Kronikë

  • Shefi i Rendit të Tiranës Albert Dervishi ka bërë një deklaratë për shtyp në lidhje me masat që do të merren për mbarëvajtjen gjatë festave të fundvitit. VIDEO
  • Fushë-Krujë, gjendet predha
    e paplasur anës rrugës

    Ditën e sotme në Fushë-Krujë në vendin e quajtur “Lagje e re” nga banorët e zonës është zbuluar një predhë e paplasur. VIDEO  FOTO
     

  • 'Jeruzalemi', reagon ambasada e
    SHBA: Vijojmë punën për paqen

    Pas votimit të djeshëm në OKB kundër vendimit të SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit, ka ardhur dhe reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila në një deklaratë për mediat shkruan se, "Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit".

  • Shkodër, lihet në burg tutori i
    prostitutave, dorëhiqet gjyqtarja

    Frederik Tota, i akuzuar si kreu i një rrjeti prostitucioni është lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës këtë të premte. Ai kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, por gjykata nuk e mori në shqyrtim këtë kërkesë duke e lënë në burg, ndërkohë që prokuroria do vijojë hetimet. Ndërsa pas këtij vendimi ka dhënë dorëheqjen gjyqtarja e çështjes Izabela Radovani për arsye personale.  

  • Presidenti Meta vizitë në Berat
    me rastin e festave të fundvitit

    Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në një vizitë në Berat me rastin e festave të fundvitit, dhe ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga fëmijët e qytetit, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Petrit Sinaj dhe deputeti i LSI për këtë qark Nasip Naço.  VIDEO

  • Veliaj me administratorët: Vijojmë
    aksionin për pastrimin e Tiranës

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj falënderoi sot 32 këshilltarët të cilët miratuan dje Buxhetin për vitin 2018, i cili do të garantojë procesin e transformimit të qytetit të Tiranës si dhe do të japë një mbështetje edhe për politikat mjedisore.  VIDEO

  • Lezhë, rrjeti elektrik shpërthen
    në flakë në qendër të qytetit/VD

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në Lezhë, ku rrjeti elektrik i një dyqani ka shpërthyer në flakë në qendër të qytetit. Burime të Report Tv bëjnë me dije se për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë banorët e zonës me mjete rrethanore pasi  zjarrëfiksja është bllokuar në trafik. VIDEO

  • Vaqarr, Xhaçka dorëzon ndihma
    nga kompanitë për të përmbyturit

    Ditën e sotme, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, së bashku me Ministren e Mbrojtjes dhe Luan Bregasin, depozituan në Komandon Ushtarake të Mbrojtjes Vaqarr, ndihmat e siguruara nga dhjetra kompani shqiptare për familjet e prekura nga përmbytjet.

  • I përmendi gruan e nënën, si e
    vrau polici punonjësin e IT në Dibër

    Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë dje në Dibër ku efektivi i policisë Naim Muliu, 55 vjeç, vrau me armën e shërbimit punonjësin e IT-së po në këtë drejtori, Ardian Roçi, 51-vjeç. Gjithçka ka ndodhur pas në konflikti të çastit mes tyre teksa ishin duke u kthyer nga shërbimi në Pikën Kufitare të Bllatës në Peshkopi. 

  • Vlorë, çifti vdes nga asfiksia
    policia: Gruaja hapi gazin

    VLORE - Zbardhen detaje të reja nga vdekja e çiftit Rrok dhe Prende Tata në Skelë të Vlorës. Report Tv mëson se gruaja kishte konflikte me bashkëshortin, ndaj ka hapur gazin me qëllim flijimin e saj dhe të të shoqit. Report Tv mëson gjithashtu se çifti jetonte bashkë me mbesën, të cilën para se të kryente aktin, gruaja e ka nxjerrë jashtë dhe më pas ka hapur gazin.  VIDEO FOTO

  • Shantazh me foto nudo gruas
    Krimet lënë në burg 29-vjeçarin

    Kanosi duke i kërkuar 2 mijë euro pasi do t'i nxirrte fotot nudo Gjykata e Krimeve të Rënda cakton arrest me burg për Gëzim Shkurtin. Shkurti 29 vjeç nga Laçi u arrestua një ditë më parë nga policia e Lezhës pas kallëzimit të bërë nga D.P 48-vjeçe.  VIDEO 

  • Mziu falenderon Policinë
    e Tiranës për përmbytjet

    Në shkresën drejtuar Drejtorit të Policisë Tiranës z.Ardi Veliu, Bashkia Kamëz me Kryetar z. Xhelal Mziu, ka shprehur falenderime të sinqerta për kontributin në situatën e vështirë që po kalon komuniteti i Bashkisë Kamëz si shkak i përmbytjeve të fundit.

