Kronikë
-
Tre persona janë plagosur nga një përplasje armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 te Kisha Ortodokse. Sipas gazetarit të Report Tv në Vlorë Armand Xhelili, dy grupe janë përplasur duke shkëmbyer zjarr dhe terrorizuar qytetarët për disa minuta. Të plagosurit Gazmend Canaj 27-vjeç, Taulant Beqiri 28-vjeç dhe Elis Llanaj 27-vjeç janë dërguar në spitalin rajonal, ndërsa njëri prej tyre raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
VIDEO
FOTO
27 Shkurt 2018, 18:38 -
Parashikimi, nesër sërish dëborë
27 Shkurt 2018, 17:51
dhe ngrica, temperatura - 8 °C
Reshjet e dëborës që nisën pasditen e sotme në Tiranë do të vijojnë edhe nesër në kryeqytet dhe një pjesë të qarqeve, përfshirë ato bregdetare, përpos atyre malore.
-
Pastërtia e figurave të ish
27 Shkurt 2018, 17:42
Sigurimit/Marku: Gati për zgjidhjen!
Kryeprokurorja Arta Marku garantoi sot ofrimin e çdo ndihme dhe shpjegimi në përputhshmëri me ligjin, për të trajtuar kërkesat mbi pastërtinë e figurës së personave të lidhur apo që kanë pësuar drejtpërdrejtë apo tërthorazi, nga veprimtaria e ish-Sigurimit të Shtetit.
-
U mori 2 mln euro biznesmenëve
27 Shkurt 2018, 17:31
sekuestro pasurisë së dentistes
Gjykata vendosi sekuestron e pasurisë së stomatologes Olesia Duka 38 vjeç. Në sekuestro janë vendosur katër apartamente në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë. Olesia Duka akuzohet se ka vendosur pasurinë në rrethana të dyshimta dhe që nuk justifikohen me burime të ligjshme.
-
“Sheshi Skënderbej” dhe “Parku Rinia”/
27 Shkurt 2018, 17:20
Qendra e Tiranës e bardhë si rrallëherë
Reshjet e dëborës në Tiranë që zgjatën për rreth një orë gjatë pasdites së sotme, kanë sjellë një peizash ndryshe të kryeqytetit. Sheshi Skënderbej dhe Parku Rinia në qendër janë dukur mjaft ndryshen nën petkun e bardhë të flokëve të dëborës.
FOTO
-
Ekskluzive/Vëllai:Djemtë e dinin
27 Shkurt 2018, 17:12
se u vrau nënën,mbrojtën të atinMbyti gruan me litar, ngjarja u zbulua pas një viti
Qemal Muskaj, vëllai i Verke Velajt tregon në një intervistë ekskluzive për Report Tv si e zbuloi vrasjen e motrës nga kunati një vit më parë. Ai shprehet se njerëzit e kunatit nuk lejuan që të shikonte të motrën, por pavarësisht kësaj ngjarja u zbulua që atë natë. Vëllai i viktimës thotë se djemtë e motrës ishin në dijeni të faktit se nëna e tyre u mbyt me litar, por mbrojtën babanë duke mos e denoncuar.
VIDEO
-
Dëbora, rikthehet qarkullimi
27 Shkurt 2018, 16:37
normal në rrugën Tiranë-Elbasan
Reshjet e dendura të dëborës pasditen e sotme kanë bllokuar për disa minuta aksin Tiranë-Elbasan te tuneli.
-
Shkeljet te rruga Tiranë-Elbasan
27 Shkurt 2018, 16:29
Apeli lë në burg Dashamir Xhikën
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ pa afat për ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika dhe Albens Aliten me Aksel Qurdukën, dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
-
Video/Reshje dëbore në
27 Shkurt 2018, 16:17
Tiranë, zbardhet kryeqyteti
Rreth orës 16:00 të ditës së sotme reshjet e dëborës kanë nisur të mbulojnë Tiranën me një intensitet të konsiderueshëm. Rënia e temperaturave dhe reshjet e dëborës ishin paralajmëruar nga meteorologët, pas erërave siberiane që kishin pushtuar fillimisht veriun e Evropës edhe më pas kishin zbritur drejt Mesdheut, duke zbardhur qytete si Napoli dhe Roma në Itali.
VIDEO
FOTO
-
3 orë në këmbë në dëborë, FA
27 Shkurt 2018, 16:01
shpëton gruan e izoluar në Kukës
Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit një 38-vjeçare, e cila ishte e bllokuar në shtëpinë e saj në fshatin Tejdrinë të njësisë administrative Ujmisht në bashkinë e Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.
