Kronikë
-
Një tërmet i ri paralajmërohet në tregun e telefonisë, shoqëruar këtë herë me dyshime për korrupsion. Pas mbylljes së papritur të operatorit Plus (i cili shkoi drejt falimentimit për shkak të pamundësisë që të konkurronte me operatorët e tjerë kryesorë të tregut, si Vodafone dhe Telekom, të cilët në fakt më pas blenë frekuencat e tij), tani AKEP-i, enti rregullator i tregut, vendos të ndërhyjë me një vendim të fshehtë, që synon të privilegjojë operatorin e tretë, më të vogël, me pronësi turke.
VIDEO
12 Shkurt 2018, 15:14 -
Shtrëngata shiu,erë e fortë,borë
12 Shkurt 2018, 14:28
pritet furtunë dy ditët e ardhshme
Shtrëngata shiu dhe dëborë do të shoqërojnë gjithë territorin e vendit gjatë ditës së nesërme. Më të rrezikuara nga përmbytjet pritet të jenë zonat jugore, ku sipas Institutit të Gjeoshkencave, do të ketë reshje intensive shiu shoqëruar me shtrëngata dhe erëra të forta në zonat bregdetare. IGJEUM parashikon përmbytje në zonat përreth lumit Vjosë, pasi do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve gjatë dy ditëve në vazhdim.
-
Humb jetën polici i qarkullimit
12 Shkurt 2018, 13:57
rrugor në krye të detyrës/EMRI
Një polic i qarkullimit rrugor ka humbur tragjikisht jetën në krye të detyrës në zonën e Tepelenës. Report Tv mësoi se ka ndërruar jetë polici Ilir Divintari, i cili është paraqitur në Spitalin e Gjirokastrës me kriza të forta në kraharor.
-
Rënia e suvasë në klasë,MAS:Nuk
12 Shkurt 2018, 11:32
dihen shkaqet,po riparohen dëmet
Ministria sqaron se ngjarja ka ndodhur gjatë orës së parë të mësimit, në katin e tretë të shkollës, ku është plagosur lehtë mësuesja, që po jepte mësim. Në sqarimin e saj, ministria shkruan se nuk ka pësuar dëmtime asnjë nxënës që ndodhej në klasë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së suvasë.
-
Tiranë, bie suvaja në klasë,
12 Shkurt 2018, 09:55
mësuesja përfundon në spital
-
VD/Tiranë, bie suvaja e tavanit
12 Shkurt 2018, 09:54
në shkollë, lëndohet mësuesja
Ngjarja është shënuar në shkollën "Osman Myderizi", ku mësuesja e lënduar është dërguar në spital për të marrë mjekim. Report Tv mësoi se ka mbetur e dëmtuar mësuesja E. P., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
VIDEO
FOTO
-
Korsitë e biçikletave japin rezultatet
12 Shkurt 2018, 09:46
e para, Veliaj: Tirana moderne
Në zbatim të strategjisë së transportit të qëndrueshëm në kryeqytet, Bashkia e Tiranës parashikon sistemim e infrastrukturës së rrugëve dhe trotuareve sipas parimit të shpërndarjes së sipërfaqes së rrugës për çdo përdorues duke i kushtuar një vëmendje edhe lëvizjes me biçikleta. Projekti parashikon fillimisht ndërtimin e 10 km korsi të dedikuara.
-
Vlorë, gjendet një makinë në det
12 Shkurt 2018, 09:37
e 500 kg kanabis në një gomone
Policia ka bllokuar 500 kg kanabis në një gomone pranë Petroliferës, ndërsa është sekuestruar edhe një makinë tip fuoristradë e zhytur në det. Aksioni nisi mëngjesin e sotëm, teksa është pikasur fuoristrada brenda në det në zonën e Plazhit të Vjetër..
VIDEO
FOTO
-
Harta e rrjeteve sociale, Facebook
12 Shkurt 2018, 09:08
dominon në Shqipëri edhe për 2018
Facebook po konfirmohet sërish si rrjeti social më i përhapur në botë, sipas të dhënave të përditësuara deri në fund të janarit 2018. Kjo tendencë përqafohet edhe në Shqipëri. Të dhënat tregojnë se ka fituar terren edhe në Afrikë, falë përqasjes së saj që ofron qasje të lirë.
