Kronikë
-
Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar këtë të martë në Marassi të Italisë, pasi iu gjend në automjet një sasi marijuane e kokaine.
13 Nëntor 2018, 17:43 -
Kriminaliteti dhe goditja e personave me precedentë penalë, Lleshaj dhe Veliu takim me drejtuesit e policisë në Shkodër
13 Nëntor 2018, 17:28Vizita e Lleshajt dhe Veliut në Shkodër vjen pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur gjatë kësaj vere në Shkodër
-
Nga kaprolli te derri i egër, kamerat 'kurth' filmojnë kafshët e mbrojtura në Parkun Shebenik-Jabllanicë (Foto)
13 Nëntor 2018, 17:14Kamerat kurth të vendosura në në Parkun Shebenik-Jabllanicë kanë filmuar lëvizjen e kafshëve të ndryshme të zonës brenda një harku të caktuar kohor. Ministri Klosi ka publikuar pamjet dhe shkruan se është shtuar prania e kaprollit, derrit të egër, dhelprës dhe ujkut.
-
'30 ditë në det', policia: Kontroll 104 mjeteve lundruese për ndotje, një rast i evidentuar në Portin e Durrësit
13 Nëntor 2018, 16:27Policia e Shtetit ka marrë pjesë në një operacion ndërkombëtar që po zhvillohet kundër krimit të ndotjes detare. Shkeljet e ndotjes detare përfshijnë në vend dhe jo vetëm, shkarkimet e paligjshme të vajrave dhe mbeturinave nga anijet, hedhjen e paligjshme e mbeturinave në det, shkeljen e rregullave të shkarkimeve të anijeve si dhe incidentet e paligjshme të ndotjes në lumenj e në bregdet.
-
Merr fund saga 'Shullazi', koka i bandës dënohet me 14 vite burg, 55 vite për të gjithë grupin kriminal
13 Nëntor 2018, 16:33Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar Emiljano Shullazin me 14 vite burg për akuzat e gjobëvënies dhe krijim grupi të strukturuar kriminal. Në total, për 5 anëtarët e bandës kriminale, gjyqtari Fran Prendi ka dhënë 55 vite burg, nga 64 që kërkoi Prokuroria. Pala mbrojtëse akuzoi gjykatën se mori vendime nën presion, ndërsa paralajmëroi ankimim në Apel.
-
Kopjojnë policët/ 100 efektivë iu përgjigjën njëlloj pyetjeve, anulohet testimi për gradën ‘Komisar’
13 Nëntor 2018, 16:10Anulohet testimi për policët që konkurrojnë për gradën "Komisar|. Shkak bëhet fakti se rreth 100 policë kanë dhënë të njëjtat përgjigjie duke ngritur dyshime tek drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili vendosi që të anulojë testimin.
-
Vrasja në ish-bllok, policia në kërkim të ish-efektivit “Santiago”, mik i Ervis Martinajt
13 Nëntor 2018, 15:47Në kërkim vijojnë të mbeten Ervin Mata, komandoja Mervjol Bilo dhe Fabjol Alushi, që mendohet se janë larguar jashtë Shqipërisë. Ndërkohë që është arrestuar një ditë pas ngjarjes shoku i tyre, Geldo Hoti i cili ka qëlluar me armë mbrëmjen e Far West.
-
Zjarr në afërsi të rrugës Librazhd-Prrenjas, dyshohet si i qëllimshëm (VIDEO)
13 Nëntor 2018, 15:18Një zjarr, i cili dyshohet se është i qëllimshëm, ka rënë këtë të martë në afërsi të rrugës nacionale Librazhd-Prrenjas.
-
Kacifas paralajmëroi ngjarjen në shtator/ Mesazhet e dyshimta dhe detajet e një vetëvrasje të bujshme
13 Nëntor 2018, 15:16Megjithatë, 11 korriku i atij viti sot ngjall në kujtesën e grekëve një kujtim rrënqethës, atë të sulmit terrorist me më shumë viktima në tokën helene.
