Kronikë
-
Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga policia. Policia ka arrestuar Albert Bulçarin alias Mirash Hani, i dënuar nga drejtësia italia për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
5 Shkurt 2021, 09:20 -
Pallati rrezikon shembjen në Laç, banorët kalojnë natën jashtë! Shkak, punimet për programin e rindërtimit (VIDEO)
5 Shkurt 2021, 09:05Banorët e një pallati 5 katësh në qytetin e Laçit e kaluan natën jashtë, pasi pretendojnë se objekti në të cilin jetojnë rrezikon shembjen. Shkak për këtë situatë janë bërë punimet infrastrukturore që po bëhen në kuadër të programit të rindërtimit nga tërmeti
-
Korçë, shkatërrohet banda e drogës, 7 në pranga, mes tyre organizatori dhe njëri prej tyre subjekt i OFL-së! Më herët u arrestuan edhe 5 të tjerë (VIDEO)
5 Shkurt 2021, 08:54Policia ka shkatërruar grupin kriminal që shpërndante drogën në qarkun e Korçës, duke arrestuar gjithsej 12 persona. Ditën e sotme u arrestuan 7 persona, mes tyre dhe organizatori, ndërsa më herët u arrestuan edhe 5 të tjerë.
-
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi i motit për sot
5 Shkurt 2021, 07:21Sipas MeteoAlb edhe ditën e premte mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke kushtëzuar kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në të gjithë territorin shqiptar.
-
-
Zgjedhjet/ Topalli, Murrizi dhe Patozi të parët që i kërkojnë KQZ regjistrimin si subjekte politike! Mbledhja nesër
4 Shkurt 2021, 22:33Jozefina Topalli me partinë Lëvizja për Ndryshim, Myslim Murrizi me Partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Astrit Patozi me partinë Bindja Demokratike kërkojnë regjistrimin si subjekte politike për në zgjedhjet e 25 prillit.
-
Mblidhet nesër komisioni për raportin e ‘Dick Marty’, zbardhet rendi i ditës
4 Shkurt 2021, 21:57Nesër do të mblidhet komisioni i posaçëm për çështjet e raportit të Dick Marty, në orën 11:00. Në rend dite në këtë mbledhje të rradhës do të jetë miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të para të komisionit, informimi i komisionit me materialet e depozituara nga institucionet sipas kërkesës së komisionit, si dhe disa çështje të tjera
-
'Grupi i PS-së është shumë më aktiv dhe i fortë se i PD-së', Arben Pëllumbi në Repolitix: Në Tiranë synojmë votat e PS-së të vitit 2017 plus rritje natyrale
4 Shkurt 2021, 21:45Pëllumbi theksoi se ekipi i Partisë Socialiste për drejtimin e Qarkut të Tiranës është shumë herë më i fortë dhe aktiv sesa grupi i PD-së. Deputeti socialist tha se në Tiranë synojnë që të kenë votat e PS-së të vitit 2017 plus rritje natyrale.
-
Gruaja e mjeshtrit të skenës e sëmurë shumë rëndë, Teatri apel qytetarëve për ndihmë: Ka nevojë për trajtim në Gjermani
4 Shkurt 2021, 21:44Teatri Kombëtar ka një apel për qytetarët, të kontribuojnë me një shumë monetare pasi bashkëshortja e një prej punonjësve më të vjetër është shumë e sëmurë dhe ka nevojë për një ndërhyrje urgjente.
-
Celibashi takon ambasadorin anglez: Më konfirmoi mbështetjen e Britanisë për KQZ-në, e sigurova se do përmbushim standardet në zgjedhje
4 Shkurt 2021, 21:03Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është takuar ditën e sotme me ambasadorin britanik në Shqipëri Duncan Norman, ku në fokus kanë pasur procesin e zgjedhjeve.
-
'Kushtetuesja' mblidhet në seancë, diskutim prej 6 orësh për çështjen e pronave! Shtyhet vendimi
4 Shkurt 2021, 19:50Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se në seancë trupa e Gjykimit është tërhequr për vendim, ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë datë se kur do të jepet vendimi për seancën maratonë që është mbajtur sot
-
-
-
Iu dogj televizori pasi i ikën dritat, qytetari bën gjestin e pazakontë para bashkisë së Gramshit (VIDEO)
4 Shkurt 2021, 19:02Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gramsh. Një qytetar ka marrë televizorin e shtëpisë dhe e ka bërë copë-copë para bashkisë së qytetit, pasi iu dogj si pasojë e tensionit të lartë të energjisë elektrike.
-
Situata shqetësuese e COVID, Brataj në Report Tv: Do kemi rritje të rasteve javët në vijim, orari i lëvizjes mund të ulet në 18:00 ose 20:00
4 Shkurt 2021, 18:44Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv ka paralajmëruar se do të kemi rritje të rasteve me COVID, të cilat do të sjellin dhe shtim të kufizimeve. Orari i mbylljes, Brataj thotë se mund të ulet në 18:00 ose 20:00, me rritjen e rasteve.
-
Urdhri i farmacistëve letër Ministrisë së Shëndetësisë: Na fusni te grupet e riskut për të bërë vaksinën anti-COVID! Na keni shpërfillur përgjatë pandemisë
4 Shkurt 2021, 18:41Urdhri i Farmacistëve i ka dërguar një letër Ministrisë së Shëndetësisë që t'i fusë farmacistët në grupet prioritare për bërjen e vaksinës anti-COVID.
-
Bilanc i rëndë viktimash nga aksidentet, Ismaili për Report Tv: Sjellja e drejtuesve të mjeteve, arsyeja kryesore! Vetëm për përdorimin e celularit janë ndëshkuar mijëra
4 Shkurt 2021, 18:21Shifra të frikshme të viktimave dhe personave të plagosur, janë raportuar për shkak të aksidenteve rrugore gjatë muajit janar të këtij viti. Shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit theksoi se bazuar në analizimin e të dhënave, faktorët kryesor kanë qenë faktorët njerëzor, për shkak të moszbatimit të normave të sjelljes nga përdoruesit e rrugës.
-
Situata shqetësuese/ Rriten sërish rastet e reja me COVID në vend, 1052 infektime të reja, humbin jetën 14 persona
4 Shkurt 2021, 17:26Rastet e reja të personave të infektuar me COVID-19 në vend janë rritur sërish. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 1052 raste të reja dhe 14 persona kanë ndërruar jetë
-
5 mln euro pasuri nga krimi i kaluan shtetit, Kim për vendimin e GJKKO për dosjen 339/3: SPAK hetoi me sukses një organizatë të madhe kriminale
4 Shkurt 2021, 17:25Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka reaguar lidhur me goditjen e SPAK për sekuestrimin dy ditë më parë të pasurisë me vlerë 5 milionë euro, që i përkisnin pjesëtarëve të grupit të Avdylajve, të lidhur me çështjen e dosjes 339 dhe një laborator droge në Has.
-
Vrasja e vlonjatit në sy të këngëtares në 2017, arrestohet autori kryesor, i dënuar me 8 vite burg
4 Shkurt 2021, 17:02Arrestohet autori kryesor për vrasjen e e 33-vjeçarit Ergys Gjioveshaj dhe plagosjen e tre të tjerëve, në prill të 2017-ës në Ujin e Ftohtë në Vlorë. Në pranga ka rënë Arianit Kondi, 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dënuar me 8 vjet burg, për veprat penale "Vrasja me dashje“ dhe “Armëmbajtja pa leje”