Kronikë
-
666 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse në 24 orët e fundit, e për pasojë janë gjobitur me 3 mijë lekë. Ndërkohë, është ndëshkuar edhe një biznes, i cili vijonte të qëndronte hapur pas orës 22:00, në kundërshtim me rregulla.
2 Dhjetor 2020, 14:15 -
Plagosja e Hilë Gjinit në Lezhë/ Gruaja e 43-vjeçarit u përlesh me autorin, i mori armën dhe mbrojti fëmijët! I plagosuri: Nuk kam pasur konflikte me të
2 Dhjetor 2020, 14:22Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e së martës në Balldre të Lezhës, ku mbeti i plagosur Hilë Gjini 43-vjeç. Ai u qëllua me armë zjarri pranë banesës nga 69-vjeçari Gjergj Gjini, i cili u prangos dy orë pas ngjarjes nga policia.
-
Grabitet një biznes në Sarandë! Autorët thyejnë xhamat dhe vjedhin dhjetëra ora dhe sende me vlerë! Filmohen nga kamerat (FOTO)
2 Dhjetor 2020, 14:07Një biznes në lagjen nr.2 ka rënë pre e grabitësve gjatë natës.
-
Hapen 6 zyra të reja të aplikimit për dokumente biometrike jashtë Shqipërisë, ministri Lleshaj apel emigrantëve: Regjistroni adresat (VIDEO)
2 Dhjetor 2020, 14:04Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të aplikojnë për dokumentet biometrike edhe në 6 zyra të reja që hapen në 5 kryeqytete evropiane dhe në konsullatën e Barit. Lajmin e dha sot ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ishte për inspektim në zyrën e aplikimit për dokumente biometrike, në Njësinë Administrative nr. 6, Kombinat.
-
OFL në Fier dhe Kurbin, kush janë 2 të dënuarit që brenda 48 orësh duhet të deklarojnë burimin e pasurisë
2 Dhjetor 2020, 13:12Fieri dhe Kurbini është ndalesa e radhës së OFL-së, ku i kërkon që të deklarojnë pasurinë dy të dënuarve. Më konkretisht u është dërguar formulari Bashkim Hasanit dhe Shpendi Lilajt.
-
Sqaron Rakacolli: Nuk do ketë kufizime gjatë fundjavave!
2 Dhjetor 2020, 13:06 -
U shërua nga COVID në Turqi, trajneri Gega mbërrin në Shqipëri: Kalova një ëndërr të keqe, s'e besoja që do kaloja Rinasin në karrige me rrota! Mezi pres të kthehem në krye të klubit (VIDEO)
2 Dhjetor 2020, 13:00Trajneri i Kukësit Skënder Gega është kthyer sot në Shqipëri një javë pasi iku në Turqi për mjekim të specializuar si i prekur me koronavirus. Për Report Tv ai thotë se nuk e priste që të kthehej në Rinas pa një karrige me rrota, ndërsa të gjithë që përjetoi e cilësoi si një ëndërr të keqe. Tani mezi pret te drejtoje ekipin.
-
Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana refuzon heqjen e titullit të nderit për Veton Surroit: Këshilli nuk kishte tagër për ta hequr
2 Dhjetor 2020, 12:36Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana refuzon heqjen e titullit të nderit për Veton Surroit: Nuk kishte tagër për ta hequr
-
-
-
Kolaudimi i makinave në shtet, Gonxhe shuan çdo dyshim: S'ka asnjë koncesion! Do shtohen kontrolle, ndëshkime më të ashpra për shoferët
2 Dhjetor 2020, 12:20Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe tha në Report Tv se nuk do të jepet më me koncesion kontrolli teknik i mjeteve. Lajmet se bëhet fjalë për një koncesion 200 mln dollarësh, Gonxhe i quan krejtësisht të pavërteta, spekulime duke theksuar se nuk do të ketë asnjë lloj privatizimi.
-
-
Situata e COVID, masat kufizuese vijojnë të jenë në fuqi pa afat (VIDEO)
2 Dhjetor 2020, 12:10 -
Korrupsioni në burgun 313, SPAK merr të pandehur ish-drejtorin dhe 2 punonjësit: Kërkoi para për të firmosur kontratë qiraje për makinetat e kafes
2 Dhjetor 2020, 11:49Kundrejt parave do firmoste kontratën e qirasë për makinetat e kafes brenda paraburgimit 313, përfundon i pandehur ish-kreu i burgut ‘Jordan Misja” Eduart Strugaj. SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Strugës dhe ish-vartësit të tij Florin Ahmetaj e biznesmenit Ervin Kurtalla dhe kërkon dënimin e tyre për korrupsion e shpërdorim detyre.
-
Hartimi i Kodit të ri Penal: Konsumatorët e drogës deri në 10 gram kanabis nuk dënohen! Për dhunë në familje nisin hetimet edhe pa denoncim
2 Dhjetor 2020, 11:28Report TV siguron draftin e ndryshimeve të Kodit Penal që parashikon që zyrtarëve të drejtësisë që përfshihen në korrupsion t’u konfiskohet pasuria. Ndër të tjera drafti dekriminalizon konsumin e kanabisit deri në 10 gram si dhe ushtrimin e prostitucionit e kosideron kundravajtje penale nga vepër penale që është me kodin e vjetër. Ndryshimet që pritet të kalojnë së shpejti në Kuvend parashikojnë 7 vite burg për anëtarët e komisioneve zgjedhore që braktisin detyrën.
-
-
Merr flakë pema e Vitit të Ri te një familje në Durrës, flakët shkaktojnë dëme materiale (VIDEO)
2 Dhjetor 2020, 11:00Vendosja e pemës së Vitit të Ri nuk ka qenë dhe aq emocionuese për një familje në qytetin e Durrësit.
-
Armë e kanabis në shtëpi, arrestohet 26-vjeçari në Lezhë
2 Dhjetor 2020, 10:17Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë pasi iu gjet drogë dhe armë. Në pranga ka rënë A. K., 26 vjeç, banues në fshatin Qafë Mollë, Mirditë.
-
Dëshmitë e mjekëve nga COVID-4: Hapja e këtij spitali lehtësim për ne, shpresë për pacientët (VIDEO)
2 Dhjetor 2020, 09:58Pacientët e parë kanë nisur të shtrohen në spitalin COVID-4. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar pamje të reja nga ambientet e kësaj godine, teksa sjell edhe dëshmitë e mjekëve. Hapja e këtij spitali, për mjekët, është një lehtësim për punën e tyre, por edhe shpresë për pacientët.
-