Kronikë
-
Arbër Kotaj, 26-vjeçari i cili vrau me thikë në zemër Idajet Dullën në Durrës nuk është pranuar në paraburgimin në Durrës. Kjo pasi ai është djali i i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kotaj, ky i fundit i arrestuar në vitin 2016 me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
22 Shtator 2020, 21:38 -
Mbollën kanabis në shtëpi me vlerë 500 mijë paund, në pranga 3 shqiptarë në Angli
22 Shtator 2020, 21:16Tre shqiptarë janë arrestuar në Angli pasi dyshohen se janë të përfshirë në një rrjet të madh të trafikut të drogës me bazë në Inverclyde. Sipas mediave britanike, në pranga janë vendosur Leon Tosku, 42 vjeç, Altion Qosla vjeç, 44, dhe Erion Beqiraj, 35 vjeç.
-
Dy mjete përplasen në Laç, në aksident përfshihet edhe një biçikletë! Një i vdekur (Pamjet)
22 Shtator 2020, 20:50Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke bërë që në aksident të përfshihet edhe një biçikletë, drejtuesi i të cilit ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.
-
Ngjarjet kriminale në Elbasan, ndryshime në sektorin e hetimit të vrasjeve
22 Shtator 2020, 20:37Transferohet shefi i sektorit Leonard Palushi, duke u emëruar në policinë e Lezhës. Ndryshime dhe në organikën e oficerëve.
-
Xhaçka i jep gradën gjeneral brigade Arben Kingjit: Meritokracia dhe profesionalizmi, guri i themelit për FA-në
22 Shtator 2020, 20:06Ushtaraku Arben Kingji është ngritur në detyrë duke marrë gradën gjeneral brigate. Grada iu dha nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila vlerësoi profesionalizmin dhe punë e bërë nga gjeneral Kingji në gjithë këto vite në Forcat e Armatosura.
-
Vrasja e Kapllanit në Rrogozhinë, shoqërohen disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen
22 Shtator 2020, 19:54Disa persona janë shoqëruar në policinë e Peqinit lidhur me ekzekutimin e Klevis Kapllanit disa ditë më parë. Ata mendohen se kanë dijeni lidhur me ngjarjen ndërkohë që është shpallur në kërkim një shok i viktimës.
-
Ndërron jetë 50-vjeçari që tërhoqi qenin zvarrë me makinë rreth një javë më parë
22 Shtator 2020, 18:5650-vjeçari i cili vrau qenin e tij duke e tërhequr zvarrë me makinë ka ndërruar jetë ditën e sotme (22 shtator) si pasojë e një arresti kardiak. Ngjarja ka ndodhur në Peshkopi pavarësisht se Faik Përkoxha ishte banues në Sukth.
-
'Arrest shtëpie' për Fjolla Morinën, avokati Vishaj: Vendimi i gjyqtares ishte i drejtë! Për shtatëzaninë i takon hetimit të prokurorisë
22 Shtator 2020, 18:30Gjykata e Kukësit caktoi këtë të martë (22 shtator) masën e sigurisë arrest me burg për këngëtaren Fjolla Morina e cila u arrestua pak ditë më parë për kalimin e armëve të zjarrit në kufi. Për këtë çështje, avokati Saimir Vishaj thotë në një intervistë për Report Tv se vendimi i gjyqtares është i drejtë dhe në zbatim të plotë me ligjin.
-
COVID-19 / Në Itali ka nisur vala e dytë, e pa shmangshme edhe në Kinë (VIDEO)
22 Shtator 2020, 18:35E gjithë bota po i kushton vemendje asaj që quhet vala e dytë e infektimit nga koronavirusi shoqëruar me ashpërsim të masave anti covid. Për më shumë detaje mbi situatën Report Tv pati në lidhje live mjekun shqiptar në Itali, Genc Kapxhiu dhe gazetarin shqiptar në Pekin, Edison Myrteza.
-
Prezantohet Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha dhe Këshilli Teknik, Balluku: Siguria e digave, prioritet i Qeverisë
22 Shtator 2020, 18:00Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku prezantoi drejtuesin dhe anëtarët Komitetit dhe Këshillit Teknik të Digave, të cilët do të bejnë skanimin e situatës së digave brenda vitit 2020.
-
Plagosi me thikë 17-vjeçarin, kapet pas disa orësh autori
22 Shtator 2020, 17:36 -
Me këmbën e operuar, 9-vjeçarja dy orë rrugë për të shkuar në shkollë
22 Shtator 2020, 17:24Vështirësitë nuk kanë të sosur për banorët e Thumanës. Mes rrënimit që la tërmeti, mbetet problem edhe shkollimi. Çdo ditë fëmijët e fshatit Shkozë-Bardhë përshkojnë në këmbë dy orë rrugë për të shkuar në shkollë. Mes tyre është edhe një vajzë 9-vjeçe e operuar në këmbë. Gazetari Julian Shota na sjell problematikën, ndërsa Bashkia e Krujës premton LIVE në Report TV se do të mundësojë transportin falas për këta nxënës.
-
Kush është Rexhino Ibrahimi, koordinatori i kartelit të kokainës për zonën e Perugias
22 Shtator 2020, 17:20Durrsaku Ibrahimi udhëhiqte ngarkesat nga Holanda në zonën e Perugias. Zbardhen episodet e trafikut të drogës që ka dokumentuar prokuroria e Firences.
-
Lleshaj vizitë në Liban, u kërkon ndihmë për riatdhesimin e fëmijëve shqiptarë në Siri (VIDEO)
22 Shtator 2020, 16:51Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Liban, ku është takuar me homologun e tij Mohammad Fahmi dhe gjeneralin Abas Ibrahim i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm për çështjet e sigurisë. Referuar mediave libaneze Lleshaj ka kërkuar ndihmë nga Libani për shpëtimin e fëmijëve shqiptarë në kampet e “tmerrit” në Siri.
-
-
Transportonte emigrantë të paligjshëm përmes Shqipërisë, arrestohet siriani në Pogradec, i sekuestrohet një sasi eurosh
22 Shtator 2020, 16:41Një sirian është arrestuar nga policia e Pogradecit, nën dyshimet se organizonte trafikun e paligjshëm të emigranteve të cilët vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme.
-
Ulet numri i rasteve të reja me koronavirus, 131 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit (VIDEO)
22 Shtator 2020, 16:32Këtë të martë është regjistruar një ulje e rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 131 raste të reja nga 825 testime të kryera.
-
Durrës, plagoset një 17-vjeçar, ecën 1 km në këmbë me thikën në brinjë
22 Shtator 2020, 15:54Një 17-vjeçar në Sukth ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e kësaj të marte (22 shtator). 17-vjeçari me iniciale E.Z., u transportua në spital për tu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
-
Gjykata vendos masën "arrest shtëpie" për të plagosurin Enrik Tatazin
22 Shtator 2020, 15:51 -
Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, në pranga 2 persona
22 Shtator 2020, 15:32Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të kalojnë kufirin me dokumente false. Policia ka vendosur në pranga një 22-vjeçar me iniciale I.N., banues në Tiranë për falsifikimin e dokumenteve si dhe një 30-vjeçar me iniciale Gj.P., që tentoi kalimin e kufirit me dokumente false.