Kronikë
-
Zylfije Haklaj akuzohet për vrasjet e Rasim Lumneshit dhe Ilir Gosturanit në vitin 2002 në Tropojë. Që prej vitit 2002 Zylfije Haklaj sëbashku me familjen emigruan në Suedi duke kërkuar azil.
3 Dhjetor 2018, 11:00 -
Berat, në një javë policia procedon penalisht 18 shtetas
3 Dhjetor 2018, 10:47Brenda një jave Strukturat e Policisë së Drejtorisë vendore në Berat kanë vënë nën procedim penal 18 shtetas, ndërsa akuzohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Në kuadër të kontrolleve në komunitet për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, janë arrestuar 5 shtetas dhe 13 të tjerë po procedohen ne gjendje të lirë.
-
Shembjet për 'Unazën e Madhe', protestë edhe në Shkozë, deputetët e PD përplasen me inspektorin e IKMT-së (Video)
3 Dhjetor 2018, 10:33Një pjesë e banorëve të Shkozës kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar projektin e 'Unazës së Madhe', pasi edhe Shkoza, sikurse 'Astiri' preket nga planifikimi i shembjes së shtëpive. Banorët kërkojnë një zgjidhje nga ARRSH, që sipas tyre, nuk e ka zbatuar gjurmën e vjetër. Ata cilësojnë se nuk janë kundër projektit, por kërkojnë me cdo kusht dëmshpërblim. Deputët e Partisë Demokratike, në përkrahje të këtyre banorëve, janë konfrontuar me inspektorin e IKMT-së, duke prodhuar kështu në këtë protestë edhe momente tensioni.
-
Presidenti Meta në Poloni, merr pjesë në Samitin e Klimës
3 Dhjetor 2018, 10:08Kreu i Shtetit Ilir Meta ndodhet në Poloni, ku po merr pjesë në takimin e zhvilluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, në kuadër të Samitit të Klimës "COP 24'", e cila mbahet në Katovicë.
-
Paneli elektrik mbrëmë përfshiu nga flakët pallatin te Unaza e Re/ Dëmet që shkaktoi zjarri
3 Dhjetor 2018, 10:12Report Tv siguron pamjet e dëmeve që ka shkaktuar zjarri dhe djegien e panelit elektrik.
-
Tiranë/ Iu gjend në banesë një kallashnikov, karikator dhe 146 fishekë, arrestohet 30-vjeçari
3 Dhjetor 2018, 09:51Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë këtë të hënë, në fshatin Varosh të Ndroqit, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
-
Vlorë/ 'Mercedesi' del nga rruga dhe përplaset me bordurën; plagosen dy pasagjerë, arrestohet drejtuesi i mjetit
3 Dhjetor 2018, 09:32Policia e Vlorës ka arrestuar këtë të hënë dy persona, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas njoftimit policor, dy personat në fjalë janë arrestuar konkretisht për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe plagosje të dy pasagjerëve si pasojë e daljes që ka pësuar nga rruga automjeti.
-
Kapen 6 emigrantë të paligjshëm në Kapshticë
3 Dhjetor 2018, 08:58Policia ka arrestuar 6 emigrantë të paligjshëm në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë. Burimet bëjnë me dije se emigrantët janë shtetas irakianë, mes tyre janë ndaluar 4 femra dhe 2 meshkuj.
-
Bie numri i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE, Holanda tendenca e re
3 Dhjetor 2018, 08:472,705 shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil përgjatë 9 muajve të parë të këtij viti, në vendet anëtare të Bashkimit Europian. Sipas të dhënave nga Eurostat, aplikimet drejt Holandës gjatë muajve të parë të vitit varionin nga 10 deri në 20 aplikime në një muaj. Momentalisht, Shqipëria renditet në 5 nacionalitetet me numrin më të madh të aplikimeve në Holandë.
-
Shtypi i ditës për sot, titujt e gazetave kryesore në vend
3 Dhjetor 2018, 07:16Shtypi i ditës për sot, e hënë 3 dhjetor 2018, titujt e gazetave kryesore në vend.
-
Tronditet Berlini/ Shqiptari qëllon me armë zjarri bashkëatdhetarin tek porta e shtëpisë, e më pas vret veten (Detaje)
2 Dhjetor 2018, 22:25Plumb në trup e në kokë, tronditet kryeqyteti gjerman pasi vdesin dy shqiptarë. Mbrëmjen e djeshme, një 60-vjecar shqiptar vrau bashkëatdhetarin e tij dhe më pas ka qëlluar veten. Autori i vrasjes ka ndërruar jetë në spital.
