Kronikë
-
Temperaturat do të luhaten nga 7 gradë Celsius në 28 gradë Celsius.
24 Tetor 2019, 08:22 -
Remont në Kalimash, në 25 Tetor stakohet energjia elektrike në këto zona të Kukësit
23 Tetor 2019, 23:03Me datë 25 tetor në disa zona në Kukës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Në një njoftim të publikuar nga OSHEE bëhet e ditur se për shkak të remontit të Kalimash të Vjetër do të stakohet energjia elektrike nga ora 10:00 deri në orën 14:00.
-
U emërua pak ditë më parë drejtor burgu në Vlorë, dënohet për shpërdorim detyre Egon Velaj
23 Tetor 2019, 21:55Vetëm pak ditë pasi u emërua si drejtues i IEVP Vlorë, Egon Velaj është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë. Ai akuzohet për shpërdorim detyre gjatë kohës kur ka ushtruar të detyrën e drejtorit të Aluiznit në Vlorë.
-
Burri i saj paralajmëroi vetëgjyqësi/ Nisin hetimet për mjekun e 25-vjeçares që vdiq 1 orë pasi solli në jetë foshnjen
23 Tetor 2019, 20:14Sot, 6 muaj nga vdekja Rexhina Debrovës e cila ndërroi jetë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur mjekun gjinekolog Ardian Kadaifçiu i cili kishte ndjekur shtatëzaninë e saj.
-
VIDEO/ Ja zonat ku do të ndërtohen portet e jahteve në Sarandë dhe Kepin e Rodonit
23 Tetor 2019, 19:44Dy portet e jahteve që pritet të ndërtohen në vend, njëri në Sarandë dhe tjetri pranë Kepit të Rodonit, nuk prekin zonat e mbrojtura. Konkretisht “Marina Limion” do të ndërtohet pranë portit të Sarandë në një zonë që nuk janë lejuar ndërtimet. Ndërsa “Marina Rodon” nuk do të prek territorin e Kishës së “Shën Ndout”.
-
-
-
Tregtonin mish e qofte në kushte të papërshtatshme/ AKU i vë drynin 2 bizneseve, 800 mijë lekë gjobë për 6 të tjerë
23 Tetor 2019, 18:17Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë një aksion pas denoncimeve të ardhura nga qytetarët, ku ka urdhëruar bllokuar aktivitetin e 2 subjekteve që tregtonin mish, ka gjobitur 6 të tjera me 9 gjoba me vlerë 800,000 lekë në total si dhe ka bllokuar 183.2 kg mish dhe qofte të pasigurta për konsum.
-
Veliaj: Nuk do të ketë ndërtime në Kopshtin Botanik, do jetë një kryevepër për studentët dhe qytetarët (VIDEO)
23 Tetor 2019, 18:18Kopshti botanik jo vetëm që do të ruhet, por edhe do të shfrytëzohet më mirë nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe do të vihet në dispozicion të qytetarëve të Tiranës. Nga Parku Olimpik i Tiranës, ku nisi turi i dëgjesave në çdo njësi për projektbuxhetin e vitit 2020, Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se nuk do të ketë ndërtime, përkundrazi e gjithë zona do të ketë një mbrojtje të veçantë që nuk e ka pasur për gjithë këto vite ku është zaptuar.
-
Tiranë- Makina merr përpara motoçikletën, plagoset drejtuesi i saj
23 Tetor 2019, 17:40Një automjet është përplasur pasditen e sotme me një motoçikletë ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', pranë presidencës.
-
Del videoja/ Këmbadoras, të qetë dhe të veshur si 'bosa', momenti si shqiptarët vodhën shtëpitë e yjeve të Real dhe Atletico
23 Tetor 2019, 17:21Mediat spanjolle kanë publikuar video nga momenti se si banda e shqiptarëve vidhte banesat e futbollistëve të Real Madrid dhe Atletico Madrit.
-
AKU bllokon 1,267 litra raki, verë dhe konjak në Elbasan
23 Tetor 2019, 16:44Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 1,267 litra pije alkoolike (raki, verë dhe konjak) në tre dyqane në Elbasan, për të cilat janë marrë mostrat dhe do të kryhen analizat.
-
-
-
HISTORIKU i bosit turk që drejtonte grupet e heroinës në Shqipëri, miqtë në politikë dhe biznese që i dhanë 'dorën' kreut të celulës terroriste (VIDEO)
23 Tetor 2019, 16:05Një vendim skandaloz i drejtësisë shqiptare në vitin 2011 ka lënë të lirë turkun Abdulselam Turgut, i cili edhe pse ishte i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge 1.6 ton heroine nga Turqia drejt Gjermanisë dhe kërkohej të ekstradohej, iu ndryshua masa e sigurisë. Gazetari Artan Hoxha thotë se për një vendim të tillë janë dhënë 1 milion dollarë, para të cilat nuk dihet se kush i ka marrë. Turku Turgut kishte miqësi të forta në Shqipëri, në biznes e politike tha Hoxha, ndërsa e cilësoi edhe si “kokën” e grupeve që merren me trafikun e drogës.
-
Familja e tij shkon në mortin e 55-vjeçarit, djali i xhaxhait mohon vrasjen: Dëgjuam krisma, e gjetëm të vdekur në rrugë
23 Tetor 2019, 15:41Marash Arraj, i cili u arrestua një ditë më parë si i dyshuar për vrasjen e Lazër Arrajt ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje.
-
Spanjë, arrestohen shqiptarët, kishin mbjellë plantacione me kanabis në Parkun Natyror të 'Serrania De Cuenca' (VIDEO)
23 Tetor 2019, 15:05Shqiptarët banonin në kampin fushor të ngritur enkas, duke i kushtuar gjithë kohën e tyre mirëmbajtjes dhe monitorimit të plantacioneve të kanabis sativa. Ata gjithashtu kishin krijuar një sistem të sofistikuar të furnizimit me ujë përmes tubave nëntokësore, të gjitha të kamufluara me kujdes midis bimësisë.
-
Kapen me 26 kg kanabis, vihen ne pranga dy persona në Sarandë
23 Tetor 2019, 14:54Të arrestuari janë kapur me një sasi prej 26 kg kanabis që po e transportonin me një makinë Mercedes Benz.
-
-
Alvini i vogël në një kamp të ISIS, apeli i Rajonit të Lombardisë për Qeverinë Italiane
23 Tetor 2019, 14:08Mocioni i kërkon kreut rajonal të Lombardisë të ushtrojë presion te qeveria e Kryeministrit Conte, që të filloi bisedimet me qeverinë shqiptare dhe turke,(si vend kufitar me Sirinë) që ambasadat e këtyre vendeve, së bashku me ambasadën italiane, të nisin veprimet për rikthimin e Alvin në Itali.