Kronikë
-
18 Janar 2021, 18:57
-
-
94 vota pro/ Kuvendi miraton me shumicë votash marrëveshjet për vaksinat anti-COVID
18 Janar 2021, 18:48 -
-
-
-
-
Detaje drithëruese nga djali i madh i familjes Avdijaj që u shua te Rruga e Kombit: Motra 2-vjeçe kur hapi sytë në spital kërkoi prindërit
18 Janar 2021, 17:41Mirsad Avdijaj, djali i madh i familjes që u shua në aksidentin tragjik më 14 janar në afërsi të një karburanti në Rrëshen, rrëfen se motra e tij 2-vjeçare Violeta Avdijaj, e cila ishte e vetmja që i shpëtoi aksident ka hapur sytë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
-
-
Ulen shifrat COVID-19, 292 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit
18 Janar 2021, 16:44Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tona ka pasur një rënie të rasteve të infektimeve ku kanë rezultuar pozitivë 292 qytetarë dhe kanë humbur jetën 4 persona nga OCVID-19., ndërsa në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
-
Përplasja e heshtur/KLSH i kërkon Kushtetueses rrëzimin e Kuvendit dhe qeverisë për ligjin e financimit të bashkive, pranohet shqyrtimi i padisë
18 Janar 2021, 16:19Kontrolli i Lartë i Shtetit kundërshton detyrimin në ligjin e miratuar nga Kuvendi për të audituar çdo vit 61 bashkitë. Gjykata Kushtetuese ka vendosur në dhomë këshillimi të shqyrtojë kërkesën.
-
Shqipëria dhe Greqia marrëveshje për luftën kundër krimit ndërkufitar dhe atij të organizuar, krijohet qendra e kontaktit në Kakavijë (VIDEO)
18 Janar 2021, 16:04Shqipëria dhe Greqia kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin dhe funksionimin e një qendre të përbashkët të bashkëpunimit policor dhe doganor greko-shqiptar në piken kufitar në Kakavijë.
-
Bllokuan 'Rrugën e Kombit' për të protestuar për rrugën e prishur, kryeplaku i fshatit gjobitet me 5 mln lekë si organizatori i saj
18 Janar 2021, 16:02Kryeplaku i fshatit Rraja e Zezë në Mirditë, Kol Nikolli është gjobitur me 5 milionë lekë pasi akuzohet se ka organizuar para disa ditësh protestën e banorëve të 3 fshatrave Vele, Rraja e Zeze dhe Munaz për rrugën e prishur. Nikolli është gjobitur si organizator i protestës duke shkelur rregullat anti-COVID.
-
Thyen masat COVID-19, gjobiten 1307 qytetarë gjatë fundjavës! 1303 persona nuk mbanin maska në rrugë (VIDEO)
18 Janar 2021, 15:20Gjatë fundjavës, policia ka gjobitur 1307 qytetarë të cilët kanë thyer masat COVID në Shqipëri. 1303 persona u kapën duke lëvizur në rrugë pa maska. Ata u ndëshkuan me 3000 lekë, shumë e cila do vendoset në faturën e energjisë elektrike.
-
-
Dolën pa maska, nga 1 janari janë gjobitur 480 persona në Fier dhe 2 restorante
18 Janar 2021, 14:43Nga 1 janari i vitit të ri në Fier janë gjobitur 480 persona. Nga këto 480 persona, 32 prej të cilëve janë përsëritës. Ndërkaq janë konstatuar 2 Bar Restorante në të cilat ishte organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
-
Shoferi që përplasi për vdekje 6 vjeçaren në derë të shtëpisë ishte i dehur! Ahmeti: Rruga s’ka sinjalistikën e duhur
18 Janar 2021, 14:05Alban Guri shoferi i makinës që aksidentoi për vdekje me makinë, 6 vjeçaren në derë të shtëpisë, në rrugën "Ramë Sadria", ka qenë i dehur. Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Erion Ahmeti ka deklaruar se shoferi ka qenë i dehur dhe ndërsa ka theksuar se rruga Ramë Sadria ku ka ndodhur aksidenti nuk ka sinjalistikën e duhur ai ka thënë se edhe shoferi ka shkelur rregullat
-
Dita e 8, gjithsej 447 mjekë dhe infermierë kanë marrë vaksinën anti-COVID, Manastirliu: Vijojmë planin edhe për grupet e tjera (VIDEO)
18 Janar 2021, 14:05Në nisje të javës së dytë të vaksinimit, e cila ka vijuar sot me 42 mjekë dhe infermierë, personel shëndetësor në pavionin COVID të Pediatrisë, ku trajtohen fëmijët e prekur nga COVID19, ka qenë e pranishme për inspektim edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
-
-
Ekzekutimi i babë dhe bir në Elbasan, gjykata i jep 14 detyra prokurorisë: Të pyeten policët që ruanin shtëpinë dhe Ardian e Florenc Çapja, indicie se organizuan vrasjen
18 Janar 2021, 12:38Vrasja në gusht të 2012, e Gentian dhe Nezir Beqirit, është një ndër dosjet penale më të rëndësishme që kanë në duar prokurorët e Elbasanit, e cila që prej muajit dhjetor 2020, u kthye nga gjykata e këtij qyteti, për plotësim hetimi. Gjykata ka caktuar plot 14 detyra për prokurorinë, detyra këto që duhet të kryhen brenda një afati 4 mujor.