  • Protestë, banorët e Povelshës
    në protestë: Na vlerësoni tokën

    Banorët e prekur nga përmbytjet në Povelshë kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën Fier-Povelshë.  Protestuesit kërkojnë që dota t e tyre bujqësore të përmbytura duhet të vlerësohen nga komisioni i vlerësimit.  VIDEO

  • Buxheti i Tiranës, Çollaku: Dje
    nuk ishte mbledhje por teatër

    Kreu i Këshilltarëve të Djathtë, Kreshnik Çollaku është shprehur se "buxheti është paraqitur në mungesë të një pakete fiskale dhe mbledhja e këshiullit bashkiak ditën e djeshme ishte një teatë, prandaj dhe u detyruam të lëmë sallën".  VIDEO

  • ‘Pastrojmë Shqipërinë’, Tirana
    e nis me aksin Rinas-Krujë

    Bashkia e Tiranës iu bashkua sot aksionit kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”. Bashkia e Tiranës, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, Ministria e Arsimit si dhe Ministria e Arsimit, organizuan aksionin e pastrimit në aksin rrugor Qafë Kashar-Rinas ku veç përfaqësuesve të institucioneve shtetërore morën pjesë edhe nxënës nga gjimnazet e Tiranës, si dhe vullnetarë të tjerë. VIDEO

  • Aksion në Selenicë, kapen 50kg
    kanabis, disa të shoqëruar

    Policia e Vlorës dhe Antidroga ka kryer një aksion antidroge në fshatrat Vllahinë dhe Velçë të Selenicës ku janë sekuestruan rreth 50 kilogram lëndë narkotike, kanabis.

  • 35-vjeçari nga Tirana shkon në
    Berat e vjedh 'benzin', arrestohet 

    35-vjeçari Elton Tafa është arrestuar nga blutë e Beratit pasi në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka vjedhur një mjet tip “Merecedez Benz” në pronësi të shtetasit J. C., banues në Kuçovë në lagjen “Llukan Prifti”.

  • Tiranë, nga ora 10:00 deri
    në 14:00 Lapraka pa drita

    OSHEE Tiranë ka njoftuar se nga ora 10:00 deri në 14:00 do të ketë punime në kabinën e Laprakës dhe për këtë nuk do të këtë energji elektrike zona e Laprakës.

  • Vajza e Vehbi Veliajt kallëzon
    15 gjyqtarë dhe 7 prokurorë

    Kallëzimi i shtetases suedeze i është dërguar drejtpërdrejt kryeprokurores së re Arta Marku, të cilën Anna Nordstrom e ve në dijeni për këtë çështje, njëkohësisht me drejtuesen e ONM-së Ginovefa Calavera, drejtuesen e Komisionit të “Vettingut” Genta Bungo dhe dy amabasadorë të huaj në Tiranë: Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Sipas kallëzimit, që Shqiptarja.com e disponon të plotë, mes personave të kallëzuar është dhe vëllai nga babai i Nordstrim, shtetasi Ferik Veliaj, ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, ish-drejtorin e antikorrupsionit Ivi Kaso. VIDEO

  • Reforma ne Drejtësi, ja kur do të 
    ngrihen ​organet e SPAK /Afatet

    Ngritja e SPAK-ut, strukturës komplekse e projektuar për të goditur krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, shënon edhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, kusht kryesor për të avancuar në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Sipas përllogaritjeve, bazuar në 14 afate të parashikuara në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ngrihet brenda harkut kohor të 90 ditëve, që do të thotë pra pranverës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv