Kronikë
-
Tragjedia në Torovicë, foto e çiftit
8 Tetor 2017, 07:26
që humbi jetën,të martuar para 1 vitiKishin vetëm 1 vit të martuar por jeta e tyre u ndërpre në mënyrë tragjike dje rreth orës 15:30 në Torovicë kur fuoristrada ku po udhëtonin u zu nga një masiv shkëmbor.
-
Itali, skuteri përplaset me
7 Tetor 2017, 22:42
kamionin humb jetën shqiptariMediat italiane raportojnë se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur shqiptari Gentian Caka 35-vjeç.
-
Tragjeditë në rrugë, Hoxha për
7 Tetor 2017, 20:45
Report Tv:Ja kush ka përgjegjësi -
Arrestohet pedagogu shqiptar në
7 Tetor 2017, 20:19
Malajzi, kishte lidhje me ISISNjë shqiptar ka rënë në prangat e Policisë Malajzeze, pasi mbi të rëndon akuza e terrorizmit. Gjatë një aksioni të gjerë, janë arrestuar tre filipinas, katër malajzianë, si dhe shqiptari, të cilët dyshohet se janë të lidhur me grupin terrorist Abu Sayyaf. Arrestimet janë kryer në Sabah, Selangor dhe Perak, nga 27 shtatori deri më 6 tetor. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari i arrestuar ishte pedagog në një universitet publik, ndërsa ka pasur kontakt me Shtetin Islamik (ISIS).
-
Durrës, në pranga ish-deputeti
7 Tetor 2017, 19:34
kosovar, problematik me drejtësinëIsh-deputeti i Kosovës Sadri Ramabaja është arrestuar në Durrës, pasi tentoi të largohej në Itali.
-
Nderjakut i hiqet pistoleta,
7 Tetor 2017, 19:08
rrezikon gjobë 5 milionë lekëPolicia e Durrësit pritet të kërkojë revokimin e autorizimit për pajisje me armë me leje të shtetasit Genti Nderjaku dhe marrjen e një mase administrative gjobë deri në 5 milionë lekë të vjetra ndaj tregtarit të makinave. Nderjaku u kap këtë javë me armë në brez në qendër të Durrësit, nën shoqërinë e shtetasit Marjel Fierza, që njihet si person me precedentë penalë dhe si lidhje e ngushte e Lulzim Berishës dhe Plarend Dervishajt.
-
Pas Lezhës tronditet dhe Kukësi,
7 Tetor 2017, 18:47
aksident me 2 të vdekur,1 rëndëRrugët shqiptare janë përgjakur këtë pasdite, duke shënuar disa viktima. Pas tragjedisë me katër të vdekur në Lezhë, një tjetër aksident tragjik është shënuar në Kukës. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen dy persona, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë një person tjetër.
-
VIDEO/Shikoni si është bërë
7 Tetor 2017, 18:42
makina e goditur nga shkëmbiKëto janë pamjet e rënda të shkaktuara nga rënia e shkëmbit nga kodra e Torovicës në Lezhës, ku për pasojë shkaktoi tragjedinë me tre të vdekur, anëtarë të të njëjtës familje. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Shqiptarja.com, automjeti tiip fuoristradë është shkatërruar totalisht nga goditja e shkëmbit.
VIDEO
FOTO -
FOTO/Ky shkëmb shkaktoi
7 Tetor 2017, 18:09
tragjedinë në familjen lezhjaneShkëputja e këtij shkëmbi që duket në foto nga lartësia e malit në Torovicë të Lezhës, shkaktoi tre viktima anëtarë të të njëjtës familjes. Automjeti tip fuoristradë ku udhëtonin dy vëllezërit Edmond dhe Valentin Zefi si dhe bashkëshortja shtatzënë e njërit prej tyre, Alda Gjergji u godit dhe u zu poshtë nga shkëmbi.