-
Digjet 'Benz'-i i biznesmenit
12 Shkurt 2018, 08:15
në Vlorë,ngjarja e qëllimshme
Makina ishte në pronësi të shtetasit Eduard Alikaj, i cili është biznesmen ndërtimi në Vlorë. Ndërsa nga informacionet e para zjarrvënia dyshohet e qëllimshme, për shkak të konflikteve. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes.
VIDEO
FOTO
-
E rëndë në Shkodër, kosovarja
12 Shkurt 2018, 07:13
shtyp për vdekje këmbësorin
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur gjatë natës së kaluar në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 22:30, në vendin e quajtur ‘Harku i Berdicës’, ku një makinë ka përplasur një këmbës, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
-
Terrorizmi, DW: Më shumë se 100
11 Shkurt 2018, 23:01
të rinj shqiptarë iu bashkuan ISIS
Deutsche Welle i ka kushtuar një kronikë predikuesve radikalë të islamit në Shqipëri. Sipas hulumtimeve, Deutsche Welle raporton se janë mbi 100 të rinj shqiptarë që janë nisur për të luftuar për ISIS-in në Siri dhe Irak.
-
Ardi Veliu bën gati lëvizjet
11 Shkurt 2018, 22:17
në Policinë e Shtetit/ Emrat
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pak ditë pas emërimit pritet që të bëjë disa lëvizje në kupolën drejtuese të institucionit. Lëvizjet pritet që të nisin nga pozicioni i zv/ drejtorit.
-
Korçë,makina humbet kontrollin
11 Shkurt 2018, 21:13
dhe bie nga ura, plagoset shoferi
Sipas policisë Roland Beqo 46 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Nissan" me targa AA 025 GR, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë nga ura në fshatin Polenë.
-
40 vajza nga Kosova me emrin
11 Shkurt 2018, 20:42
Saranda vizitojnë Sarandën
40 vajza nga Kosova që mbajnë emrin e qytetit të Sarandës kanë organizuar një vizitë të përbashkët në qytetin e adhuruar aq shumë prej prindërve të tyre, sa ta përjetojnë në emrat e vajzave të tyre.
VIDEO
-
‘Bisedka e Dranes’ rikthehet te Parku
11 Shkurt 2018, 20:12
i Liqenit, ja ndryshimi që ka pësuar
Një tjetër objekt emblematik i kthehet Parkut të Madh të Liqenit me hijeshinë dhe funksionalitetin e dikurshëm.
FOTO
-
VD/ Qeni zbulon 11 kg heroinë
11 Shkurt 2018, 17:57
në kamionin me qese në Durrës
Policia kufitare ka bllokuar 11.4 kg heroinë në port, e cila kishte destinacion Italinë. Heroina ishte fshehur në një kamion që po transportonte qese plasmasi që kishte destinacion Firencen. Lënda narkotike ishte fshehur në kabinën e automjetit. Heroina u gjet pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop. Droga ishte e ndarë në 10 pako të mëdha dhe një pako të vogël. Drejtuesi i kamionit ku u gjet heroina, Bujar Shazivari 63 vjeç nga Durrësi u arrestua nga policia.
VIDEO
FOTO
-
Situatë alarmante në Dibër,bora
11 Shkurt 2018, 17:50
në 70 cm, izolohen disa zona
Probleme dhe në Kukës,borë me intensitet të lartë
Situata në Qarkun e Dibrës vijon të jetë tepër problematike, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, të cilat kanë vijuar pa ndërprerje prej ditës së djeshme. Report Tv mësoi se trashësia e dëborës sot ka arritur në 65-70 cm, duke bllokuar totalisht disa zona.
FOTO
-
Prokuroria rekurs në Gjykatën e
11 Shkurt 2018, 16:06
Lartë: Tahirit t’i bllokohet pasaporta
Prokuroria për Krimet e Rënda vijon betejën ligjore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Report Tv mëson se prokuroria i ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit të Apelit që i riktheu pasaportën Saimir Tahirit.
-
Vidhte banesa, arrestohet i
11 Shkurt 2018, 16:01
kërkuari 28 vjeçar Mateo Gjepali
Policia e Shijakut ndaloi një shtetas të shpallur më parë në kërkim. Mateo Gjepali, 28 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg.