Kronikë
-
Lëkundje sizmike janë ndjerë në Korçë e Pogradec në orët e para të mëngjesit. Tërmeti ka qenë më magnitudë 4.4 rihter, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale
20 Janar 2021, 09:09 -
Vidhet një dyqan këpucësh në Pogradec, hajdutët marrin xhiron ditore
20 Janar 2021, 08:55Vidhet një dyqan këpucësh në lagjen nr 2 pranë rrugës Rinia në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës por është pikasur këtë mëngjes
-
55 klandestinët e kapur në Vlorë, arrestohet njëri nga 3 skafistët që tentuan t’i trafikonin drejt Italisë! Si ra policia në gjurmë të Dushës dhe Ismailajt
20 Janar 2021, 08:33Arrestohet në Vlorë një nga skafistët që tentoi të trafikonte drejt Italisë me gomone 55 klandestinët sirianë. Është arrestuar 26-vjeçari Emiljano Likaj, skafisti që do dërgonte sirianët në Itali. Më parë për këtë ngjarje janë arrestuar Qazim Ismailaj dhe Fatos Dushe, për strehimin e klandestinëve para se ata të niseshin me gomone drejt Italisë.
-
Ishte me mision, vdes ushtaraku shqiptar në Afganistan! Ministria e Mbrojtjes: Po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për hetimin e plotë
20 Janar 2021, 08:27Një ushtar shqiptar që ishte me mision në Afganistan ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta. Një ngjarje e rëndë është konfirmuar për Report Tv nga Ministria e Mbrojtjes
-
Gjirokastër/Makina humb kontrollin, përplaset me fasadën e dyqanit, shoferi arratiset nga vendngjarja
20 Janar 2021, 08:17Një makinë ka përplasur pjesën e përparme të dyqanit të një kompanie celulare në qendër të lagjes "18 Shtatori" në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm teksa automjeti tip FORD me targa të huaja, vinte nga zona e poshtme e bulevardit "18 Shtatori" dhe u përplas me vetratat e xhamit të dyqanit
-
Temperaturat rriten, si do jetë moti për sot
20 Janar 2021, 07:28Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në vendin tonë, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat malore. Por pasditja sjell shtim të vranësirave në të gjithë vendin ndërsa reshje të pakta shiu e dëbore do ketë ne skajet veri-jugperëndim.
-
Report Tv siguron videon/Momenti kur biçikleta futet mes makinave dhe godet njërën prej tyre! Fati shpëton çiklistin
19 Janar 2021, 22:45Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, pranë Fabrikës së Miellit, ku drejtuesi i një biçiklete është futur në rrugë kryesore pa parë fillimisht rrugën në të cilën lëviznin mjetet.
-
Rritja e shifrave me COVID-19/Gjermania shtyn mbylljen e vendit deri në 14 shkurt, maska e detyrueshme në ambientet publike
19 Janar 2021, 22:26Gjermania zgjat kufizimet për shkak të pandemisë COVID, ku do të qëndrojë e mbyllur deri më 14 shkurt, ndërsa bën të detyrueshme në rrugë dhe ambientet publike edhe mbajtjen e maskës.
-
Elbasan/ Furgoni del nga rruga përfundon në kanal, plagoset pasagjeri
19 Janar 2021, 21:42Drejtuesi i një furgoni i linjës Elbasan-Fshati Dopaj ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Ka qenë një pemë e cila ka penguar furgonin të përfundonte në kanal që mund të shkaktonte një tragjedi.
-
Denoncimi/Pacienti ndërron jetë nga COVID-i te Shefqet Ndroqi, në morg i vjedhin aparaturën e oksigjenit me vlerë 5 mijë euro
19 Janar 2021, 21:20Tjetër skandal në shëndetësi, ku një viktime nga Covid 19 i kanë vjedhur një pajisje oksigjeni me vlerë 5 mijë euro.
-
'U ngjit në qiell një zonjë', ish-ministrja Kumbaro humbet nënën
19 Janar 2021, 21:20Ish-Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka humbur nënën. Është vetë ajo që e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook. Kumbaro i ka kushtuar një mesazh njeriut më të shtrenjtë teksa shkruan se e ëma i ka lënë barrën e modelit që vetë ministrja kërkon të arrijë.
-
S'ndalen denoncimet në spitalet COVID! Pas skandalit Tire te Shefqet Ndroqi, tek Infektivi pacienti me Covid ndërron jetë, punonjësit i vjedhin lekët në portofol dhe llogari
19 Janar 2021, 21:12Në Spitalin Infektiv ose në spitalin Covid 1 një qytetar, djali i një 58-vjeçari, ka denoncuar se babait të tij, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1 pasi ishte infektuar me koronavirus, i kanë vjedhur paratë që kishte në portofol.
