Kronikë
-
Reshjet e shiut janë pakësuar dhe vendin e tyre a kanë zënë bora në zonat malore Në përgjithësi moti në vendin tonë ka ardhur drejt përmirësimit. Rreziku kryesor nga lumi Vjosë në Vlorë dhe Fier është në ulje, nga zvogëlimi i prurjeve dhe tërheqja e ujërave.
VIDEO
3 Dhjetor 2017, 13:38 -
Përmbytjet, Basha në Darëzezë
3 Dhjetor 2017, 13:39
në krah të kryebashkiakut të PS
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bahsa ka inspektuar në Fier fshatin e Darëzezës, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet si pasojë e daljes nga shtrati të lumit të Vjosës.
VIDEO
-
Kanos me pistoletë të ëmën dhe
3 Dhjetor 2017, 13:15
vëllanë, arrestohet 25-vjeçari
Sipas policisë 25-vjeçari Billa u arrestua pasi, ditën e djeshme në fshatin Zalt, dyshohet se ka kanosur me pistoletë të ëmën , 61-vjeçaren me inicialet D.B dhe vëllain 33-vjeçar me inicialet F.B. Më pas Billa ka qëlluar në ajër dhe është larguar nga banesa.
VIDEO
-
Nesër rinis mësimi, pezullim
3 Dhjetor 2017, 13:07
për pesë ditë në 27 shkolla
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u shpreh sot se mësimi do rinisë nesër, pas ndërprerjes dy ditore javën e kaluar, për shkak të reshjeve të shiut dhe përmbytjeve.
VIDEO
-
Lajme të mira nga moti, ikin reshjet
3 Dhjetor 2017, 12:47
e shiut, s'ka më përmbytje në jug
Pas tre ditë reshje intensive shiu dhe përmbytje masive në jug të vendit, më në fund vjen një lajm i mirë nga sinoptikanët. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka prezantuar buletinin për datën tre dhjetor 2017, duke hequr paralajmërimin për përmbytje në zonën e Vlorës dhe Fierit.
-
Moti, vijon puna normalisht
3 Dhjetor 2017, 12:32
në Aeroportin “Nënë Tereza”
Ndonëse situata e kushteve të motit vijon të mos jetë e qëndrueshme, në Aeroportin “Nënë Tereza” situata paraqitet normale. Të gjitha fluturimet janë realizuar sipas parashikimeve, ndërsa sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, ecuria po monitorohet nga afër.
-
Darëzezë, banorët lëvizin me
3 Dhjetor 2017, 12:19
barka e jelekë shpëtimi/VIDEO
FA jep ndihmë nga toka dhe nga uji për banorët e Darëzezës në Fier, pas shembjes së urës që lidh 2 mijë banorë të kësaj zone me rrethinat e tjera dhe qytetin e Fierit.
VIDEO
FOTO
-
Reshjet e dendura, situata në
3 Dhjetor 2017, 12:29
Kaskadën e Drinit nën kontroll
Situata në Kaskadën e Drinit paraqitet nën kontroll. Sipas Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, është konstatuar një rënie e sasisë së prurjeve në basenin e hidrocentralit të Fierzës.
-
Moti, linjat e trageteve vijojnë
3 Dhjetor 2017, 12:09
normalisht/Situata në porte
Që prej ditës së djeshme situata në Portet Detare të vendit është në normalitet. Në portin e Durrësit po evadohen normalisht pasagjerët dhe mjetet në Terminalin e Pasagjerëve nga tragetet “Rigel III” dhe “Marina” që kanë mbërritur nga Porti i Barit.
-
Përmbytjet, Subashi: Fieri e kaloi
3 Dhjetor 2017, 11:46
rrezikun, nis llogaritja e dëmeve
Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi u shpreh se zonat e përmbytura e kanë kaluar tashmë emergjencën natyrore të shkaktuar reshjet intensive të shiut.
