Kronikë
-
Kallëzimi i Ylvi Beqjat në 2017, kundër Ervis Martinaj, do bashkohet me dosjen e masakrës në ish-Bllok, shtohen edhe dy akuza. Dëshmitari i mbrojtur dhe bashkëpuntori i prokurorisë Ylvi Beqja deklaroi para Gjykatës së Krimeve të Rënda se Ervis Martinaj i kishte ofruar 7 milionë euro për t’u tërhequr nga dëshmia në gjykatë kundër Emiljano Shullazit.
4 Dhjetor 2018, 07:25 -
Griset flamuri grek dhe thyhet memoriali i një prej komandantëve të çetave të ‘Vorio-Epirit’ në Finiq
3 Dhjetor 2018, 22:51Memoriali është ngritur 7 vite më parë dhe i dedikohet Thimio Lolit për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë.
-
U fsheh në makinën e Mark Frrokut për t'i shpëtuar policisë/ Kush është Bardhok Pllanaj 'Kumbari' i Shkodrës i arrestuar sot
3 Dhjetor 2018, 22:41Bardhok Pllanaj, biznesmeni shkodran që u arrestua sot ka qenë në kërkim nga policia në 2014-ën si i dyshuar për trafik droge. Në momentin kur policia shkoi ta prangoste, Pllanaj u largua duke u fshehur në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku. Ngjarje kjo e cila trazoi politikën 4 vite më parë.
-
Dita Botërore e personave me aftësi ndryshe, Manastirliu dhuron karrige me rrota: Do ngrihen qendra të reja
3 Dhjetor 2018, 21:27Sot në të gjithë botën personat me aftësi ndryshe kanë marrë një vëmendje të veçantë. Në ditën Botërore dedikuar personave me aftësi të veçanta, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ofruar karrige me rrota dhe njoftoi se do të ndërtohen qendra të reja për tu ofruar shërbime këtyre personave, ndërsa shtoi se me buxhetin e vitit 2019, do të ketë më shumë vëmendje për personat me aftësi ndryshe.
-
Maliq, i vendosen mbrojtëse urës ku vdiq 24 vjeçari, banorët: Kemi frikë për fëmijët tanë
3 Dhjetor 2018, 21:17Pak ditë më parë, një 24 vjeçar humbi jetën në një urë në afërsi të qytetit të Maliqit. Bashkisë së këtij qyteti i duhej të humbnin jetë njerëzish për të vendosur barriera mbrojtëse të urës, ndërkohë që banorët e zonës shprehen se ky veprim është shumë i vonuar. Pavarësisht se janë vendosur disa barriera prej betoni në rrugën e Maliqit akoma mungojnë sinjalistikat rrugore.
-
Elbasan, banorët e fshatit Balldren mes ajrit të ndotur dhe zhurmave: Nuk mund të qëndrojmë në shtëpitë tona
3 Dhjetor 2018, 21:09Ajri i ndotur dhe zhurmat nga fabrikat të cilat janë të përqendruar në zonën e Balldrenit në elbasan kanë bërë që shumë banor të kenë probleme shëndetësore. Ata thonë se jetesa në fshatin e tyre është bërë e pamundur, ndërsa kërkesat për të pasur një jetë më të mirë kanë rënë në vesh të shurdhër.
-
Mat, fshati Stojan po braktiset nga banorët: Nuk ka rrugë automobilistike
3 Dhjetor 2018, 21:03Fshati Stojan në Ulëz çdo ditë e më shumë po braktiset nga banorët e saj. Shkak për këtë është bërë mungesa e infrastrukturës. Banorët thonë se pre gati 3 dekadash ata nuk kanë parë asnjë investim në fshatin e tyre. Të vetmën gjë që ata marrin janë vetëm premtimet në kohë fushate.
-
Arrestohet 'Kumbari' i Shkodrës, biznesmeni Bardhok Pllanaj, i sekuestrohet pallati 2 mln euro
3 Dhjetor 2018, 20:40Bardhok Pllanaj njihet si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë pasi rezultoi se kishte lidhje me deputetë të Kuvendit, ndërsa në 2014-ën i shpëtoi arrestimit duke u fshehur në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku.
-
Qeni antidrogë zbulon 57 kg kanabis në shasinë e 'Ford'-it për në Greqi, prangat 48-vjeçarit në Qafë Botë (EMRI)
3 Dhjetor 2018, 19:15Lënda narkotike e cila kishte për destinacion fqinjin jugor, po trafikohej me automjet nga një çift bashkëshortësh nga Saranda.
-
Ngritja e KLP-së, prokurorët në fushatë për vota, zbulohen emrat që përmbushin kriteret për Kryeprokuror
3 Dhjetor 2018, 19:09Prokurorët nisin fushatën mes tyre për të marrë votat në garën për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa Report Tv mëson tre emrat të cilët sipas kritereve aktuale dhe Vettingut plotësojnë kushtet për të qenë kryeprokuror. Emra të cilët pas konstituimit të KLP-së, kjo e fundit do t'ia përcjellë parlamentit.
-
'Unaza e Re'/ Rruga e bllokuar nga protestuesit, banorët lejojnë kamionin të kalojë (VIDEO)
3 Dhjetor 2018, 17:35Banorët e "Unazës së Re" kanë vijuar sot në ditën e 30 protestën kundër prishjes së ndërtimeve që do t'i hapin rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe.
-
Pas refuzimit të Metës, Kuvendi hedh më 7 dhjetor shortin për KED
3 Dhjetor 2018, 17:05Shorti për KED pritet të plotësojë shtatë vende vakante në Gjykatën Kushtetuese nga listat prej 39 kanditatëve që Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dorëzoi më 19 nëntor në Presidencë.
-
'Unaza e Re'/ Protesta në ditën e 30-të, Basha nuk shkon, banorët vishen me jelekë portokalli (FOTO)
3 Dhjetor 2018, 17:13Ka nisur protesta e banorëve të "Unazës së Re" në ditën e 30-të. Banorët kanë bllokuar të dyja anët e rrugës duke paralizuar edhe qarkullimin e automjeteve.
-
Akuzat për plagjiaturë, Manastirliu: Shpifje, doktoratura e miratuar nga MAS. Pedagogia udhëheqëse: Punimi origjinal
3 Dhjetor 2018, 16:35Denoncimin e bëri Lëvizja për Universitetin sipas të cilëve bëhet fjalë për doktoraturën e vitit 2013 të Manastirliut me temë "Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në ladfillin e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis".
-
Unaza e Madhe/Prishen dhe dy objekte pa leje në zonën e Astirit, bashkia ngre grupe pune për zhvendosjen e pemëve
3 Dhjetor 2018, 16:11Prej disa ditësh Inspektoriati i Mbrojtjes sëTerritorit në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ka nisur shembjen e ndërtesave pa leje në kuadër të përmbushjes së projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe. Ditën e sotme janë shembur edhe dy objekte të tjera duke e çuar në 12 numrin e objekteve të shembura, si pjesë e rehabilitimit të këtij segmenti në kryeqytet, që i hap më tej rrugë realizimit të tij.
-
Plagoset me thikë 20-vjeçari në Shkodër, i riu me katër plagë në trup (EMRI+VIDEO)
3 Dhjetor 2018, 16:05Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit të plagosjes së Niko Podjes, Faust Pali.
-
'Unaza e Madhe', ARRSH: Sot u vlerësuan 10 objekte të tjera, vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje (FOTO)
3 Dhjetor 2018, 14:05ARRSH po vazhdon me procesin e vlerësimit të banesave në kuadër të projektit për rehabilitimin e “Unazës së Madhe” të Tiranës. Sot janë verifikuar 10 objekte, kryesisht disa katëshe, për të cilat pronarët kanë depozituar personalisht dosje pranë këtij institucioni dhe kanë kërkuar nënshtrimin e tyre për rivlerësim dhe në proces të shpronësimit.
-
Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues, i ati akuzon Dejvi Bitrajn, e ëma: Nuk ka dëmshpërblim që më zëvendëson djalin
3 Dhjetor 2018, 13:32Në seancën në ngarkim të 4 te akuzuarve për vrasjen e 18-vjeçarit dëshmuan prindërit e viktimës, të cilët deklaruan se kanë fakte të qarta që provojnë kush janë vrasësit e djalit të tyre dhe se ata janë një kontigjent i rrezikshëm kriminal.
-
Kontrolle në dyqane dhe pika shumice në Fier dhe Lushnjë, bllokohen kapsolle dhe fishekzjarre (VIDEO)
3 Dhjetor 2018, 13:13Duke vazhduar kontrollin e masave për ndalimin e përdorimit të kapsolleve dhe lëndëve piroteknike për rrezikshmëri për jetën policia ka ushtruar kontrolle të ndyshme nëpër disa qytete ku janë sekuestruar nga policia 210 kapsolla dhe 410 fishekzjarre.
-
Protesta e banorëve të Shkozës për projektin 'Unaza e Madhe', IKMT: Shembjet e 16 banesave, të bazuara në ligj
3 Dhjetor 2018, 12:58Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka reaguar ndaj protestës që po zhvillon një pjesë e banorëve të Shkozës lidhur me projektin “Unaza e Madhe” që prek edhe shtëpitë e tyre.