Kronikë
-
Ministrja thotë se ura do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve dhe nxënësve të këtyre 2 fshatrave për në qendrën shëndetësore, shkollën e mesme dhe rrugën nacionale.
20 Nëntor 2019, 11:11 -
Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg Redjan Rrajën, i vetmi i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja
20 Nëntor 2019, 10:55Nëpërmjet avokatit të tij, Rraja apeloi vendimin e shkallës së Parë që më parë kishte caktuar masën e “arrestit në burg”, dhe kërkoi në Apel lirimin nga qelia, pasi pretendonte se nuk ka asnjë provë që ta lidhë me ngjarjen e ndodhur pasditen e 1 nëntorit.
-
Prokuroria kërkon 21 vite burg për Arbër Çekajn! Si u ngarkua 613 kg kokainë në servis në Kolumbi dhe dy bisedat që e gozhdojnë (Dokumenti)
20 Nëntor 2019, 10:59Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 21 vite burg për Arbër Çekajn. Për shoferin Armando Pezakun u kërkuan 13 vite burg (me gjykim të shkurtuar 8.8 vite), ndërsa për menaxherin e kompanisë Donaldo Lushaj u kërkuan 14 vite, me gjykim të shkurtuar 10.8 vite, gjithmonë nëse pranohet kjo masë dënimi nga gjykata. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar ekskluzivisht dosjen me provat e prokurorisë që gozhdojnë Çekajn në akuzën e trafikut të drogës. Prokurori i dosjes Edvin Kondili gjatë leximit të pretencës akuzoi se Çekaj është organizatori i grupit kriminal të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri.
-
Prokuroria urdhër noterëve për Kajmakun: Njoftoni policinë nëse paraqitet tek ju ose do mbani përgjegjësi penale
20 Nëntor 2019, 09:53Kjo shkresë e Prokurorise së Tiranës që mban firmën e drejtuesit të seksionit, Kolë Hysenaj, u është shpërndarë të gjitha zyrave të noterisë në vend. “Noterët të njoftojnë policinë, nëse para tyre paraqitet Agim Kajmaku. Nëse nuk njoftojnë, noteri do të mbajë përgjegjësi ligjore”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.
-
Alvin Berisha dhe babai i tij i gëzohen bashkimit, vogëlushi bëhet edhe me Instagram (FOTO)
20 Nëntor 2019, 09:28Afrim Berisha, babi i Alvinit, ka vendosur që t’i hapë Instagram, ku ka publikuar disa foto të vogëlushit, për të cilin luftoi deri në fund, me forcën e një babai për ta pasur pranë vetes.
-
U vetëplagos në dorë me pistoletë, arrestohet 38-vjeçari në Fier! Pranga edhe një 55-vjeçari në Durrës për kanosje me thikë
20 Nëntor 2019, 09:29Dy persona janë arrestuar në Fier e Durrës për vepra penale "Armëmbajtje pa leje", "Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe "Kanosja". I arrestuari në Fier është E.N i cili pasi u vetëplagos në dorë, është arrestuar nga policia. Ndërsa i arrestuari në Durrës është N. M i cili akuzohet se kanosi me thikë K. R., 41 vjeç.
-
'Jemi policë, ku e ke djalin?' Hajdutët hapin kasafortën me gurë fresibël, pronari: Morën 300 mijë euro (VIDEO)
20 Nëntor 2019, 08:54Fushë Milot/ Një banesë është vjedhur nga tre persona mbrëmjen e djeshme. I zoti i shtëpisë Taf Shabani ka denoncuar rastin në polici dhe është shprehur se shuma që i vodhën është mbi 300 mijë euro, kursime të djemve në Itali prej 30 vitesh dhe vajzës që ndodhet në Tiranë. E moshuara shprehet se autorët kanë qenë tre, pa armë, por me maskë ndërsa janë prezantuar si efektivë policie që ishin në kërkim të djalit të saj Xhevahir Shabani që ndodhet në burg në Itali, por sipas tyre ishte arratisur dhe po e kërkonin në Shqipëri.
-
Në kërkim për vrasje, vjedhje dhe drogë/ Tre shqiptarë ekstradohen drejt Italisë (VIDEO)
20 Nëntor 2019, 08:45Policia e shtetit njofton se pas arrestimit në Shqipëri, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë ekstradimi i tyre drejt Italisë.
-
Temperatura të ulëta dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
20 Nëntor 2019, 08:14Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku pasdite do të sjellin reshje shiu në të territorin.
-
Padia e Metës/ Pas Kushtetueses në rrezik kolapsi edhe KED-ja nëse nis hetimi kundër Dvoranit
20 Nëntor 2019, 07:49Shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED do të hidhet në datë 5 Dhjetor, ndërsa funksionimin ky institucion e nis më pas në fillim të vitit 2020 me mandat një vjeçar. Por ligji e përcakton se një person që është në ndjekje penale nga organi i akuzës nuk mund të kandidojë për të qenë pjesë e KED-së. Kjo do të thotë se Ardian Dvorani, që drejton Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për shkak të funksionit që ka si anëtar i Gjykatës së Lartë, i ngelur vetëm pas procesit të vettingut rrezikon që të përjashtohet nga rikandidimi nëse ndaj tij do të nisë një proces penal nga prokuroria duke e futur në kolaps institucionin.
-
I vodhi shoqes këpucët dhe të brendshmet, trondit vajza në gjykatë: E kam të dashur
20 Nëntor 2019, 07:17Gjyq i paprecedentë në Tiranë, rrëfimi në gjyq pas arrestimit nga policia.”Jemi më shumë se shoqe, ndaj ja mora rrobat".
-
'Ngërçi/ Gjykata Kushtetuese tjetër goditje për Arta Vorpsin
19 Nëntor 2019, 22:54Gjykata Kushtetuese zyrtarizon Marsida Xhaferllarin si anëtaren e saj më të re. Në faqen zyrtare të këtij institucioni janë plotësuar anëtarët e saj, ku shihet se mes Vitore Tushës, e cila është në rolin e kryetares së kësaj Gjykate, Besnik Muçit, Elsa Toskës, Fiona Papajorgjit është renditur edhe Marsida Xhaferllari, një emër ky që ka futur në "sherr" Presidencën dhe Qeverinë.
-
Lëvizja Vetëvendosje thirrje për marshim më 28 Nëntor në Tiranë, rendit 16 kërkesat për Bashkim Kombëtar
19 Nëntor 2019, 22:28Më 28 nëntor Lëvizja Vetëvendosja në Tiranë do të zhvillojë një marshim. Në njoftimin zyrtar, renditen 16 pika, motive për të marshuar mes të cilave është heqja e taksës së rrugës së Kombit dhe gjithashtu kundër Shengenit të Ballkanit Perëndimor.
-
Nga Cutillo te Olen Çezari, personalitete të njohura publike mblidhen për të shijuar gatimet tradicionale
19 Nëntor 2019, 20:57Në kuadër të Javës së Kuzhinës Italiane, personalitete dhe figura të njohura publike shqiptare u mblodhën mbrëmjen e djeshme në rezidencën e ambasadës italiane në vendin tonë, ku shijuan nga afër pjata tradicionale dhe verëra të markës italiane. Ky është edicioni i katërt që ky aktivitet zhvillohet në vendin tonë
-
"Nipi më thotë: Dua xhaxhanë në ditëlindjen time!" Nëna rrëfen si u zhduk djali emigrant: Donte të më bënte krenare...
19 Nëntor 2019, 20:48Zhdukja e Serxho Verës i cili u zhduk në vitin 1992 kur ishte vetëm 17 vjeç ka marrë një tjetër rrjedhë në emisionin e sotëm të Pa Gjurmë. E ftuar në studio, nëna e tij Margarita ka rrëfyer se si humbi kontaktet me djalin e saj.
-
EKSKLUZIVE/ Ish-burri hyn nga dritarja dhe djeg me qumësht gruan në sy të 2 fëmijëve...Tenton ta mbysë me jorgan në spital dhe hidhet nga kati i tretë (VIDEO)
19 Nëntor 2019, 20:25Një burrë nga Librazhdi është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia në Tiranë pasi ka dhunuar dhe ka djegur me qumësht të valuar ish-bashkëshorten e tij me të cilën është divorcuar prej 4 vitesh. Nuk është mjaftuar me kaq, por ka shkuar edhe në dhomën e spitalit ku ka tentuar ta mbysë me jorgan. B.Balla, i dënuar disa herë për dhunë në familje, dhe vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu për të njëjtën akuzë, tashmë ndodhet pas hekurave! Teksa donte të ribashkohej me ish-bashkëshorten, D.S i dha mundësinë vetëm të takonte fëmijët, pasi djali i vogël vetëm 4 vjeç nuk e kishte njohur të atin. Ngjarja e tmerrshme ndodhi në sy të fëmijëve, në dhomën e gjumit të tyre.
-
Mesazhi i fortë i Kardinalit Troshani për politikën: Kur më burgosi Enveri, unë u luta t'ia ndriçojë mendjen...lutuni për miqtë dhe armiqtë
19 Nëntor 2019, 20:13Drejtuesit e besimeve fetare të mbledhur në xhaminë ‘Ebu Ekber’ në Shkodër janë lutur dhe përcjellë mesazhe të forta për situatën e krizës ku janë përfshirë drejtuesit e shtetit shqiptar. Kardinali Ernest Troshani solli në vëmendje se kur ai u torturua nga Enver Hoxha, i lutej zotit për diktatorin, që ai t'i ndriçonte mendjen.
-
Legalizoi 3 vila që ende nuk ekzistonin në Farkë, arrestohet në Tiranë ish-drejtori i ALUIZNI-t, Afrim Ismaili
19 Nëntor 2019, 18:42Shefi i ALUIZNI-t për ndërtimet në fshatra prej 1 jave në burg, i legalizoi tre vila të pa ndërtuara biznesmenit Arben Reli. Ky i fundit ka përdorur dy emrat e djemve të tij për të bërë vetëdeklarimin në zyrën e ALUIZNI-it dhe më pas ka vijuar procedurat në kundërshtim të hapur të ligjit dhe rregullores, për legalizimin e objekteve që në fakt nuk ekzistonin fare në terren.
-
Aksident në hyrje të Fushë- Krujës, furgoni i mallrave përplas për vdekje endacaken
19 Nëntor 2019, 18:26Endacakja ishte duke kaluar rrugën kur u përplas për vdekje nga furgoni me drejtues një 21- vjeçar
-
Qëlloi me armë drejt automjetit të xhaxhait të tij pas konfliktit për pronën, arrestohet 20- vjeçari
19 Nëntor 2019, 18:11Endi Sinani, 20-vjeçari që qëlloi me armë drejt automjetit të xhaxhait të tij Petrit Sinani pas konfliktit për pronën të ndodhur në Pezë tre ditë më parë, është vënë në prangat e policisë.