VIDEO
-
Durrës, iu gjetën 50 mijë euro
3 Dhjetor 2017, 11:52
në Port, procedohet italiani
Një shtetas italian është proceduar penalisht ditën e djeshme në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës, pasi i janë gjetur 50 000 €, për të cilat nuk ka kryer procedurat e deklarimit doganor.
-
Gjermania 3000 euro familjeve
3 Dhjetor 2017, 11:08
azilante që kthehen... ja afatet
Gjermania mbështet me ndihma financiare azilantët që duan të rikthehen në vendlindje. Kujdes: afati i kërkesave për këto ndihma përfundon në fund të muajit shkurt, nga Deutsche Welle.
-
Shijak, tetë ura të shembura nga
3 Dhjetor 2017, 10:29
reshjet, rrugët i mbulon balta
Përmbytjet kanë shkaktuar pasoja të rënda edhe në Bashkinë e Shijakut, ku disa fshatra ndodhen të izoluar. Tre ura që lidhin fshatrat me qytetin janë shembur.
VIDEO
-
Bora izolon Thethin,banorët apel
3 Dhjetor 2017, 10:52
në Report Tv:Prej 3 ditësh të bllokuar
Teksa jugu i vendit është izoluar nga uji dhe përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shumta, problematike duket edhe situata në veri të vendit për shkak të reshjeve të dëborës. Dëbora e rënë në Theth ka izoluar 150-200 banorë në lagjen Gjeçaj.
VIDEO
-
Xhafaj në Novoselë: 2200 policë
3 Dhjetor 2017, 10:41
në terren, prioritet jetët njerëzore
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndodhet në Novoselë, pranë urës së Mifolit ku u takua me banorët dhe autoritetet që ndodhen në terren për të ndihmuar qytetarët në përballimin e kësaj situate.
-
Vlorë, sekuestrohet gomonia 7 m
3 Dhjetor 2017, 10:32
e gjatë, arrestohen dy persona
Një gomone 7 m e gjatë është sekuestruar mëngjesin e kësaj të diele në ujërat e Detit Jon në Vlorë. Gomonia është pikasur Qendra Operacionale Durrës, menjëherë sapo ka dalë në det të hapur.
-
Fier, tërhiqet lumi Vjosa, bie
3 Dhjetor 2017, 10:31
niveli i ujit në zonat e përmbytura
Fshati Ferres ka qenë një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet, ndërsa ditën e sotme, për fat të mirë situata duket me e qetë. Uji ka filluar të tërhiqet nga fshatrat Ferras, Qarr, Pish Poro, Boçovë etj. Gjithëse raportohet se ka ende banesa nën ujë, po kështu edhe dhjetëra hektar tokë nën ujë.
-
OSHEE financon kurimin në Itali
3 Dhjetor 2017, 10:08
të dy punonjësve të aksidentuar
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po ndjek nga afër gjendjen e punonjësve që pësuan dëmtime nga aksidenti i pak ditëve më parë në Shkodër ndërsa punonin për riparimin e defekteve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.
-
Gjirokastër, shemben urat
3 Dhjetor 2017, 09:56
izolohen banorët e 7 fshatraveMemaliaj, evakuohet me helikopter i sëmuri
2000 banorë në fshatrat Selo, Klishar dhe pesë fshatra të tjerë në zonën e Dropullit në Gjirokastër kanë mbetur të izoluar. Reshjet e dendura kanë shkaktuar shembjen e urat që lidhnin këto fshatra me qytetin, duke e bëra tashmë të pamundur lëvizjen e tyre.
VIDEO
-
Memaliaj,helikopteri i FA i shpëton
3 Dhjetor 2017, 09:52
jetën të sëmurit nga zemra
MEMALIAJ - Helikopteri i Forcave të Armatosura ka evakuuar mëngjesin e kësaj të diele një person 53-vjeç nga fshati Gllavë e Vogël në Memaliaj, i cili vuante nga një sëmundje e zemrës.