FOTO
-
Mashtrimi me vendin e punës në
27 Shkurt 2018, 15:48
OSHEE, Gjykata arrest për çiftin
-
12 plumba banesës,plagosi fqinjin
27 Shkurt 2018, 15:38
Gjykata burg kreut të PS Kelmend
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për autorin e plagosjes në fshatin Vukel dy ditë më parë, Vasel Vuçinaj.
-
Vrasësit e Begallës mohojnë
27 Shkurt 2018, 15:29
akuzat, por ja prova e policisë
Denis Demiri dhe Ardian Serezi kanë mohuar se kanë qenë ata autorët e vrasjes së biznesmenit Memli Begalla. Burime nga policia e Tiranës thanë për Report Tv se dy autorët e dyshuar nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë. “Nuk kemi ne lidhje me vrasjen”, mësohet të kenë thënë Denis Demiri dhe Ardian Serezi.
VIDEO
-
Bora bëhet njësh me detin në
27 Shkurt 2018, 15:24
Shëngjin, autoritetet inekzistente
Kjo është atmosfera në qytetin e Lezhës pas debores e cila në këtë sasi nuk ishte parë prej 8 vitesh. Prezenca e saj ka gëzuar pamase qytetaret, të cilët sfiduan temperaturat e ulëta për tu argëtuar.
VIDEO
-
Gjunkshi: Meçollari theu statusin
27 Shkurt 2018, 13:57
e ushtarakut,jo negociator i 'Detit'
Deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, u shpreh në studion e Report Tv, se Artur Meçollari nuk mund të jetë në tryezën e negocimit të ‘Detit’ me Greqinë.
VIDEO
-
Mbyti gruan me litar, i mbuloi
27 Shkurt 2018, 13:33
qafën me shall, pranga burrit
FIER - Zbardhet pas një viti e vërteta e vdekjes së një gruaje në Fier. Në janar të 2017 ndarja nga jeta e Vreke Velajt, është cilësuar si natyrale, por pas hetimeve 12 mujore ka rezultuar se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj, Namik Velaj 75-vjeç. Report Tv mëson nga dosja hetimore se Vreke Velaj ndërroi jetë si pasojë e mbytjes me litar nga bashkëshorti. Namik Velaj pas vrasjes i mbuloi qafën me shallin e të bijës. Burri nuk ka lejuar që të preket shalli, me pretendimin se ishte një amanet nga e bija, e cila kishte humbur jetën më parë.
VIDEO
-
Shkodër, vrau Hermes Beqirin
27 Shkurt 2018, 13:21
autori kërkon mëshirë në Gjykatë
SHKODER - Autori i vrasjes se Hermes Beqirit kërkon mëshirë nga trupi gjykues në Gjykatën e Shkodrës, ngjarje kjo e ndodhur në katër nëntor të vitit të kaluar. Ai ka pranuar vrasjen ndërkohë që ka shprehur pendesë dhe falje për krimin e kryer.
-
Veliaj: Zgjidhni administratorët që
27 Shkurt 2018, 13:04
të përfitoni nga Fondi i Komunitetit
Pallatet Hawai, banesat e para që u ngritën në Tiranë gjatë periudhës së tranzicionit, pak javë më parë ishin në një gjendje të degraduar, me fasada të rrënuara, ku lagështira ndihej thuajse në çdo apartament. Por, falë “Fondit të Komuniteteve”, sot këto pallate të Njësisë Administrative 5 kanë një pamje të re.
VIDEO
FOTO
-
"Zoti i drogës", shtyhet për në
27 Shkurt 2018, 12:39
5 mars vendimi për Alket Hatinë
DURRES - Gjykata e Apelit të Durrësit ka zhvilluar sot seancën në mungesë ndaj Alket Hatisë, i dënuar me 20 vite burg nga drejtësia italiane për trafik droge.
-
Borë në 90% të territorit, izolohen
27 Shkurt 2018, 12:41
Kukësi e Dibra, ndërpritet mësimi
Reshjet e dëborës ka shkaktuar mjaft probleme sa i përket kalushmerisë së rrugëve, por edhe furnizimin me energji elektrike. Në zonat malore si në Kukës dhe Dibër ka fshatra të izoluar nga reshjet e dendura, banorët e të cilët krahas bllokimit të rrugëve po vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike