ri, janë niveli u ujërave është futur në shtëpitë e banorëve. Qytetarët thonë se ai është futur brenda në shtëpi. Për të parë nga afër situatën, paraditen e sotme kanë shkuar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, të shoqëruar nga drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako
-
Historia e trishtë/ COVID-i i mohon 28-vjeçares të marrë në krahë fëmijën e porsalindur, e reja nga materniteti në reanimacion në luftë për jetën
27 Janar 2021, 12:28Një nënë nuk ka mundur që të mbajë në krah fëmijën e saj të porsalindur, e as t’ia ndjejë aromën...sot ajo po lufton me jetën te spitali COVID-2 pasi është e infektuar.
-
Itali, vdes 19 vjeçari shqiptar si pasojë e një aksidenti automobilistik (FOTO)
27 Janar 2021, 12:21Humbet jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik një 19 vjeçar me origjinë nga Shqipëria, Matteo Skënderi.
-
E trishtë/ Ndërrojnë jetë brenda pak orësh nënë e bijë nga COVID në Librazhd
27 Janar 2021, 11:46COVID-19 i ka marrë jetën brenda pak orësh nënë e bij në qytetin e Librazhdit. Report Tv mëson se ka humbur jetën Safete Leka, 93-vjeçe dha vajza e saj Vera Hysa, 71-vjeçe.
-
Sherr mes të rinjve në Peshkopi, plagoset me thikë një 22-vjeçar, në pranga autori! Nën hetim 5 të tjerë
27 Janar 2021, 11:41Një sherr mes disa personave u regjistrua ditën e djeshme në Peshkopi ku për pasojë është plagosur me thikë një 22-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Treg" ku disa të rinj janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e këtij sherri.
-
-
14 ditë pas dozës së parë të vaksinës, Pëllumb Pipero rezulton pozitiv me COVID! Rasti i parë në Shqipëri, por jo i vetmi në botë
27 Janar 2021, 10:59Mjeku Pëllumb Pipero ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pak javë pasi mori dozën e parë të vaksinës. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv, në një kohë që Pipero ishte në pritje për të marrë dozën e dytë pas pak ditësh.
-
I mori 8 mln lekë vajzës së pacientes me COVID, Gjykata e Apelit refuzon kërkesën për liri, lihet në burg sanitarja Tire Alldervishi
27 Janar 2021, 10:52Gjykata e Apelit të Tiranës ka refuzuar kërkesën e sanitares Tire Alldervishi për lirimin nga burgu në seancën e zhvilluar ditën e sotme. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se ajo vijoi me pretendimet se është e infektuar me COVID dhe se nuk mund të prishë më asnjë punë nëse do të lirohej.
-
Akademia e Shkencave aderon në Lëvizjen për Luftën kundër Anti-Semitizmit, vjen mirënjohja nga Qendra e Ndikimit Hebre dhe ambasada e Izraelit
27 Janar 2021, 10:35Antisemitizmi është një perceptim i caktuar për hebrenjtë, që mund të shprehet në formën e urrejtjes ndaj tyre. Manifestimet retorike dhe fizike të antisemitizmit drejtohen ndaj individëve hebrenj ose johebrenj; dhe/ose ndaj pronës së tyre; ndaj institucioneve dhe objekteve fetare të bashkësisë hebraike (IHRC, Bukuresht 26 maj 2016).
-
-
I vodhi pacientit me COVID pas vdekjes 60 mijë lekë, i bllokohet licenca e ushtrimit të profesionit infermieres së Infektivit
27 Janar 2021, 10:34Urdhri i Infermierëve i pezullon licencën e ushtrimit të profesionit, Ronida Hysës, infermieres e cila i vodhi paratë pacientit me COVID. Lajmi është konfirmuar nga Urdhri i Infermierëve pas interesimit të Report Tv.
-
Vlorë/ Shkaktoi aksidentin ku ndërroi jetë efektivi i policisë, arrestohet 19-vjeçari
27 Janar 2021, 10:2619-vjeçari A. Veliu i cili shkaktoi aksidenti ku ndërroi jetë efektivi i policisë Nuri Malaj dy ditë më parë në Vlorë u arrestua nga policia. Ngjarja ndodhi më 25 janar në Vlorë ku 19-vjeçari i cili udhëtonte me mjetin e tij tip "BMW" u përplas me makinën e efektivit.
-
Sherr me thika në Durrës, plagoset 19-vjeçari! Autori i dyshuar kapet duke shkuar në shtëpi
27 Janar 2021, 10:26Një sherr i çastit ka përfunduar me një të plagosur në qytetin e Durrësit.
-
Iu bë atentat dje në Vlorë, zbardhet dëshmia e Marjon Mitros: Nuk e di kush më qëlloi, s'kam asnjë konflikt! Policia ende nuk ka asnjë të dyshuar
27 Janar 2021, 10:24Është zbardhur mëngjesin e sotëm dëshmia e Marjon Mitros, i cili u qëllua dje në Vlorë me dy plumba nga 2 persona në një makinë në lëvizje.