-
PAMJE TË RËNDA/ Tre të rinj në Lezhë torturojnë dhe hedhin në ujë një qen, kafsha përpëlitet
2 Dhjetor 2018, 20:58Në rrjetet sociale është publikuar një video ku tre të rinj torturojnë një qen. Ata e kapin nga këmbët dhe e hedhin në ujë me radhë, ndërkohë që katër putroshi nuk bën asnjë lloj reagimi përveçse përpëlitet që të mos mbytet në ujë.
-
‘I dashur Salvini’ ish-deputetja socialiste ‘sqaron’ ministrin: Kërcënimi s’është bërë nga shqiptarë, gabimet janë tipike italianësh
2 Dhjetor 2018, 20:11Ish-deputetja socialiste ka qenë e vëmendshme ndaj mënyrës sesi është shkruar kjo letër dhe i rendit Salvinit, arsyet pse sipas saj, kjo letër nuk është shkruar nga shqiptarë.
-
Zjarr në panelin elektrik të një pallati te Unaza e Re, evakuohen banorët, trembet e mitura (VIDEO)
2 Dhjetor 2018, 19:02Një zjarr vë në panik banorët tek Unaza e Re. Në një panel elektrik ra në një pallat duke sjellë evakuimin e banorëve. Një vajzë e mitur u shoqërua në spital, fatmirësisht pa probleme shëndetësore.
-
Mediat greke: Anulohet prishja e shtëpive të vjetra në Himarë
2 Dhjetor 2018, 18:43Kathimerini shkruan se pas kundërshtive të forta të banorëve, angazhimit të Ambasadës greke dhe mbështjetjes së Greqisë, plani për Rikualifikimin Urban të Himarës është anuluar me vendim gjykate
-
Historia e rrallë/ I trembur nga gjakmarrja, vlonjati kërkon azil në Korenë e Jugut
2 Dhjetor 2018, 17:39Vlonjati Orion Delaj kërkon azil në Kore. Gazeta koreane, Korea Times i ka kushtuar një shkrim historisë së 26-vjeçarit shqiptar ku tregohet kalvari i gjatë që ai ka bërë për të shkuar në Kore pasi është larguar nga Shqipëria nga frika e gjakmarrjes.
-
Protesta te Unaza e Re/ Banorët bllokojnë rrugën, Basha në krah të tyre: Të ndalojë projekti, duhet hetim
2 Dhjetor 2018, 17:10Sot është dita e 29-të e protestës te Unaza e Re. I pranishëm në këtë protestë,ishte edhe kryedemokrati Lulzim Basha, që e quajti megaaferë projektin për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës dhe tha se prokuroria e drejtuar nga Arta Marku, nuk ka vepruar megjithëse janë kryer vepra penale.
-
S’kanë fund surprizat e motit, njihuni me parashikimin më të fundit, ja si do të nisë java (Foto)
2 Dhjetor 2018, 16:59Dita e hënë do të karakterizohet nga temperatura që do të shkojnë në vlerën e 16 gradëve C në zonat bredgetare
-
Vlorë/ Mbetjet plastike pushtojnë plazhin e Zvërnecit, peshkatarët: Shteti të vërë dorë
2 Dhjetor 2018, 16:37Reshjet e ditëve të fundit kanë shtuar prurjet në lumin Vjosë e për pasojë kanë marrë me vete edhe mbetje të shumta plastike të cilat më pas kanë përfunduar në detë. Zona e Zvërnecit është mbushur me mbetje të shumta, ndërsa peshkatarët thonë se situate sa vjen e po përkeqësohet.
-
Berat/ I humbet arma e shërbimit, denoncon polici i Forcave Speciale
2 Dhjetor 2018, 16:23Shqiptarja.com ka mësuar se bëhet fjalë për Gramoz Spahiun, i cili ka denoncuar se i ka humbur arma më datë 30 nëntor në Poliçan.