-
'Karathanos me trimat peshëngritës', historiani Llalla: Ja shqiptarët që 'lindën' grekë më gjak të denjë
13 Nëntor 2018, 14:48Pas intervistës së dhënë të ekstremistit Babis Karathanosit në një emision grek, ku ka treguar detaje për qëndrimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Shqiptare, ka reaguar historiani Arben Llalla, i cili trajton përmes një fotografie jo nacionalitetin e theksuar grek, por atë të munguar tek disa figura të njohura me origjinë shqiptare.
-
Tërmet i fortë në Mal të Zi, lëkundet edhe veriu i Shqipërisë, panik te qytetarët
13 Nëntor 2018, 14:53Banorët kanë dalë me shpejtësi nga banesat pas lëkundjeve, ndërsa nga të dhënat e para nuk raportohet për të lënduar dhe as për dëme materiale.
-
Zv/Ministrja e Brendshme: Procesi 'Screening', i rëndësishëm për Shqipërinë në BE
13 Nëntor 2018, 13:57Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko dhe zv/ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme,Gent Cakaj kanë komentuar këtë të martë në Komisionin Evropian procesin "screening" për rëndësinë e tij në përpjekjet që Shqipëria po bën për anëtarësimin në BE, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe luftën kundër terrorizmit.
-
Tentoi të vidhte banesën, arrestohet ‘skifteri’ në Fier (VIDEO)
13 Nëntor 2018, 14:00Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 51-vjecar, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë në fshatin Levan, Fier. Në pranga ka përfunduar Pandeli Culi, 51 vjeç.
-
Punësimi i mjekëve dhe infermierëve, Manastirliu publikon shifrat
13 Nëntor 2018, 13:36Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar numrin e mjekëve dhe infermierëve të punësuar përgjatë vitit 2018.
-
Aksident në Dibër, dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë (VIDEO)
13 Nëntor 2018, 13:35Një aksident ka ndodhur në zonën e Qafës së Buallit në Dibër. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur.
-
Protesta për ‘Unazën e Re’/ Veliaj: Jemi votuar për të zgjidhur problemet e qytetit, jo të PD-së
13 Nëntor 2018, 13:12Bashkia e Tiranës do të ofrojë 3 vite bonus qiraje për të gjithë ato familje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe në segmentin nga fabrika e miellit deri te dogana. Veliaj ka konfirmuar se familjet që preken nga ky projekt do të trajtohen nga programet sociale, duke iu siguruar fillimisht bonus qiraje për tre vite. Veliaj tha gjithashtu se 99.9 % e qytetarëve duan që projekti të bëhet. Banorët protestuan dhe tentuan të futen me forcë sot në bashkinë e Tiranës.
-
Ulje temperaturash dhe reshje shiu, sinoptikanët: Ja ditët më të ftohta të javës
13 Nëntor 2018, 13:07Moti i kthjellët dhe i ftohtë do të vijojë të dominojë vendin tonë.
-
Sulmohet nga katër të maskuar në qendër të Laçit, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetësore
13 Nëntor 2018, 12:48Një person është sulmuar këtë të martë nga katër të maskuar në një lokal të ndodhur në qendër të qytetit të Laçit.
-
Probleme në sistemin e palës greke, bllokohet kalimi në doganën e Kakavijës
13 Nëntor 2018, 12:30Radhë kilometrike janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku mësohet se është bllokuar kalimi nga pala greke për shkak të një problemi në sistemin e tyre dhe pritet që kjo situatë të vazhdojë deri në orën 13:30.
-
‘Vrasës, gjakpirës’/ Tension mes prindërve të Marvi Mihalit dhe familjarëve të autorëve para gjyqit (VIDEO)
13 Nëntor 2018, 12:03Në gusht të 2017, pas sherrit me Mihalin për një karikues telefoni, Eugen Bitraj thirri në ndihmë kushërinjtë e tij; Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla. Nga përleshja mbeti i vdekur 22-vjeçari Mihani, pasi u qëllua me thikë nga Eugen Bitraj.