-
Grabiti argjendarinë, kush është i
7 Tetor 2017, 18:03
riu shqiptar që alarmoi MaltënNjë 24-vjeçar shqiptar ka ngritur në këmbë Policinë e Maltës, pasi akuzohet për grabitje. Policia është vënë në kërkim të 24-vjeçarit Ramazan Hysa, i cili dyshohet të jetë autori i grabitjes së një argjendarie. Për këtë shtetas është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar. I riu shqiptar së bashku me një person tjetër grabitën argjendarinë Diamonds International, duke marrë mallra me vlerë qindra mijëra euro
-
Itali, në gjyq banda e kokainës
7 Tetor 2017, 17:51
kush janë 5 anëtarët shqiptarëProkuroria italiane ka mbyllur hetimet për një bandë të kokainës, pjesë e së cilës ishin dhe disa shqiptarë, që vepronte të Rovigo. Mediat raportojnë se janë mbyllur hetimet për 19 anëtarë të bandës, të cilët do të përballen me akuzën e shitjes së lëndës narkotike. Shqiptarët e përfshirë në këtë organizatë kriminale ishin dy vëllezërit Denis Ahmeti, 27 vjeç, dhe Desad Ahmeti, 25 vjeç, Valter Berisha, 26 vjeç, Agron Cuni, 51 vjeç, Ismail Fida, 30 vjeç, të cilët bashkëpunonin me dy italianët Enzo Andreoti i njohur si “Mome”, 50 vjeç, dhe Nicola Chiarioni Sileni, 44 vjeç.
-
"Alarmohet" kombëtarja, avioni
7 Tetor 2017, 15:40
ulet me vështirësi në Rinas/DetajeÇaste paniku për lojtarët e kombëtares mbi qiellin e Tiranës. Teksa po ktheheshin me avion nga aeroporti i Alicante, qyteti spanjoll ku u zhvillua mbrëmjen e kaluar ndeshja Spanjë-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës "Rusi 2018", kanë hasur në vështirësi gjatë uljes.
-
Foto/Ku ishte ish-ministrja
7 Tetor 2017, 17:01
Kodheli gjatë Asamblesë së PS -
Meta e Kulla me armë,ish-badigardi
7 Tetor 2017, 16:09
Nanos:Donit të 'eliminonit' Fatosin -
Lezhë,shkëmbi zë mjetin,vdesin
7 Tetor 2017, 16:08
2 vëllezër dhe gruaja shtatzënëTragjeditë në rrugë, Hoxha për Report Tv:Ja kush ka përgjegjësiLEZHE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Torovicë-Malecaj në afërsi të Lezhës. Rënia e një masivi shkëmbor ka zënë poshtë një automjet tip fuoristradë dhe për pasojë tre persona, anëtarë të një familje kanë humbur jetën. Dy nga viktimat janë vëllezër, Edmond dhe Valentin Zefi ndërsa viktima e tretë, Alda Gjergji është bashkëshortja e njërit prej tyre, e cila ishte shtatzënë.
VIDEO
FOTO
Shikoni si është bërë makina e goditur nga shkëmbi -
Policia “bllokon” mjetet e
7 Tetor 2017, 15:21
transportit të nxënësve,ja çfarë gjenPolicia Rrugore e Tiranës ka hartuar një plan masash për ndëshkimin e mjeteve të shërbimit publik, që transportojnë fëmijë e nxënës shkollash. Policia vijon punën prej një jave për kontrollin e automjeteve të shërbimit publik, që transportojnë fëmijë në shkolla e kopshte. Policia ka konstatuar një sërë shkeljes në drejtim të kontrollit teknik të automjeteve, si dhe në drejtim të transportimit të fëmijëve
VIDEO -
Kokainë e prostitucion,kapet
7 Tetor 2017, 15:04
durrsaku i rrezikshëm/VDPolicia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Postieri”, duke arrestuar një person të akuzuar për prostitucion dhe drogë. Në pranga ka rënë shtetasi H. P., 38 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante kokainë në lokalet e natës. Gjatë aksionit, janë sekuestruar kokainë, një automjet dhe telefona celularë.
VIDEO -
Humb jetën vogëlushja nga
7 Tetor 2017, 14:48
Durrësi,preku zemrat e të gjithëveVogëlushja nga Durrësi, Kejsi Prizrendi, ka humbur betejën me sëmundjen, duke u ndarë përgjithmonë nga jeta. Ajo preku zemrat e shumë njerëzve, të cilët dhuruan shuma të mëdha monetare për t’i ardhur në ndihmë, por asgjë nuk i ka shpëtuar dot jetën dhe tashmë vogëlushja ka mbyllur sytë përgjithmonë.
-
Përplasja në Elbasan, Bekteshi:
7 Tetor 2017, 14:08
Isha unë në 'Audin' e blinduar...Report Tv ka zbardhur dëshminë e Enea Bekteshit në Gjykatë, i cili është i arrestuar për goditjen e makinës së policisë në Elbasan në derën e tregut Agro ushqimor. "Kam qenë unë shofer i "Audit", nuk kam dashur të godas makinën e policisë. "Golfi" po ecte mbrapa. Doja të hyja në treg, makinat nuk kishin shenja dalluese dhe policët ishin pa uniforma. I dhashë gaz makinës pasi dëgjova të shtënat"...
VIDEO
FOTO