Kronikë

  • Shqipëria renditet e 68-a nga 122 shtete, në Indeksin e Sundimit të Ligjit 2017-2018, të publikuar ditën e sotme nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria merr 0.51 pikë, e pandryshuar në raport me një vit më parë, por është përmirësuar me 4 pozicione për shkak të përkeqësimit të shteteve të tjera (zero është vlerësimi më i ulët dhe 1 është më i lartë).
  • Sherri në Dibër mes PDIU e PS
    arrestohet nënkryetari i bashkisë

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin Ernolt Cani, 34 vjeç, nga Peshkopia, me detyrë Zv/Kryetar i Bashkisë Dibër, për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës, me shumë se një herë, të kryer në bashkëpunim", të parashikuar nga neni 237 e 25 të Kodit Penal.  Gjithashtu u shpall në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit L.(B).B.

  • Përplasen 3 mjete në aksin
    Tepelenë-Mallakastër 2 të plagosur

    Tre mjete janë përfshirë në një aksident gjatë kësaj mbrëmje në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, në afërsi të fshatit Iliras, si pasoj kanë ngelur dy persona të plagosur lehtë.  FOTO

  • Nezar Seiti, Orlando:Falenderoj
    Shqipërinë për ekstradimin

    Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando ka reaguar në lidhje me ekstradimin e "Financierit të Habilajve", Nazer Seitit, duke falënderuar autoritetet shqiptare për dorëzimin e tij te drejtësia italiane.  VIDEO

  • Orët '90, ministrja Nikolla:Do jetë
    lehtësim për nxënësit e prindërit

    Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një intervistë të dhënë, është shprehur se sitemi i orëve 90 minutëshe do të jenë një lehtësim për familjarët dhe kjo ka kohë që zbatohet në disa shkolla me kërkesën e prindërve.  E pyetur se ky sistem nuk është i aplikuar në asnjë vend, ministrja u shpreh se "çdo kush që është interesuar mund të shikojë, Finlandën. Holandën, Kanadanë, etj.  VIDEO

  • Godet me motor karrocën e kuajve
    humb jetën 48 vjeçari në Fier

    48 vjeçai Ylli Saka banues në Roskovec të fierit ka humbur jetën teksa drejtonte motorin gjatë pasdites së sotme. Saka është përplasur me një karrocë kuajsh teksa ecte në rrugën e Roskovecit, shkak mendohet mungesa e ndriçimit në rrugë.

  • "Peshqit e mëdhenj", reagon 
    Donald Lu: Ku janë rezultatet?

    Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu pat paralajmëruar në vjeshtë të 2017 se në muajin janar 2018 do arrestohen "peshqit e mëdhenj". Por kur sot shënohet dita e fundit e janarit, 31 janar, dhe askush nuk është arrestuar nga të cilësuarit "peshq të mëdhenj", ambasadori amerikan ka reaguar përmes një postimi në Facebook. 

  • Doganat online, Belinda Ikonomi:
    Lehtësi e madhe për bizneset

    Kryeministri Edi Rama ka qenë sot tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ku është vendosur një sistem i ri online për procedurat doganore, për të cilat drejtoresha e Doganave, Belinda Ikonomi e ftuar në Report Tv është shprehur se doganat do të modernizohen dhe gjithçka do të kalojë online.  VIDEO

  • Shkodër, plagosi tregtarin me
    sëpatë , arrestohet 44-vjeçari

    Policia ka arrestuar 44 vjeçarin Paulin Paloka, si autorin e plagosjes së ditës së djeshme të tregtarit të peshkut, I. D. Burime për Report Tv bëjnë me dije se konflikti mes dy shtetasve ka ndodhur për shkak të vendit të tregtimit, i cili ka denigruar në përplasje fizike, ku mbeti i plagosur me sopatë, 54-vjeçari.

  • Ministri Klosi dhe të rinjtë e
    Gramshit mbjellin 2 mijë pemë

    2 mijë fidanë të rinj gjelbërojnë prej ditës së sotme hyrjen e Gramshit. Fidanët, kontribut i biznesit të zonës u mbollën nga ministri Klosi me të rinjtë e gjimnazit të qytetit, punonjësit e bashkisë dhe qytetarët.  VIDEO

  • Prishen rrugët në Ishull-Shëngjin
    shkak punimet nga Ujësjellësi

    Prej 1 viti, 150 familje në zonën e Ishull-Shëngjinit po vuajnë për të kaluar në rrugën kryesore, shkak për këtë është bërë ndërhyrja e ujësjellësit për ndërtimin e rrjetit të ri. Por firma që ka kryer punimet nuk e ka kthyer rrugën në gjendjen e mëparshme, ndërsa drejtoria e Ujësjellësit Lezhë i ka marrë në dorëzim punime sit ë kryera.  VIDEO

  • VD/Greqi, drogë mes thasëve me 
    oriz, në pranga shqiptari e greku

    Një operacion antidrogë nga SDOE, Drejtoria kundër Narkotikëve në Greqi, ka çuar sekuestrimin e një sasie prej rreth 408 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe arrestimin e 2 personave, një shtetas shqiptar i moshës 38-vjeç dhe një grek 30-vjeç.  VIDEO

  • Ekstradimi i Seitit, KLD: Shkelje
    të rënda, nis hetimi për gjyqtarin

    Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Kastriot Gramshi, për veprimtarinë gjyqësore të tij në dhënien e vendimit të datës 18.12.2018, për lejimin e ekstradimit për shtetasin shqiptar Nezar Seiti.

  • Abuzime me tetë tendera,KLSH
    kallëzon bashkiakun e PD 

    KLSH ka kallëzuar në Prokurori, kryetarin e Bashkisë Kukës, Bashkim Shehun për shkak se pas një auditimi të bërë në këtë institucion janë gjetur abuzime me detyrën, të cilat kanë shkaktuar një dëm prej 59 milionë lekësh dhe 65 milion lekë të tjera janë shpenzime jo në përputhje me administrimin e fondeve publike me ekonomicitet.

  • Dorëhiqet anëtari i Gjykatës
    Kushtetuese Besnik Imeraj

    TIRANE - Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj i ka dorëzuar sot dorëheqjen kryetarit të Gjykatës në prag të nisjes së Vettingut. Report Tv mëson se Besnik Imeraj ka paraqitur arsye personale për largimin nga detyra. Besnik Imeraj prej prillit 2013 është anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ligjërisht mandati i tij mbaronte në prill të vitit 2022, por ai ka vendosur të largohet 4 vite para mbarimit të mandatit në këtë gjykatë.   VIDEO

  • S'e nxë dera te Dogana, Rama me
    të qeshur:Janë bërë për Erjon Braçen

    Kryeministri Edi Rama ishte këtë mesditë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, aty ku u vendos sistemi i ri online për procedurat doganore. Gjatë inspektimit të zyrave, nuk kanë munguar dhe batutat e kryeministrit me punonjësit.  VIDEO

  • 'Hasanpapaj','blindohet' Elbasani,
    atentatori i Çapjave në gjykatë/VD

    ​Report Tv ka siguruar foto dhe video nga Gjykata e Elbasanit, ku shihet të jetë ‘blinduar’ nga uniformat blu. Hasanpapaj qëlloi më 2016 mbi një automjet tip Golf, ku brenda ndodheshin Florenc Çapja dhe Bledar Muça, dy emra të njohur të botës së krimit. VIDEO

  • ‘Profesori’ i arrestuar sot për drogë,
    djali i biznesmenit Gazheli që u mor peng 

    Ai kishte përfunduar disa herë në prangat e policisë së kryeqytetit, i akuzuar për vepra penale të armëmbajtjes pa leje, por edhe kanosje të gruas. Gazmend Gazheli asokohe mori një dënim prej katër muajsh për dhunë të ushtruar ndaj bashkëshortes në qytetin e Durrësit.

  • Dhunoi vajzën 17 vjeçare dhe
    bashkëshorten pranga beratasit

    Policia e beratit ka arrestuar ditën e sotme 47 vjeçarin Aldo. D për dhunë në familje. Autori mësohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 39 vjeçare L,D., dhe vajzës së tij 17 vjeçare A.D.

  • Veliaj:Së shpejti nis ndërtimi i 5
    shkollave të reja,zonat që përfitojnë

    Këto 5 shkolla të para kryesisht do të ndërtohen në zonën Veri-Perëndimore të Tiranës, si Lapraka, Don Bosko apo edhe Kodër- Kamza, të cilat kanë dhe një dendësi shumë të madhe banorësh.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv