Kronikë
-
Report Tv ka siguruar dokumentin i cili dëshmon se Sherrniku është vetëdorëzuar në polici më datë 19 dhjetor në komisariatin e policisë së Kurbinit. Ndërkohë policia njoftoi se ai ishte arrestuar ditën e djeshme.
21 Dhjetor 2020, 21:09 -
Fluks në portin e Durrësit, emigrantët kthehen pranë familjeve për festa (VIDEO)
21 Dhjetor 2020, 20:04Gjatë tre ditëve të fundit është rritur fluksi i udhëtarëve në portin e Durrësit. Emigrantët, edhe pse në kohë pandemia nuk e lënë pas traditën për të festuar me të afërmit.
-
Gjelat e detit, bie fuqia blerëse në tregun e Fierit! Fermerët e fshatit Portëz: I rrisim me porosi (VIDEO)
21 Dhjetor 2020, 19:43Pandemia ka dhënë efektet e veta negative edhe në bujqësi. Këtë vit fermerët kanë mbarështuar më pak gjela deti se një vit më parë. Ata shprehen se janë bazuar tek klientela, ndërsa në tregun e Fierit vihet re numër i vogël blerësish.
-
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen 2 makina! (VIDEO)
21 Dhjetor 2020, 17:55Një aksident rrugor u shënua pasditen e sotme (21 dhjetor) në aksin Elbasan-Peqin. Dy automjete janë përfshirë në aksident të regjistruar pranë fshatit Përparim.
-
Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë deklaratën e mirëkuptimit mes Policisë së Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Publike të Policisë italiane
21 Dhjetor 2020, 19:21Ardi Veliu dhe Franco Gabrielli nënshkruajnë deklaratën e mirëkuptimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Publike të Policisë italiane. Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike në Policinë italiane Franco Gabrielli tha se nga pikëpamja operacionale, ky është një tjetër rezultat i rëndësishëm në marrëdhëniet e gjata dhe të konsoliduara të bashkëpunimit me Shqipërinë.
-
Dimali, kryebashkiakja: Për ndryshimin e emrit të bashkisë presim votimin në Kuvend! Nisma u prit mirë nga shumica e banorëve! Zona tërheq turistë (VIDEO)
21 Dhjetor 2020, 18:58Bashkia Ura Vajgurore pritet të marrë 'dritën jeshile' nga Kuvendi për të ndryshuar emrin e saj në 'Dimal'. Kryetarja e kësaj bashkie, Juliana Mema në një intervistë për Report Tv tha se kjo çështje është në kalendarin e Kuvendit por pa dhënë një datë se kur do të diskutohet.
-
Plagosi çiftin Laze në 19 janar/ Arrestohet në Kosovë Markelian Cungu, 23-vjeçari 'rekordmen' i grabitjeve në Shqipëri
21 Dhjetor 2020, 18:39Kur kanë kaluar më shumë se 11 muaj nga tentativa për grabitje e çiftit Laze, Petrit dhe Afërdita, është vënë në pranga autori, Markelian Cungu. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se 23-vjeçari, autor i më shumë se 700 grabitjesh edhe pse në një moshë të vogël, është arrestuar ditën e sotme në Kosovë.
-
Kreu i sindikatës: Të vlerësohen mjekët financiarisht! Piku i rasteve me COVID në nëntor por kemi rrugë të gjatë përpara (VIDEO)
21 Dhjetor 2020, 18:30Infeksionisti Gent Stroni njëkohësisht kreu i sindikatës së mjekëve apeloi që mjekët e familjes dhe të spitaleve rajonale të trajtohen financiarisht pasi po kryejnë një detyrë të vështirë në përballimin e pandemis. Ndërkohë që u bëri thirrje qytetarëve që të mos ulin vigjilencën pasi pandemia do të na shoqëroje edhe për një kohë të gjatë.
-
Akuzohen për falsifikim dokumentesh, gjykata e Lezhës jep arrest me burg dhe detyrim paraqitje për 2 të arrestuarit! U sekuestruan 19 pasaporta e 23 karta identiteti
21 Dhjetor 2020, 18:04Gjykata e Lezhës ka dhënë masat e sigurisë për dy përsonat e arrestuar 3 ditë më parë me letërnjoftime të falsifikuara. Sipas të dhënave në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Ruzhdi Hoxhën dhe detyrim paraqitje për Lavdrim Sylen.
-
Një person i tretë në vrasjen e efektivit Prela në Lezhë, polici ka nxjerrë nga brezi pistoletën, por s'ka mundur ta përdorë
21 Dhjetor 2020, 17:31Arma e shërbimit u gjend nga policia në anën e djathtë në pjesën e poshtme të këmbëve të pasagjerit. Prela është kthyer nga rruga dhe ka ndjekur fuoristradën që ia bëri me drita. Nikoll Sherniku u zbulua nga makina. Një person me kostum ushtarak u kap nga një kamer, dëshmitari në polici tha se është Brilant Martinaj.
-
Vijon trendi ulës i rasteve të reja ditore dhe i viktimave me COVID/ Sot 422 të infektuar dhe 10 humbje jete! Shërohen 631 qytetarë
21 Dhjetor 2020, 17:16Nga 1908 teste të kryera janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 422, një shifër kjo e ulët krahasuar me një ditë më parë. Edhe këtë të hënë trendi i rasteve të reja vijon të pësoj një ulje të lehtë, e ndërsa e njëjtë paraqitet edhe numri i viktimave. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 10 viktima, 4 më pak se një ditë më parë. Viktimat janë nga mosha 60-81 vjeç.
-
Varianti i ri i COVID-19, Brataj: Mutacionet që pëson virusi janë më të ngadalta! Masat e vendosura janë të arsyeshme, gjatë festave rritet përhapja e infeksionit (VIDEO)
21 Dhjetor 2020, 17:06Drejtori i Urgjencës, Skndër Brataj tha se versioni i ri i koronavirusit që është shfaqur në Britani gjatë kohëve të fundit ka një rritje të infeksionit por jo të virulencës, pra dëmtimit që ajo shkakton në trupin e njerëzve. Sipas Brataj, mutacionet që pëson COVID-19 janë më të ngadalta se sa viruset e tjera, duke e bërë më pak shqetësues. Ai thotë se momentalisht Shqipëria e ka vendosur nën kontroll përhapjen e koronavirusit.
-
1 vit hetime, juristët: SPAK harroi misionin, nuk goditi ‘peshqit‘ e mëdhenj
21 Dhjetor 2020, 16:54704 personat e hetuar nga SPAK në harkun kohor të një viti nuk konsiderohen bosët e krimit e korrupsionit, apo peshqit e mëdhenj. Në një reagim për ReportTv juristët Esmerald Xhafa e Arben Hoxha thonë se SPAK ka goditur hallexhinjtë me akuza pa prova. Megjithatë, sipas tyre 2021 mbetet viti i sprovës për prokurorinë që u ngrit për të koditur krimin e jakave të bardha.
-
Ekskluzive/ Raporti sekret: Fatmira Hajdari mes gjyqtarëve që SHBA u hoqi vizën si të korruptuar, e papërshtatshme për të vijuar detyrën (DOKUMENTI)
21 Dhjetor 2020, 16:41Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar: Refuzimi i vizave amerikane për gjyqtarët dhe prokurorët është një Veting i besueshëm, gjyqtarja Hajdari fshehu faktin e revokimit të vizës.
-
Hapi i fundit drejt bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese/ KED diskuton nesër 2 emrat për anëtarin e 6-të, vakancë e Presidentit
21 Dhjetor 2020, 16:18Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur të dërgojë emrat në Presidencë për plotësimin e vakancës së gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, diskuton nesër për kandidatwt dhe pikwzimin dhe renditjen pwrfundimtare.
-
U gjet me një prerje në fyt, i plagosuri dërgohet drejt Tiranës në gjendje të rëndë
21 Dhjetor 2020, 16:10 -
Greqi, karantinë nga 3 në 7 ditë për të gjithë ata që vijnë nga Britania e Madhe
21 Dhjetor 2020, 16:00 -
Pa maska në rrugë, policia gjobit 1267 qytetarë gjatë fundjavës! Ndëshkohen 18 të tjerë që lëviznin pas orës 22:00 (VIDEO)
21 Dhjetor 2020, 15:55Gjatë fundjavës policia ka gjobitur 1267 qytetarë të cilët janë konstatuar në rrugë pa maska në kundërshtim me masën e vendosur nga qeveria. Edhe 18 persona të tjerë janë gjobitur me 10.000 lekë pasi u konstatuar duke lëvizur pas orës 22:00.
-
Aksident në aksin Shkodër-Kryebushat, përplasen 2 makina! Drejtuesit e mjeteve dërgohen në spital
21 Dhjetor 2020, 15:47Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e kësaj të hëne (21 dhjetor) në aksin Shkodër-Kryebushat. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve.
-
Si u zbuluan vrasësit e efektivit të FNSH Xhulio Prela/ Plot 20 kamera sigurie zbardhën gjithçka, nga targa e makinës së autorëve te identifikimi i ish-pronarit
21 Dhjetor 2020, 15:2620 kamera sigurie të sekuestruara në të gjithë gjatësinë e superstradës Lezhë-Laç në bizneset në afërsi kanë bërë të mundur zbardhjen e ekzekutimit të efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Xhulio Prela. Qarkullimi në atë orar lëvizjeje në superstradë ka qenë shumë i ulët, detaj që ka ndihmuar hetuesit në qartësimin e ngjarjes.