Kronikë
-
Pas aksidentit në Unazën e Madhe, një tjetër aksident rrugor ka ndodhur në Tiranë mëngjesin e kësaj të mërkure. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë pranë një pike karburanti në Kinostudio.
14 Shkurt 2018, 10:31 -
Heroina në Durrës,Krimet e Rënda
14 Shkurt 2018, 10:26
lënë në burg shoferin e kamionit
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 63-vjeçarin Bujar Shazivari, i cili u kap me 11 kg heroinë në Portin e Durrësit.
-
Arrestohet kosovari i kërkuar
14 Shkurt 2018, 10:08
ndëkombëtarisht për trafik droge
Specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin të shtetasit kosovar, me të dhëna: Arijan P., 26 vjeç, lindur në Gmunden të Austrisë dhe banues në Mitrovicë, Kosovë.
-
Shkëlzen Berisha në gjyq me
14 Shkurt 2018, 10:02
Taulant Ballën, shtyhet seanca
Gjyqi te Krimet e Rënda i Shkëlzen Berishës ndaj Taulant Ballës, i paditur për shpifje, është shtyrë. Gjykata ka vendosur shtyrjen e seancës me kërkesë të avokatëve mbrojtës të kryetarit të grupit parlamentar socialist.
-
Përmbyset makina tek 'Unaza e
14 Shkurt 2018, 09:46
Madhe',dyshohet një i plagosur
Report Tv sjell foto nga vendngjarja, ku duket makina e përmbysur, e cila ka pësuar dëmtime të mëdha. Ndërkohë, nga informacionet e para dyshohet se është plagosur një person.
-
Manipuloi provat, pezullohet
14 Shkurt 2018, 08:39
polici i Hetimit të Aksidenteve
Pezullimi i tij u bë pas një hetimi 3-mujor nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë, prej ku rezultoi se pas një aksidenti më 12 nëntor 2017, oficeri i Hetimit të Aksidenteve jo vetem nuk ka kryer veprimet proceduriale të domosdoshme, por ka manipuluar provat dhe vendin e ngjarjes.
-
Korçë, akset rrugore të kalueshme,
14 Shkurt 2018, 08:32
përfshi edhe Qafë Thanën/VIDEO
Është dashur ndërhyrja e gjashtë borëpastrueseve për të mbajtur nën kontroll Qafë Thanën, nga Lini deri në Prrenjas. Në majën e Qafës së Thanës, trashësia e deborës ka arritur në 30 cm.
FOTO
-
Zbardhet dinamika,ja si u montua
14 Shkurt 2018, 08:26
C4 për atentatin ndaj Lul Kullës
Pamjet filmike të disa bizneseve dhe një servisi tradhtojnë autorët e krimit. Autorët janë kujdesur me përpikmëri që tritoli të mos shihej nga syri i kalimtarëve, dhe atë e kanë mbuluar, duke e mbyllur me tapiceri, dhe më pas i kanë dhënë formën e ndenjëses. Sipas hetuesve ka dyshime të forta se i gjithë ky proces është kryer në Elbasan, ndërkohë që prej këtej me një automjet tip “Wolsvagen Cady” është transportuar moto-bomba në drejtim të Shkodrës.
-
Rihapen pesë dosje në Elbasan,
14 Shkurt 2018, 08:20
mes tyre dosja e nipave të Llallës
Nipat e ish-kryeprokurorit Llalla janë nën hetim për fshehje ta ardhurash nga Xhaferi. Nipat e ish-drejtuesit të akuzës qëndrore mësohet se zotërojnë një kompani që kryen aktivitetin e saj në nënshkrimi i kontratave factoring dhe se biznesi i tyre ishte vënë në hetim nga drejtoria e tatimeve dhe prokuroria e Elbasanit për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Mashtrime me Tvsh”.
VIDEO
-
Ekskluzive/Pasuria e gjyqtarëve
14 Shkurt 2018, 07:25
dhe prokurorëve të dorëhequr
Mirela Fana vilë në ndërtim 335 mijë euro, bashkëshorti 198 mijë euro brenda vitit si avokat, Llalla bleu tokë 1.5 milionë lekë në 2007 dhe e shiti për 249 mijë euro në 2016, ish-gjyqtari Hoxha me makinë 70 milionë lekë.
