Kronikë
-
Shqiptarët kishin fshehur mes pemëve të krishtlindjeve 9 kg kokainë, 4 automatikë Scorpion dhe 4 pushkë gjysmë automatike. Kamioni ishte nisur nga Holanda dhe destinacion kishte Shqipërinë.
30 Nëntor 2018, 17:54 -
Protesta te Unaza e Re/ Bllokohen dy akset e rrugës, Lulzim Basha: Ndaj banorëve ushtrohet terror psikologjik, marrin telefonata kërcënuese
30 Nëntor 2018, 17:04Kjo është dita e 27-të e protestës së banorëve të zonës së Astirit. Ata kundërshtojnë ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre ky projekt prek shtëpitë e tyre.
-
Nikollaq Neranxi: OMONIA bëri sot aktin tradhtar të shitjes së interesave të banorëve të Himarës
30 Nëntor 2018, 16:18Ai thotë se shoqata e hodhi planin urbanistik të Himarës në gjyq pasi ai parashikonte prishje masive shtëpish shekullore dhe grabitje tokash pothuajse për të gjithë banorët. Por, shton ai, bashkia e Himarës bëri një dredhi duke miratuar një plan tjetër, në mënyrë që të vijojë grabitjet.
-
Bllokimi/ Zv. drejtori për ‘Sigurinë’ në Tiranë thirrje bizneseve: Dorëzoni kapsollat, do i verifikojmë që në doganë
30 Nëntor 2018, 16:05Policia e Tiranës u kërkon bizneseve që ti dorëzojnë vet kapsollat, në të kundërt ato do të bllokohen nga uniformat blu. Në një intervistë për mediat zv/ drejtori për rendin e sigurinë në Policinë e Tiranës Dhimitraq Ziu thekson se për fëmijët kapsollat janë një rrezik. Ndërkohë pikat doganore kanë nisur bllokimin e kapsollave për vlerësim nëse kanë eksploziv ose je.
-
'Flisnim në Facebook dhe vendosëm të takoheshim', i riu shqiptar përdhunon 16-vjeçaren nga Kosturi
30 Nëntor 2018, 16:01Aktualisht e mitura ndodhet në spital në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa ende pritet që të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbuluar të vërtetën.
-
Lufta kundër krimit, ambasadori i BE: Nga Janari 2019 një zyrtar i EUROPOL-it në Tiranë
30 Nëntor 2018, 15:59Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka njoftuar sot përmes një statusi në faqen zyrtare në Tëitter se nga Janari 2019 në Tiranë do të vijë një zyrtar i EUROPOL për luftën kundër krimit.
-
'Jam truprojë i Tsipras', policia greke zbulon të vërtetën për shqiptarin, i gjenden armë, makina luksoze dhe pranga (FOTO)
30 Nëntor 2018, 15:18Pasi u arrestua dhe u mor në pyetje, 28-vjeçari shqiptar u shpreh se ëndrra e tij ishte të bëhej polic, por nuk ia kishte dalë dhe kështu që ishte bërë vetë polic.
-
Kontrabandë me fruta të thata , arrestohet doganieri dhe 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër
30 Nëntor 2018, 14:40Një doganier është arrestuar këtë të premte pranë Doganës së Kapshticës, për shkak se ka shpërdoruar detyrën duke lejuar zhvillimin e kontrabandës. Krahas tij janë arrestuar tre personat që po transportonin konkretisht fruta të thata, ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim.
-
Flakë dhe tym, përfshihet nga zjarri një ndërtesë 3-katëshe në kryeqytet
30 Nëntor 2018, 14:19Një ndërtesë trekatëshe është përfshirë nga një zjarr këtë të premte pranë shkollës së kuqe, në kryeqytet. Mësohet se nga zjarri fatmiresisht nuk ka patur persona te lenduar.
-
Greqi/ Arrestohet vrasësi i 63-vjeçarit shqiptar që u gjend në rrugë: Ja përse e vrava me armë gjahu
30 Nëntor 2018, 14:11Është vendosur në pranga vrasësi i 63-vjecarit shqiptar që u gjend anës një rruge të Korfuzit. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por raportohet se është një banor i zonës. Mediat fqinje shkruajnë se teksa ka rrëfyer motivet që e cuan në vrasjen e shqiptarit, ka pohuar edhe autorësinë e krimit.
-
Mbipopullimi dhe festat, qeveria amnisti për 600 të dënuar, ja kush përfiton
30 Nëntor 2018, 13:39Drafti i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë do t'i përcillet qeverisë për miratim, ndërsa në seancën e fundit të dhjetorit Kuvendit pritet të miratojë projektligjin. Amnistia hyn në fuqi në janar 2019. Amnistia e të dënuarve rikthehet pas 2 vitesh. Për herë të fundit, në vitin 2016, përfituan lirinë mbi 700 të dënuar. Ndërsa vitin e kaluar nuk u aplikua.
-
Peqin, 'Ford'-i përplaset me kamionin, vdes pasagjeri, rëndë shoferi (FOTO)
30 Nëntor 2018, 13:14Aksidenti ka rezultuar fatal për Lorenc Çollakun, 43-vjeç. Policia shoqëron në komisariat drejtuesin e kamionit, D.M, 52-vjeç, banues në Dibër. Shkak për përplasjen e dy automjeteve në aksin rrugor Peqin-Belsh dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara nga "Ford"-i me drejtues A.K., 31 vjeç.
-
Ishte në kërkim pasi vodhi 3 makina, arrestohet në Shkodër hajduti me emrin Mentadent
30 Nëntor 2018, 11:57Policia e Shkodrës ka arrestuar këtë të premte një 27-vjeçar pasi ishte shpallur prej kohësh në kërkim nga policia me akuzën e kryerjes së vjedhjeve në këtë qytet. Mësohet se i arrestuari i identifikuar është Mentadent Veinca, 27 vjeç, i cili në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur 3 makina.
-
Aksioni në ditën e katërt, vijon puna për projektin e Unazës së Madhe, shemben disa ndërtime të tjera pa leje (VIDEO)
30 Nëntor 2018, 11:33Në afërsi të rrethrrotullimit të Doganës, sot janë prishur disa objekte të tjera pa leje që shërbenin për aktivitete social-ekonomike. Gjithashtu makineritë e IMT kanë shembur edhe disa mure rrethuese të cilat përfshihen në gjurmën ku kalon projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe në zonën e Unazës së Re.
-
Lufta kundër krimit, Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu vizitë në Korçë, ndajnë porositë për drejtuesit e policisë
30 Nëntor 2018, 10:59Burime për Report Tv bëjnë me dije se takimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Korçë ka pasur në fokus luftën ndaj kriminalitetit. Kjo ka qenë edhe porosia e prerë e Lleshajt për krerët e policisë për të parandaluar çdo akt që cenon rendin dhe sigurinë publike.
-
Merr fund ngërçi në drejtësi, pas KLP, zhbllokohet edhe KLGJ, Zaganjori mbledh gjyqtarët, konstituimi në datën 12 dhjetor
30 Nëntor 2018, 10:28Thirrja e mbledhjes së gjyqtarëve nga kreu i Gjykatës së Lartë vjen pasi KPK dorëzoi listën e gjyqtarëve që kaluan filtrat e Vettingut. Mbledhja është njoftuar për në datën 12 dhjetor.
-
Në raport me vendet e Evropës, Shqipëria gëzon raportin më të ulët të varësisë ndaj të moshuarve
30 Nëntor 2018, 10:26Plakja e popullsisë është bërë më e dukshme në Shqipëri pas viteve 2000. E megjithatë, Shqipëria në krahasim me vendet e Evropës ruan raportin më të ulët të varësisë ndaj të moshuarve.
-
Vetëplagoset aksidentalisht me pistoletë, 39-vjeçari me urgjencë drejt Tiranës
30 Nëntor 2018, 10:07I vetplagosur në mënyrë aksidentale me një armë zjarri në këmbë. 39-vjeçari nga Korça mësohet se është dërguar në Spitalin e Tiranës për mjekim më të specializuar. Ndërkohë, E.M. i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e përdorur, e cila ka rezultuar më pas se posedohej pa leje përkatëse.
-
Shkatërrohet banda e trafikut të drogës dhe armëve në Itali, 20 të arrestuar mes tyre dhe shqiptarë
30 Nëntor 2018, 10:00Policia italianë e Guardia di Finanza ka shkatërruar strukturën e një bande kriminale italo-shqiptare, vepruese në Itali. Sipas mediave italiane mësohet se me anë të një urdhëri të lëshuar nga gjykata italiane në L'Aquila, janë kryer 20 arrestime ku mes të dyshuarve të organizatës kriminale ka edhe shqiptarë.
-
Shkrumbohet nga zjarri gjatë natës një makinë në Shkodër, dëmtohen edhe dy të tjera (VIDEO)
30 Nëntor 2018, 09:48Një "Benz A Class" është shkrumbuar plotësisht nga zjarri në lagjen "Vojo Kushi" të qytetit të Shkodrës. Policia thotë se shkak për zjarrin që është përhapur edhe te dy automjete të tjera, ka qenë një defekt teknik.