-
(VIDEO-Dëshmia) Dy shpërthime të fuqishme në Shëngjin, policia ende s’po gjen ku kanë ndodhur! Banorët: Na u drodh shtëpia, mendojmë se erdhi nga ajri
19 Janar 2021, 20:50Dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në zonën e Shëngjinit me një diferencë kohore prej 1 minute nga njëra tjetre. Shpërthimet e fuqishme janë ndjerë në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë.
-
Balluku inspekton punimet në ujësjellësin e ri, 25 mijë banorë të Kuçovës do furnizohen me ujë 24 orë në ditë (VIDEO)
19 Janar 2021, 20:27Ujësjellësi i ri i Kuçovës do të sigurojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për 25 mijë banorë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i AKUM, Alqi Bllako ka ndjekur nga afër punimet në Bashkinë e Kuçovës për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit.
-
Video ku 2 shqiptarët urdhërojnë ushtarët grekë, acaron fqinjët! Shtabi i Përgjithshëm grek nis hetimet: Qetësohuni, s’ka lidhje me nacionalizmin, marrëzi rinore
19 Janar 2021, 20:28Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Charalambos Lalousis, tha se ka nisur hetimi për këtë rast, por që sipas tij kjo nuk është aspak një rast shfryrje nacionaliste, por një marrëzie mjaft rinore, e cila, megjithatë, ka marrë dimensione serioze, pasi u filmua në një kamp të ELDYK, Forca Greke në Qipro, e cila është veçanërisht kritike për çështjet tona kombëtare.
-
Aksident në aksin Milot-Fushë Krujë, motori i ndërpren rrugën automjetit, ndërron jetë një 70-vjeçar (VIDEO)
19 Janar 2021, 18:58Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë. Një motor i ka prerë rrugën një automjeti. Si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, 70-vjeçari me iniciale P.P. banues në fushë Mamurras.
-
Lushnje/ Dyshohet për rrjedhje gazi nga një bombol, banesa përfshihet nga flakët! (VIDEO)
19 Janar 2021, 18:27Një banesë në katin e dytë të një pallati është shkrumbuar nga zjarri ditën e sotme në Lushnje. Flakwt kanë djegur banesën nëlagjen "Kadri Qystri". Shkak i zjarrit ka qenë një bombol gazi e cila përdorej për ngrohje në banesë nga një 84 vjeçar që jetonte i vetëm.
-
Speciale/Epoka Dixhitale në TUMO Center, mijëra të rinj mësojnë gjuhën e kodimit (VIDEO)
19 Janar 2021, 17:59Tumo Center në Tiranë është një shtëpi kreative teknologjike ku të rinjtë nga mosha 12-18 vjeç, do të kenë mundësi të ndjekin kurse të ndryshme në fushën e IT dhe të komunikacionit, si dizajni, programimi etj. Report Tv menaxherja e kësaj qendre, Shqipe Berisha tregon sesi funksionon ky inkubator teknologjik.
-
Gjendet i pajetë pas 8 muajve i zhdukur/ Vëllai i viktimës në ’Pa Gjurmë’: Autorët i kemi brenda familjes (VIDEO)
19 Janar 2021, 17:54
Pikëpyetje të mëdha ngriti fillimisht zhdukja, e më pas gjetja e trupit të pajetë të Artur Lleshit nga Bulqiza, humbja e të cilit startoi sezonin e parë të emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, në tetor të vitit 2018. Vëllai i të ndjerit, Lulzim Lleshi kërkon të zbardhet e vërteta e vdekjes, ndërsa ngre dyshimet se vëllai i tij është vrarë dhe se krimi ka ndodhur brenda familjes. Stafi i emisionit, me moderatore Odeta Dumen tentoi të lidhej live me ish-bashkëshorten e Arturit, Leonorën e cila refuzoi te fliste për ’Pa Gjurmë’ duke mbyllur telefonin. -
OFL, siguria shtyn afatin kohor për hetimet në SPAK, Hodaj: Nuk shkelet Kodi i Procedurës Penale (VIDEO)
19 Janar 2021, 17:42Pas përfundimit të OFL në 31 dhjetor 2020 me dërgimin e formularëve për deklarimin e pasurisë, Komisioni i Sigurisë miratoi shtyrjen e afatit kohor për SPAK dhe GJKKO, lidhur me konfiskimin ose jo të pronave të sekuestruara. Zëvendësministri i Brendshëm Hodaj bëri një bilanc të OFL, ndërsa iu përgjigj shqetësimit të deputetëve nëse kjo shtyrje shkel ose jo Kodin e Procedurës Penale.