Kronikë
-
Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka pasur sërish probleme shëndetësore. Mediat greke, i referohen himara.gr e cila bën me dije se Kryepeshkopi të mërkurën (25 nëntor) kishte ethe dhe lodhje, diçka që shqetësoi të afërmit e tij.
27 Nëntor 2020, 20:56 -
Misri i Maliqit ka mbetur në fushë, fermerët: Importi na dëmton, prodhimi jonë mbetet stok (VIDEO)
27 Nëntor 2020, 20:39Fermerët e Maliqit që merren me prodhimin të misrit po përballen me mungesën e tregut. Ato thonë se shkak po bëhet importi kurse çmimi me të cilën paraqiten tregtarët nuk justifikon as shpenzimet e tyre.
-
COVID-19 në Francë/ Hyka për Report Tv: Në prag të festave lirojmë masat! Në janar presim një valë të tretë (VIDEO)
27 Nëntor 2020, 20:33Në prag të festave të fundvitit, Franca pritet të lirojë masat izoluese në të gjithë territorin. Anila Hyka, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës në Francë në një intervistë për Report Tv tha se kjo bëhet për shkak të qytetarëve që të takojnë familjarët e tyre.
-
Sa shkolla, banesa u ndërtuan e sa familje u mbështetën, Rama bën bilancin e 1 viti nga rindërtimi në Durrës
27 Nëntor 2020, 20:05Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e një viti nga procesi i rindërtimit për zonën e Durrësit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 persona. Në bilancin e një viti në zonën e Durrësit, Rama thekson se janë rindërtuar nga e para me fondet e qeverisë shqiptare u ngritën 5 shkolla e kopshte, 50 banesa drejt përfundimit, 145 pallate të riparuara dhe janë ndihmuar me grante 9 655 familje dhe po trajtohen me bonus qiraje 4 135 familje.
-
'Më kthe dhuratat që të solla nga Anglia se do t’i var fotot te shtylla e shkollës', emigranti shantazhon minorenen nga Tirana: Bëj arkivolin gati po u futa në burg prej teje
27 Nëntor 2020, 19:58Një 15-vjeçare që hyri në lidhje me një emigrant në Angli po kërcënohet prej ditësh nga ish i dashuri që i bën asaj presion përmes rrjeteve sociale. Rasti u regjistrua në komisariatin e Farkës bëjnë me dije që sqarojnë se e mitura vendosi ta ndërpresë historinë, por pas këtij vendimi ish i dashuri pretendon që ka investuar tek ajo përmes dhuratave të shumta dhe ndaj ajo duhet t’i kthejë të gjitha. Në të kundërt fotografitë e vajzës do të shpërndahen në ambientet e jashtme të shkollës private që vajza po ndjek.
-
Zbardhet vrasja e 22-vjeçarit në Bulqizë, në pranga shoku i cili e qëlloi, Klodian Kola
27 Nëntor 2020, 19:34 -
Shkodër/ Flakët përfshijnë një banesë, vetëm dëme materiale! (VIDEO)
27 Nëntor 2020, 19:10Një banesë përfshihet nga flakët në Shkodër. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
-
Kthesa e papritur/ Alaudin Malaj kërkon rikthimin në Veting dhe përjashtimin e Etleda Çiftjas, dha dorëheqjen në korrik para Vetingut
27 Nëntor 2020, 19:04Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj i kërkon KPA rikthimin e çështjes së tij në KPK dhe gjykimin nga një tjetër rup gjykues.
-
U vra në Ekuador/ Adriatik Tresa u kap në Angli, Shqipëria i bllokoi në 2010 rreth 170 mijë dollarë
27 Nëntor 2020, 18:35Emri i Tresës, në dokumentin që flet për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Personi i ekzekutuar në Ekuador ishte arrestua në Angli si drejtues grupi kriminal.
-
Lufta e Kosovës/ Bëhen bashkë shqiptarët në Shqipëri-Kosovë dhe Maqedoni e Veriut: UÇK, mëshiron vlerat më kulmore, rezistencë ndaj robërisë
27 Nëntor 2020, 18:15Institucionet më të rëndësishme të kulturës dhe shkencës të kombit shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për luftën e UÇK.
