Kronikë
-
Pas Tiranës, Kruja është një nga vatrat më nxehta, ku janë regjistruar më shumë raste me koronavirus.
9 Korrik 2020, 08:40 -
Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, pranga 23-vjeçarit në Krujë
9 Korrik 2020, 08:33Një i ri nga Kruja është arrestuar nga policia pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
-
Durrës, tregtonin celularë dhe mallra të ndryshme duke fshehur të ardhurat, procedohen penalisht 4 persona
9 Korrik 2020, 08:25Në Durrës ka nisur hetimi për 4 persona, të cilët tregtonin pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm.
-
Aksident në rrugën Elbasan-Metalurgjik, makina përplaset me murin rrethues të një banese (VIDEO)
9 Korrik 2020, 07:27Një aksident raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Elbasan-Metalurgji.
-
Edhe sot temperatura të larta, ja parashikimi i motit
9 Korrik 2020, 07:18Moti i kthjellët dhe me temperatura të larta do të mbizotërojnë në orët e para të ditës së sotme në vendin tonë.
-
-
-
-
Gjeorgjina Kuli në 'Repolitix': Komiteti Teknik vendosi, maska e detyrueshme ose gjoba! Epidemiologia: Disa thyen karantinën, por Kodi Penal s'u zbatua (VIDEO)
8 Korrik 2020, 21:26Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë, tha se është vendosur që maskat të bëhet të detyrueshme në ambientet ku ka shumë njerëz dhe në ambientet e mbyllura, në të kundërt do të vendosen gjoba.
-
-
Dy futbollistë të Partizanit të prekur me COVID-19 në prag të derbit kryeqytetas! Epidemiologia: Mirë do ishte që ndeshja të mos zhvillohej
8 Korrik 2020, 20:46Dy futbollistë të Partizanit, Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Epidemiologia tha se mirë do ishte që derbi kryeqytetas të mos zhvillohej.
-
Përplasen dy makina me motorin në Lezhë, plagosen burrë e grua dhe këmbësorja! Pamjet e aksidentit
8 Korrik 2020, 20:26Gjatë orëve të para të mbrëmjes së ditës së sotme ka ndodhur një aksident në hyrje të qytetit të Lezhës, ku janë përfshirë dy automjete dhe një motor.
-
1 kg tritol poshtë makinës së biznesmenit në Elbasan, 25 vite burg Astrit Sinanajt, mik i vrasësit me pagesë
8 Korrik 2020, 19:29Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 25 vite burg Astrit Sinanaj, i cili i tentoi të vrasë biznesmenin Fuad Verzivollin më 6 maj 2017 në Elbasan duke i vendosur poshtë makinës 1 kg tritol C4, që fatmirësisht nuk shpërtheu.
-
Pas operacionit të përbashkët antidrogë, Guardia di Finanza dhe ambasadori italian takim me Veliun
8 Korrik 2020, 19:12Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu priti në një takim një delegacion të lartë të Guardia di Finanza-s. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.
-
-
1-15 korrik afati për regjistrimin në gjimnaz, dokumentet që duhen! 3 shkollat ku aplikimi do bëhet online (VIDEO)
8 Korrik 2020, 18:47Fiqiri Çifliku përgjegjës në drejtorinë e arsimit parauniversitar tregon për Report Tv se risi këtë vit do të jetë regjistrimi online, një projekt pilot që do të zhvillohet në tre shkolla. Çifliku shpjegon se në momentin e regjistrimit duhet dëftesa e klasës së nëntë, formulari i lëndës me zgjedhje dhe deklarimi i të dhënave për prindin dhe fëmijën.
-
U arrestua për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, lirohet nga qelia Kreshnik Tusha
8 Korrik 2020, 17:53Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për 21-vjeçarin, duke vendosur masën arrest shtëpie, teksa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.
-
Lokalet injorojnë masat anti-COVID, gjoba në Vlorë e Berat! Qytetarët pa maska, policia i ngre nga tavolina (VIDEO)
8 Korrik 2020, 17:31Rastet me covid-19 rriten çdo ditë ndërsa qytetarët qëndrojnë të pa shqetësuar ngjitur me njëri-tjetrin në lokale.
-
Ekskluzive/ Gjykata e Elbasanit i hap rrugën Dritan Dajtit për lirimin me kusht
8 Korrik 2020, 16:42Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Më kërkesën e depozituar nga Dritan Dajti ka qenë dakord dhe drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Dritan Dajtit i kanë mbetur për të vuajtur 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë. Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e 20 prillit 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasje i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht. Kjo pasi pjesën dërmuese të dënimit ose thënë ndryshe ¾ e masës së dënimit e ka shlyer në burg dhe mund të praktikohet lirimi i tij.
-
'Mori peng kryebashkiakun e Vorës?! I akuzuari ‘rrëzon’ Berishën: Sajesë! S'jam në Shqipëri, po bëhet për të më vjedhur pronën (VIDEO)
8 Korrik 2020, 16:14Një banor i Vorës ka kontaktuar Report Tv për të hedhur poshtë një denoncim të një polici anonim në Faebook-un e ish-kryeministrit Berisha, sipas të cilit kishte marrë peng kryebashkiakun në detyrë të Vorës, Hekuran Brahimaj. Alfond Gjoka thotë se ndodhet jashtë Shqipërisë dhe e gjitha sipas tij bëhet për t’i vjedhur pronat e tij që preken nga procesi i rindërtimit në këtë bashki.