Kronikë
-
30 Janar 2021, 15:06
-
'Më ka bërë magji', vjehrra denoncon nusen në policinë e Tiranës: Më ka hedhur rërë në gjellë...
30 Janar 2021, 14:53Sharjet e vjehrrës dhe mallkimet e nuses janë mbyllur sapo ka mbërritur policia, ndërsa gruaja me inicialet G. V. ka kërkuar që t’ia marrin kallëzimin në shtëpi “pasi ishte shumë plakë dhe nuk lëvizte dot”.
-
Grabiti telefonin nën kërcënimin e pistoletës lodër, arrestohet 21 vjeçari në Tiranë
30 Janar 2021, 14:51Një 21 vjeçar është arrestuar sot në Tiranë pasi nën presionin e pistoletës lodër ka arritur të grabisë një telefon. I arrestuar është Xh. Sh., 21 vjeç të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe 1 mjet prerës (thikë) e cila u sekuestrua në cilësi e provës materiale.
-
Qëlloi me 5 plumba 27-vjeçarin shqiptar në Greqi, dorëzohet në polici i dyshuari
30 Janar 2021, 14:39Vrasësi i dyshuar i 27-vjeçarit shqiptar Mario Meta është vetdorëzuar në policinë greke.
-
Masakra në lumin Mat, gërryerja për zhavorrin po shkatërron 'Urën e Zogut'! Prefekti i Lezhës Jaku: Institucionet e drejtësisë inekzistente
30 Janar 2021, 14:29Urat mbi lumin Mat, midis tyre edhe Ura e Zogut një monument kulture, janë në rrezik shembje, për shkak të masakrës që bëhet në lumin Mat. Prefekti i qarkut Lezhë, Gjon Jaku ka denoncuar se janë 40 firma që gërryejnë shtratin e lumit ilegalisht dhe për këtë nuk po ndërhyn askush.
-
E trishtë/ Ndërron jetë nga një sëmundje e rëndë bashkëshorti i ministres Margariti
30 Janar 2021, 13:58Një lajm shumë i rëndë për familjen e ministres së Kulturës, Elva Margariti. Bashkëshorti i saj është shuar në moshë mjaft të re, 49-vjeçare, për shkak të një sëmundje të rëndë, që vuante prej disa muajsh.
-
Rikonstruktohet Pediatria e Spitalit të Fierit, Bankers Petroleum mobilon ambientet e brendshme
30 Janar 2021, 13:05Pediatria e Spitalit të Fierit është rikontruktuar totalisht dhe tashmë ofron shërbime me mjedise të rehabilituara. Por jo vetëm kaq, dhomat e spitalit do të kenë edhe mobilje krejtësisht të reja, falë kjo investimit të bërë nga Bankers Petroleum Albania, e cila prej mëse 16 vitesh operon në fushën e Patos-Marinzës, në rajonin e Fierit
-
Nga kërcimet në 'Tik-Tok', përfundon në gjykatë kokëulur 'detyrim paraqitje' për 16-vjeçaren dhe 'arrest me burg' për shokun e saj pasi dhunuan të moshuarën për ta grabitur
30 Janar 2021, 12:5716-vjeçarja Kristjana Beqiri e cila në bashkëpunim me shokun e saj Julian Kiptiu dhunuan një të moshuar në Lushnjë me qëllim për ta grabitur është lënë në 'detyrim paraqitje' ndërkohë që ndaj Kiptiut është marrë masa 'arrest me burg' për 20 ditë.
-
20 ditë vaksinim në 'Air Albania', deri tani mbi 660 personel shëndetësor i vaksinuar! Sot radha për punonjësit e urgjencës së pediatrisë
30 Janar 2021, 12:40Vaksinimi në stadiumin 'Air Albania vijon'. Deri më tani kanë marrë dozën e parë të Pfizer mbi 660 mjekë, infermierë, laborantë dhe epidemiologë të cilët janë në vijën e parë të ofrimit të shërbimit për pacientët me COVID19.
-
U falsifikonin testin e COVID dhe dërgonin emigrantë në vendet e BE për 600 euro, shkon në 5 numri i të arrestuarve në agjencitë turistike në Tiranë
30 Janar 2021, 12:35Shkon në 5 numri i personave të arrestuar, bashkë me 4 pronarë të agjensive turistike të cilët kishin vënë në zbatim një skemë mashtrimi, duke përfituar edhe nga situata e COVID, për t'u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, duke përfituar shumën 600 euro për person.
-
Ishte drejtuese e mjetit në aksidentin ku vdiq shoqja e saj 25-vjeçe por gënjeu, gjykata lë në burg 22-vjeçarjen
30 Janar 2021, 12:19Gjykata e Vlorës ka lënë mëngjesin e sotëm me masën 'arrest shtëpie', për 22-vjeçaren Silvi Muho e cila u aksidentua dy ditë më parë me shoqen e saj Anxhela Çapo, e cila mbeti i vdekur në vend. Masa e arrestit i është dhënë në ambientet e spitalit të Vlorës.
-
Manastirliu dhe Veliaj inspektojnë Qendrën e re shëndetësore 'Kodra e Diellit': Hapim 4 pika të reja të testimit të shpejtë në komunitet
30 Janar 2021, 12:07Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore 'Kodra e Diellit', të ndërtuar me programin e 300 qendrave shëndetësore. Duke u shprehur se pavarësisht pandemisë, puna për hapjen e qendrave të reja shëndetësore nuk ka ndalur, Manastirliu ka theksuar se qendra shëndetësore 'Kodra e Diellit' do t'ju shërbejë 12 mijë banorëve duke ofruar shërbime të aksesueshme dhe afër vendbanimit.
-
Përmbytjet/ Bashkia Shkodër bën bilancin e situatës, 2785 hektarë tokë ende nën ujë! Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar
30 Janar 2021, 11:532785 sipërfaqe toke janë ende nën ujë në Shkodër. Bashkia e Shkodrës ditën e sotme në bilancin e raportuar bën me dije se rruga e fshatit Obot është e kalueshme me mjete të larta dhe si pasojë e përmbytjeve ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
-
Qindra doza heroinë dhe miliona lekë në banesë, arrestohen dy persona në Durrës
30 Janar 2021, 10:22Finalizohet operacioni i koduar "Last Time", si pasojë e të cilit kanë rënë në pranga 2 persona në Durrës dhe janë sekuestruar qindra doza heroinë dhe miliona lekë.
-
Rikthehet në vëmendje 'mjeshtri' i arratisjeve Alket Rizai, policia greke e dinte në burg! Në makinë me një tjetër shqiptar të shumëkërkuar
30 Janar 2021, 10:21Alket Rizai, shqiptari i famshëm për arratisjet nga burgjet greke është rikthyer serish në vëmendjen e mediave të vendit fqinj.
-
I merr flakë shtëpia, vdes 85 vjeçari në Kavajë
30 Janar 2021, 10:06Një zjarr i rënë në një shtëpi në Kavajë i ka marrë jetën një personi. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën L. K., 85 vjeç.
-
U zhduk pa lënë gjurmë dhe dyshohet se u gjet i djegur në makinën e tij, falimenton një nga bizneset e Davide Pecorellit! Përforcohet hipoteza e vetëvrasjes
30 Janar 2021, 09:21Historia misterioze e zhdukjes së sipërmarrësit Davide Pecorelli pasurohet me elementë të rinj të cilët, këtë herë, nuk vijnë nga Shqipëria por nga një nga bizneset e themeluara nga 45-vjeçari nga San Giustino.
-
Furnizonte me drogë ishujt grekë, shkatërrohet banda shqiptaro-serbe, kapen 300 kilogram kokainë! Arrestohen 3 ‘kokat’ e rrjetit, 2 pronarë hotelesh
30 Janar 2021, 08:54Një bandë shqiptaro-serbe e trafikut të drogës me bazë në Athinë është goditur gjatë natës së kaluar në Selanik të Greqisë. Nga super-aksioni janë sekuestruar 300 kg kokainë dhe janë arrestuar tre shtetas, shqiptarë dhe serbë, të cilët ishin dhe anëtarët kryesorë të bandës, baza e së cilës ishte në Athinë
-
Variantet e reja të COVID, nga sot Franca mbyll kufijtë për Shqipërinë, Kosovën… dhe për gjitha vendet jashtë BE-së
30 Janar 2021, 08:22Nga sot Franca mbyll kufijtë për Shqipërinë, Kosovën dhe për gjitha vendet jashtë BE-së për të frenuar përhapjen e COVID. Për shkak të rritjeve të shifrave me COVID-19 dhe konfirmimit të variantit të ri Britanik dhe atij të Afrikës së jugut, Franca ka vendosur masa të reja bllokuese. Nga sot hyjnë në fuqi bllokimi dhe mbyllja e kufijve të Francës për vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe vendin tonë.
-
Vranësira dhe rrebeshe shiu, si do jetë moti për sot
30 Janar 2021, 07:23Dita nis me vranësira dhe rrebeshe shiu në pjesën më trë madhe të vendit por reshje dëbore do ketë në zonat e kthjella malore. Ndersa mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që herë pas here të kemi intervale me kthjellime.