Kronikë
-
Arrestohet në SHBA, Ruhan Hiraj një prej autorëve të vrasjes së oficerit të RENEA-s Ibrahim Basha, në Qershor 2015 gjatë operacionit "Lazarati II". Pas dy vitesh në arrati dhe shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, Hiraj është arrestuar në SHBA 3 ditë më parë. Ndërkohë, Interpol Tirana në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtesisë, janë duke kryer të gjitha veprimet për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
VIDEO
23 Dhjetor 2017, 15:40 -
Atentati ndaj Çapjave, RENEA
23 Dhjetor 2017, 15:18
rrethon Elbasanin, ushtron kontrolle
Ndërkohë mësohet se në Elbasan kanë zbarkuar Forcat RENEA dhe po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në rrugët e qytetit dhe aksin nacional Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Librazhd, për të rënë në gjurmët e autorëve.
-
2 peshkatarë rrezikojnë mbytjen
23 Dhjetor 2017, 15:21
në Zvërnec, ndërhyn policia/VD
2 peshkatar janë rrezikuar nga mbytja në Zvërnec. Ka qenë ndërhyrja e policisë kufitare ajo që iu ka shpëtuar jetën.
VIDEO
FOTO
-
Vdekja e 23-vjeçarit në Francë
23 Dhjetor 2017, 14:38
deputetja e PD: Faji i qeverisë
Deputetja e PD në Qarkun e Shkodrës, Izmira Ulqinaku kërkon ngritjen e të rinjve në protestë pas vdekjes së 23-vjeçarit shqiptar në Francë. Sipas saj, fati tragjik i Florenc Beqirajt është rrjedhojë e keqqeverisjes dhe varfërisë së shqiptarëve sot të cilët shohin si zgjidhje vetëm largimin nga vendi.
VIDEO
-
Atentati,makina u vodh te 'Kodra
23 Dhjetor 2017, 14:29
e Diellit',rrengu i autorëve me targat
Dalin në dritë detaje te tjera nga atentati i dyshuar nga fisit Çapja. Automjeti me të cilin u krye atentati pa të lënduar në Elbasan identifikohet nga policia. Ky automjet i përkiste një kompanie biznesesh me emër në Elbasan-Automjeti ishte denoncuar i vjedhur nga shoqëria.
-
Korçë,makina përplas këmbësorët,
23 Dhjetor 2017, 14:08
plagoset dhe dhe një i mitur/FOTO
Një aksident me dy plagosur ka ndodhur në qytetin e Korçës. Mësohet se një makinë ka përplasur dy këmbësorë në rrugë, njëri prej të cilëve është i mitur.
-
Dhimbje në familjen e Florenc
23 Dhjetor 2017, 15:07
Beqirit, e ëma humbet ndjenjatBabai: Do i shkoj hetimit deri në fund
SHKODER - Dhimbja ka pllakosur familjen e Florenc Beqirit në Shkodër i cili humbi jetën në spitalin e Marsejës në Francë ku qëndroi në gjendje kome një javë. Mes lotëve, nëna e Florenc Beqirit thotë se djalin e saj e ka vrarë policia franceze, ndërsa dyshime ka edhe për të burgosurit, të cilët mendohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 23-vjeçarit.
VIDEO
-
Afrojnë festat e fundvitit, ende larg
23 Dhjetor 2017, 12:21
emigrantët?Ç'ndodh në kufi
Pritet që një ditë para Krishtlindjes e në vazhdim deri në datën 31 dhjetor të ketë një numër më të lartë emigrantësh që hyjnë nga vend kalimi kufitar i Kapshticës. Policia kufitare shqiptare ka marrë masa shtesë dhe ka përforcuar shërbimet për të përballuar çdo fluks dhe situatë në këtë doganë.
-
Nis aksioni në Tiranë, Veliaj:
23 Dhjetor 2017, 12:08
2018,viti më i pastër në histori
Veliaj siguroi qytetarët e Tiranës se 2018 do të jetë viti më i pastër në historinë e kryeqytetit, ndërsa bëri të ditur se shërbimi i pastrimit do të shtrihet edhe në shumë zona të tjera në periferi. “Do të kemi një mikromenaxhim edhe në nivel të njësive administrative të të gjithë kontratave të pastrimit dhe më vjen mirë që kompania jonë publike, jo vetëm ka bërë një punë më të mirë, por ka detyruar edhe privatët që kanë zonat më periferike që të rrisin nivelin.
VIDEO
-
Financieri i Habilajve do ekstradohet
23 Dhjetor 2017, 12:09
në Itali, Gjykata pranon kërkesën
Nazer Seiti, i njohur si financieri i grupit të drogës i udhëhequr nga Moisi Habilaj, do ekstradohet në Itali. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Tiranës e cila ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
-
Kalvari i vrasjave të fisit Çapja, sa
23 Dhjetor 2017, 11:14
jetë njerëzish u morën që nga 2005
Prej vitit 2005, fisi Çapja ka tronditur jo pak qytetin e Elbasanit dhe mbarë opinionin publik me përplasjet dhe vrasjet e shuma. Kalvari i vrasjeve fillon me vrasjen e Sokol Çapes në vitin 2005, për të vijuar me vrasjet e tjera vit pas viti.
-
4 celularë në ushqimin e djalit të
23 Dhjetor 2017, 10:08
burgosur,gruaja kapet mat në Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen:
-
Breshëri plumbash në Elbasan
23 Dhjetor 2017, 10:11
atentat Çapjave, ja shënjestraKalvari i vrasjave të fisit Çapja,ç'ndodhi nga 2005
Një atentat me armë zjarri është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Report Tv mësoi se shënjestër e atentatit ka qenë fisi Çapja. Burime policore bëjnë me dije për Report Tv se shënjestra e mundshme e atentatit ka qenë Ardian Çapja. Të shtënat kanë qenë në drejtim të banesës së tij.
VIDEO
FOTO
-
Alpha Bank Albania SH.A njofton
23 Dhjetor 2017, 10:02
ndryshimin e Drejtorit të Përgjithshëm
Z. Periklis Drougkas ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania SH.A që prej vitit 2012. Ai ka një formim profesional të zhvilluar përgjatë një karriere prej katër dekadash si drejtues i lartë në pozicione ekzekutive në sektorin e shërbimeve financiare. Gjithashtu, z. Drougkas është Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave, President i Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri dhe anëtar i Dhomës Greke të Ekonomistëve.
-
Vdekja e të riut në Francë, reagon
23 Dhjetor 2017, 09:47
ambasada shqiptare:Ndjekim çështjen
I ati i 23-vjeçarit deklaroi për Report Tv se mjekët francezë i kishin hequr aparaturat që mbanin në jetë të riun, duke e çuar atë në vdekje. Në reagimin e saj, ambasada thekson se do të ndjekë nga afër çështjen, duke shtuar se pret përfundimin e hetimit zyrtar.
-
Festat, rrugët që bllokohen
23 Dhjetor 2017, 09:29
për mjetet e tonazhit të rëndë
Ndalimi i qarkullimit të automjeteve të rënda do të bëhet nga data 22 dhjetor 2017 deri më 1 janar 2018, duke nisur nga ora 07.00-22.00.
-
Niset drejt Heratit Kontigjenti 3 i
23 Dhjetor 2017, 09:25
FA,Xhaçka:Do rrisim prezencën
Në ceremoninë e zhvilluar në Rinas ishte e pranishme dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Në fjalën e saj, ministrja deklaroi se momente të tilla bëjnë krenarë gjithë shqiptarët, ndërsa shtoi se do të rritet me 60% prezenca e FA në Afganista.
VIDEO
-
I vdiq i biri në Francë, flet i ati:
23 Dhjetor 2017, 08:53
Hetimit do i shkoj deri në fund
Mjekët i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë
I kontaktuar nga Report Tv ai rikonfirmoi edhe njëherë se mjekët franceze i kanë fikur aparaturat pa lejen e tij dhe familjarëve të rij. Gëzimi shtoi se po e ndihmon një avokat në këtë beteje, për t'i shkuar deri në fund çështjeje dhe për të zbardhur të vërtetën.
-
E përplas makina në mesnatë,humb
23 Dhjetor 2017, 08:23
jetën 50-vjeçari në Fushë-Krujë
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar. Ngjarja është shënuar në Fushë-Krujë, ku një makinë ka përplasur për vdekje 50-vjeçarin L. J. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga shoferin e mjetit tip Posh-Kajan, i cili i mori jetën këmbësorit. Mësohet se është arrestuar shtetasin Drilon Ymeri, 26 vjeç, banues në Lezhë.
-
Kallashnikov dhe 101 kg kanabis,
22 Dhjetor 2017, 21:24
arrestohet 50 vjeçari në kufirin grek
Arrestohet një 50 vjecar në një postbllok në Kolpaq, pranë kufirit greko-shqiptar ndërsa përpiqej të transportonte lëndë narkotike në vendin fqinj.