Kronikë
-
Ky është momenti kur autori i grabitjes së një farmacie mbrëmjen e djeshme largohet nga vendngjarja. Grabitja ndodhi rreth orës 21:00 pas shkollës "Sami Frashëri" në Tiranë. Siç shihet nga pamjet, ai largohet i qetë pasi ka mundur të marrë lekët mbi banak të këtij biznesi.
27 Janar 2021, 09:59 -
-
Aksidenti dje në Vlorë, arrestohet shoqja e viktimës 25-vjeçare! Gënjeu se nuk ishte ajo shoferja
27 Janar 2021, 09:33Në vijim të hetimeve lidhur me aksidentin e mbrëmjes së djeshme në aksin Vlorë-Fier ku humbi jetën 25 vjeçarja Anxhela Çapo, policia njofton se nuk ka qenë ajo shofere. Në njoftimin zyrtar ditën e sotme, policia thotë se në timon ka qenë 22-vjeçarja Silvi Muha, e cila mbrëmjen e djeshme tha se ishte pasagjere.
-
-
-
Reshje dëbore gjatë mbrëmjes në Korçë, bllokohet një pjesë e aksit të Dardhës (FOTO)
27 Janar 2021, 08:53Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet e dëborës kanë përfshirë Korçën ku trashësia e saj varion nga 5-10cm. Aktualisht reshjet janë ndërprerë por akset rrugore janë të lira dhe pa problematika përveç rrugës së Dardhës ku nga km 5 deri në km 13 kalimi i mjeteve të vogla, në orët e mëngjesit rekomandohet me zinxhir.
-
SKEMA/ Si agjencitë turistike dërgonin emigrantë në vendet e BE për 600 euro, falsifikonin testin e COVID! Dërguan 500 persona në Gjermani, 4 pronarë në pranga
27 Janar 2021, 08:424 persona janë vënë në pranga, pasi kishin vënë në zbatim një skemë mashtrimi të qytetarëve, duke përfituar edhe nga situata e COVID. Në pranga kanë rënë Ergys Vejseli 34 vjeç, Gentiana Konini 44 vjeç, Klotida Çela 32 vjeçe dhe Petrit Cara P. C., 37 vjeç, të katërt banues në Tiranë.
-
-
Pamje me dron/ Si duket nga lart kantieri i konvikteve në Universitetin Bujqësor, do strehohen 2200 studentë (VIDEO)
27 Janar 2021, 08:038 godinat e reja që do të ndërtohen për 2200 studentët janë të ideuara nga arkitekti i famshëm Winny Maas, teksa dje Rama inspektoi nga afër punimet.
-
Mesdita dhe pasditja sjellin mbizotërim të kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë, moti për sot
27 Janar 2021, 07:38Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herëpashershme dominojnë motin në vend ku në skajin verior dhe jugperëndimor priten reshje të pakta shiu e dëbore. Mesdita dhe pasditja sjellin mbizotërim të kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë.
-
Aksident tragjik në Fier/ Benzi ‘futet nën rrotat’ e kamionit, humb jetën infermieri 30-vjeçar
27 Janar 2021, 07:17Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, ku një i ri ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur "Portëz". Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet që përplasja ka qenë shumë e fortë, saqë ‘Benzi’ ku udhëtonte viktima është shkatërruar plotësisht
-
‘O Pjetër, Pjetro’...VIDEO nga momenti kur qytetari shpëtohet pasi ishte izoluar në shtëpi nga bora 4 metër (VIDEO)
26 Janar 2021, 22:48Pjetër Lulashi është shpëtuar pasi ishte i izoluar në banesën e tij për shkak të borës që kishte arritur deri në 4 m lartësi. Operacioni është bërë nga FNSH-së dhe AZM-së Shkodër.
-
Pas reshjeve të shiut rikthehen ngricat, meteorologia Bani: Temperaturat nga 2 në -7 °C deri në fundjavë
26 Janar 2021, 22:36Pas reshjeve intensive të shiut, të mërkurën do të rikthehen ngricat. Meteorologia Adiola Bani tha për Report Tv se për tre ditët e ardhshme temperaturat do të shkojnë nga 2 deri në -7 °C.
-
-
'Mërzitet' Greqia: Poshtërim i paparë! Ne prisnim investime në Kretë nga Emiratet e Bashkuara, paratë shkuan në Durrës
26 Janar 2021, 21:50Marrëveshja 2 miliardë euro e qeverisë shqiptare me kompaninë e Emirateve të Bashkuara Arabe “Emaar Group” për transforminin e Portit të Durrësit, ka ngjallur reagime së fundmi në Greqi. “Newsbreak” i ka dedikuar një shkrim këtij lajmi, duke e titulluar “Pos htërim i paparë: Në vend të Kretës, Emiratet investuan në Shqipëri!”, shkrim i cili më pas është shpërndarë në disa media të tjera.
-
-
-
-
COVID-i në Shqipëri/ Roshi: S’ka më zona të gjelbra! Ulqinaku: Numri i testeve varet nga telefonatat në 127, gjysma e tamponëve në 24 orë vijnë nga privati
26 Janar 2021, 21:20Virusi është shpërndarë tashmë në të gjithë Shqipërinë, ku nuk ka më zona të gjelbra. Ekspertët e Shëndetësisë shprehen njëzëri se kanë ndikuar neglizhenca e qytetarëve për respektimin e masave anti-COVID, si edhe për faktin që është përpara stina e dimrit.
-
Grabitet farmacia në Tiranë, autori kërcënon me pistoletë lodër dhe merr xhiron ditore! Dyshohet se është 21 vjeçari që vodhi Kredo.al! Filmohet nga kamerat, farmacistja e tmerruar
26 Janar 2021, 21:06Grabitet një farmaci në Tiranë pas shkollës "Sami Frashëri". Burime nga policia bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv Sokol Dema se dyshohet se grabitësi ka mundur të marrë lekët mbi banak duke kërcënuar me një pistoletë lodër dhe më pas është larguar