VIDEO
-
Shkodër,tritol babait të futbollistit
14 Shkurt 2018, 00:27
shkak borxhet, 8 të shoqëruar
Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol në qytetin e Shkodrës, rreth mesnatës së kaluar. Report Tv mësoi se lënda plasëse ishte vendosur në garazhin e babait të futbollistit Fatjon Kiri. Policia bëri me dije se shkak i shpërthimit dyshohet të kenë qenë konfliktet e të atit të futbollistit, Sadetin Kiri, me persona të ndryshëm për shkak të borxheve që u ka.
-
Kontakti me korrentin,
13 Shkurt 2018, 21:20
vdes 68-vjeçari në Velipojë
Policia ka njoftuar sot, se në orën 20:00, në Spitalin Rajonal të Shkodrës, është transportuar pa shenja jete shtetasi N. L. 68 vjeç banues në fshatin Pulaj të Velipojës.
-
Bora në Elbasan-Korçë dhe
13 Shkurt 2018, 21:09
Pukë-Kukës, ARRSH thirrje për kujdes
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar sot në mbrëmje se gjatë orëve të fundit është rritur intensiteti i reshjeve të dëborës përgjatë aksit Elbasan-Korçë. ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes kanë përqendruar mjetet borëpastruese e hedhëse të kripës bashkë me fadromat duke mbajtur nën kontroll situatën.
-
Dëbora edhe era/ Në terr disa
13 Shkurt 2018, 20:59
fshatra në Pogradec e Devoll
Reshjet intesive të dëborës dhe era e fortë kanë lënë në terr disa fshatra në qarkun e Korçës. Fshtrat në rrethin e Pogradecit si Çerravë, Trebinjë, Mokër, Dardhas dhe në zonën e Devollit si në Arrez, Miras dhe Dobranj janë prej 4 oresh në errësirë.
-
Durrës, Xhafaj vlerësime policisë:
13 Shkurt 2018, 20:52
Goditi grupet kriminale gjatë 2017
DURRES - Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në analizën vjetore të policisë së Durrësit, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
VIDEO
-
Aksidentohet mikrobusi me 30
13 Shkurt 2018, 20:38
pasagjerë i linjës Tropojë-Tiranë
TROPOJE - Një mikrobus me 30 pasagjerë i linjës Bajram Curri-Tirana ka dalë nga rruga pasditen e sotme në hyrje të Tropojës. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Cernicë të Tropojës afër Urës së Bujanit.
-
Reshje shiu dhe dëbore, ja
13 Shkurt 2018, 19:48
situata e fundit në gjithë vendinQafë Thanë, lëvizja vetëm me zinxhirë
Qendra Operacionale e FA ka publikuar buletinin e mbrëmjes lidhur me situatën e reshjeve të shiut dhe dëborës që ka përfshirë të gjithë vendin këtë të martë. Reshjet kanë nisur e orët e para të mëngjesit dhe kanë vijuar përgjatë gjithë ditës. Reshjet e dëborës kanë qenë prezente në zonat malore në lartësitë mbi 400 metër.
-
'Ma solli në majë të hundës',xhaxhai
13 Shkurt 2018, 19:24
nga Librazhdi var nipin në pemë
B.M. nga një fshati Dragostunjë i Librazhdit është vetëm 4 vjeç dhe dhunohet në mënyrë barbare nga prindërit dhe xhaxhai i tij 29-vjeçari, Fati M. Denoncimi ka mbërritur për Gazetën Shqiptare nga një i afërm i të miturit, i cili ka qenë prezent në shumë raste dhunimesh.
-
Vlorë, përmbytet stacioni elektrik i
13 Shkurt 2018, 18:44
Radhimës, disa fshatra pa energji
Moti i keq që ka përfshirë Vlorën, ka përmbytur nënstacionin elektrik të Radhimës dhe ka detyruar autoritetet ta stakojnë, për të mos rrezikuar banorët dhe vetë stacionin elektrik.
-
'Krimet' thërrasin Berishën të
13 Shkurt 2018, 17:46
dëshmojë në gjyqin e Shullazit
TIRANE - Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha është thirrur nga Gjykata e Krimeve të Rënda të dëshmojë në gjyqin e Emiljano Shullazit. 'Shqiptarja.com' ka mësuar se ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda i marrë seancën e sotme, me kërkesë të avokatëve të të pandehurit lidhur me kërcënimin e rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule. Krahas Berishës, janë ftuar të martën e ardhshme edhe Ardian Çipa, ish-drejtor i Policisë së Tiranës si dhe gruaja e Ylvi Beqajt, Marsida Musai.