-
Vlorë/ Ngritja e flamurit, ‘festë' pa qytetarë në 28 nëntor (VIDEO)
27 Nëntor 2020, 17:59Dita e ngritjes së flamurit do të festohet në mënyrë të pazakontë këtë vit në Vlorë pasi nuk do të ketë prezencë të qytetarëve, në respekt të masave mbrojtëse ndaj COVID. Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli e sheh këtë si një detyrim në emër të jetës, ndërsa thekson se do të marrin pjesë krerët më të lartë të politikës shqiptare.
-
-
Mësimi i alternuar/ Prindërit: Është periudha e virusit, do përshtatemi nga halli (VIDEO)
27 Nëntor 2020, 17:21Nga data 1 dhjetor mësimi në shkolla do të zhvillohet i alternuar, në klasa dhe online. Për Report Tv prindër dhe gjyshër shprehen se më e mira do të ishte mësimi në shkolla, por janë të detyruar që ti përshtaten këtij vendimi.
-
-
Rritja e rasteve me COVID, Fico në Report Tv: Nuk do ngurojmë të marrim masa të tjera! Është rritur interesimi për vaksinën ndaj gripit (VIDEO)
27 Nëntor 2020, 17:07Drejtoresha e IShP-së, Albana Fico, në një intervistë për Report Tv deklaroi se Komiteti Teknik i Ekspertëve do të marrë masa të tjera shtesë në rast se vihet re një rritje në numrin e të infektuarve me koronavirus. Ndër të tjera ajo tha se është vënë re një interesim i qytetarëve për vaksinën e gripit sezonal.
-
-
Kritikoi UÇK-në, Këshilli i Qarkut të Kukësit i heq titullin 'Qytetar Nderi' Veton Surroit! Rama: Lajthitje kolektive! Tërhiqet Gjici: Kërkojmë ndjesë, se menduam gjatë
27 Nëntor 2020, 16:43Publicistit dhe politikanit Kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “ Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë nga Këshilli i këtij qarku në vitin 2015, pasi Surroi dalë kundër luftës së UÇK dhe interesave të shtetit të Kosovës. Kryeministri Edi Rama e cilësoi lajthitje kolektive dhe se parlamenti duhet të ndërhyjë dhe të sqarojë njëherë e mirë dhënien e titujve dhe medaljeve që vetën në vendin tonë jepen dhe hiqen me absurditetin më të madh. Tërhiqet kryebashkiaku Gjici, kërkon ndjesë.
-
Durrës/ Aksident pranë urës së Sukthit, makina përplaset me automjetin e policisë
27 Nëntor 2020, 16:15Aksident pranë urës së Sukthit. Një makinë është përplasur me automjetin e policisë. Një person është plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, gjendet jashtë rrezikut për jetën.
-
Sot 645 raste pozitive, 18 viktima me COVID-19! Infektohet presidenti i Federatës së Boksit! Humbin jetën 'Frida Kalo' shqiptare e ish-kryebashkiaku i Pukës
27 Nëntor 2020, 16:10Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 humbje jete dhe 645 raste të reja pozitive me COVID-19. Gjatë ditës së sotme humbi jetën nga COVID piktorja e njohur Lumturi Blloshmi e cila quhej edhe si 'Frida Kahlo' shqiptare. Gjithashtu edhe ish kryebashkiaku i Pukës, Beqir Arifaj ka humbur betejën me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, ndërsa në 3 spitalet COVID po trajtohen 463 pacientë.
-
Bilbil Mete dha dorëheqjen nga drejtësia, por Vetingu e thërret në seancë dëgjimore! Prokurori nën verifikim prej dy vitesh
27 Nëntor 2020, 15:50Prokurori Mete dha dorëheqjen në shtator 2020, për dy vite dilte në pension, Komisioni Vetingut planifikon seancë dëgjimore në datën 2 dhjetor 2020.